1 / 16

Analizë e politikave publike

Analizë e politikave publike. Leksioni 5 – Funksionet e argumenteve politike. HYRJE. Argumentimi i politikës është një nocion qendror në analizën politike dhe në proceset e vendimarrjes.

donny
Télécharger la présentation

Analizë e politikave publike

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Analizë e politikavepublike Leksioni 5 – Funksionet e argumenteve politike

  2. HYRJE • Argumentimi i politikës është një nocion qendror në analizën politike dhe në proceset e vendimarrjes. • Analiza dhe vlerësimi i argumentimit politik janë gjithashtu thelbësorë në proceset e të menduarit kritik.

  3. Struktura e argumentimeve politike • Një argument politik është një produkt i argumentimit i cili në vetvete është një proces. • Në proceset reale të vendimmarrjes politike, argumentat janë të ndërlikuara dhe subjekt keqinterpretimi dhe keqkuptimi. • Për të shmangur këto keqkuptime, I referohemi modelit strukturor të argumentimit, të krijuar nga Stephen Toulmin, qëllimi I të cili është të hetojë strukturat dhe proceset e të menduarit praktik.

  4. Struktura e argumentave politike • Përfundimet e argumentave praktike janë gjithnjë të pasigurta po ashtu siç janë arsyet dhe faktet që të çojnë në këto përfundime.

  5. Struktura e argumentave politike • Llojet e njohurive të pretenduara. • Një njohuri e pretenduar është përfundimi I një argumentimi politik. • Kemi tre lloje njohurish të pretenduara: • Dezinjative: pyetje mbi faktet. Cilat janë rezultatet e vëzhguara të një politike dhe pse verifikohen këto rezultatet? • Vlerësuese: pyetje mbi vlerat. A ja vlente politika në fjalë? • Mbrojtëse: pyetje në lidhje me drejtësinë e të vepruarit. Cila politikë duhet preferuar?

  6. Struktura e argumentave politike • Llojet e njohurive të pretenduara (vazhdimi). • Argumentat politike përmbajnë 6 elementë: • informacioni (i), pretendimi (C), Garancia (kuadri I vlerave) (ë), Mbështetja (B), kundërshtimet (R), kualifikuesit(Q). • Katër të parët e këtyre elementëve janë të pranishëm në çdo argumentim politik. • Pretendimi (claim C) është përfundimi ose rezultati I një argumenti I cili mbështetet nga informacion i I rëndësishëm për politikën në fjalë. Ky informacion është fillesa apo inputi I argumentit. • Garancia ë është justifikimi, ose arsyeja për të dalë të pretendimi C duke u nisur nga informacioni i. • Kualifikuesi Q tregon se C ka vërtetësi ose mundësi për t’u realizuar.

  7. Struktura e argumentave politike • Shembull (hipotetik): • Ministri I Financave mbështet privatizimin e linjave të fundit publike të transportit urban për të rritur eficiencën e shërbimit dhe të ardhurat publike (nëpërmjet taksave). Duke pasur parasysh se privatizimi I shërbimeve publike ka qenë I suksesshëm në linja të tjera, sipas ministrit ky vendim, “nuk do shumë mend!”. Përveç kësaj, vendimi I ministrit mbështetet dhe nga një panel ekspertësh në fushën privatizimit.

  8. Struktura e argumentave politike • Papërcaktueshmëria e përfundimeve nga informacioni. • Informacioni me rëndësi në procesin e politikëbërjes nuk përcakton në mënyrë definitive, përfundimet e argumentimeve politike. • Informacioni identik mund të çojë shpeshherë në përfundime të ndryshme, të cilat quhen pretendime politike, për të vënë në pah natyrën e papërcaktuar dhe të pasigurtë të argumentave politike.

  9. Struktura e argumentave politike • Garancitë dhe kundërshtimet. • Pavarësisht se secili nga pretendimet e një raporti politik mund të fillojë me të njëjtin informacion, shpeshherë mund të dilet në përfundime krejt të ndryshme. • Këto diferenca varen jo vetëm nga informacioni por dhe nga roli që luajnë garancitë në justifikimin (shumë gjasa, pak gjasa) e pretendimeve të bazuara në informacionet e ofruara.

  10. Mënyrat e argumentimit politik • Mënyrat e argumentimit politik janë ato shtigje karakteristike që informacion përshkon gjatë rrugës së tij për t’u kthyer në një pretendim politik! • Mënyrat e ndryshme të argumentimit janë: arsyetimi nga pikëpamja e autoritetit, e metodës, nga përgjithësimet, nga klasifikimet, intuita, shkaqet, shenjat, motivet, analogjitë, rastet paralele dhe etika. • Secila nga 11 mënyrat e argumentimit ka garanci të ndryshme dhe në një argumentim shpeshherë hasim më shumë se një mënyrë të vetme. • Garancitë janë arsyet e parashtruara nga propozuesi ose kundërshtuesit e një politike për të justifikuar një pretendim bazuar në informacionin e vënë në dispozion.

  11. Mënyrat e argumentimit politik • Autoriteti • Të arsyetuarit nga pozitat e autoritetit bazohet në garancitë që kanë të bëjnë statuset e prodhuesve të informacionit që ka rëndësi për krijimin e një politike. Për shembull, ekpertë, njerëz të brendshëm, shkencëëtare, specialistë, ndërmjetësues pushteti. Footnote-at dhe referencat maskohet si argumenta autoritare.

  12. Mënyrat e argumentimit politik • Metoda • Të arsyetuarit nga pozitat e metodës bazohet në garancitë që kanë të bëjnë me statusin e metodave apo teknikave të përdorura për të nxjerrë informacionin. Përqëndrimi është tek statusi I “pushtetit” të procedurave të ndjekura jo të personave. Raste të tilla janë metoda statistikore, ekonomike, cilësore, etnografike etj.

  13. Mënyrat e argumentimit politik • Përgjithësimi • Të arsyetuarit nga baza përgjithësuese bazohet në ngjashmëritë midis kampioneve dhe midis popullatave nga të cilat këto kampione përzgjidhen. Pavarësisht se zgjedhja e kampioneve mund të jetë rastësore, përgjithësimet mund të bëhen mbi baza cilësore. Premisa është se çdo gjë që vlen për anëtarët e një kampioni, do të vlejë për anëtarët e të gjithë popullatës, pavarësisht nëse janë apo jo pjesëtarë të kampionit.

  14. Mënyrat e argumentimit politik • Klasifikimi • Të arsyetuarit nga pozitat e klasifikimit katë bëjë me përkatësinë në një shtresë shoqërore të përcaktuar. Arsyetimi bazohet në premisën se ajo që vlen për disa nga personat e përfshirë në një kampion, do të vlejë për të gjithë ata që bëjnë pjesë në të njëjtën klasë me ata përsona. Një shembull është argumenti ideologjik në bazë të të cilit nëse një shtet aplikon poliitka sociale, atëherë do të dëmtojë ekonominë e vet pasi politikat sociale-asistencialiste shkojnë kundër parimeve të biznesit.

  15. Mënyrat e argumentimit politik • Shkaqe • Arsyetimi nga pozitat e shkakut ka të bëjë me veprimtarinë e shkqeve dhe të pasojave të tyre (efekteve). Psh një pretendim mund të bazohet në propozime të përgjithshme, ose ligje ekonomike që përcaktojnë marrëdhënie të pandryshueshme midis shkakut dhe efektit. Pretendime të tjera, bazuar në shkaqe bazohen në kushtet që duhen plotësuar në mënyrë që një politikë të ketë efektin e dëshiruar. Shumica e argumenteve vjen nga arsyetimi në pozita shkaqesh.

More Related