1 / 64

Procesi diagnostik

Procesi diagnostik. Të kuptuarit – është i lidhur me empatinë në planin relacional. Është momenti që sheh të përfshirë pacientin dhe terapeutin si protagonistë secili me rolin përkatës

imala
Télécharger la présentation

Procesi diagnostik

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Procesidiagnostik • Të kuptuarit – është i lidhur me empatinë në planin relacional. Është momenti që sheh të përfshirë pacientin dhe terapeutin si protagonistë secili me rolin përkatës • Vëzhgimi/përshkrimi – është i lidhur me një aplikim teknik që ka të bëjë me përdorimin e njohurive specifike që mundësojnë formulimin e diagnozës • Shpjegimi – është një pjesë e gjithë procesit diagnostik dhe udhëhiqet nga principe interpretuese të modelit teorik ku jemi referuar • Dorëzimi – është pjesa përmbyllëse e procesit diagnostik gjatë të cilit terapeuti përcakton, në modalitetet më të përshtatshme për individin, çfarë është shfaqur dhe kuptuar gjatë vlerësimit.

  2. Rezultat • Në bazë të çfarë njihet nga këto aktivitete, del vendimi për një trajtim i cili duhet ponderuar jo vetëm në çfarë është zbuluar deri në momentin aktual por edhe gjatë një evolucioni të mundshëm në prognozë si dhe gjatë pritshmërive dhe objektivave realiste të personit që diagnostikohet

  3. Sistemet diagnostike • sistemi nozografik-përshkrues: bazohen në një metodë bazë me tendenca a-teorike me qëllim përshkrimi të asaj qëështë vëzhguar. • Sisteme interpretues-shprehës: lindin nga aplikimi i një teorie specifike të sjelljes dhe përdorimi i tyre është i zgjeruar edhe në nivel terapeutik.

  4. Psikodiagnoza • Përdoret për identifikimin e: • pikave të forcës dhe pikat e debolesës së një personi • manifestimet eventuale patologjike • identifikimin dhe dallimin e manifestimeve simptomatike të një gjendjeje apo tipari • interesat dhe zakonet • nivelin e përshtatshmërisë • stilin dhe mekanizmat e mbrojtjes • modalitetet konjitive • kërkesat dhe nevojat

  5. Identifikimiështëidobishëm për: • vlerësimin dhe projektimin e ndërhyrjes terapeutike ose të rekuperimit më të përshtatshëm për personin • vlerësimin e ecurisë terapeutike • orientimin e personit në zgjedhjen e shkollës apo të profesionit • ngritjen e një ekspertizë

  6. Diagnoza • Moment kyçiprocesitklinik, përcaktohetproblemi, identifikohet • Parashikim qëduhet vërtetuar • Hipotezë e besueshme, dobishmëria e të cilës qëndron në mundësinë e rregullimit të të dhënave të mbledhura • Nuk duhet konsideruar si një e vërtetë absolute dhe e padiskutueshme

  7. Diagnoza • Paraqethipotezën më tëmirë tëformuluar nënjë moment tëcaktuar • Konkluzionetmund tëmodifikohendheekzistonmundësia qëdiagnoza të bëhet e pavlefshme • Diagnoza duhet të rishikohet herë pas here në bazë të disa elementëve të dallueshëm dhe që dallohen në një moment preçiz historik të jetës së një individi • Lehtëson kuptimin e sjelljeve dhe të personalitetit të një individi me objektiva finalë të ndryshëm në kuadrin aplikativ

  8. Diagnoza nëkontekste tëndryshme • Në kuadrin klinik, të formulojë një parashikim të ardhshëm të ecurisë së problematikës së paraqitur (prognozë), në bazë të të cilës duhet ponderuar një vendim trajtimor. • Në kuadrin e seleksionimit të personelit, duhet zgjedhur personi i duhur për t’u vënë në vendin e duhur • Në kuadrin shkollor, për të vulosur planin didaktik evolutiv të ndërtuar sipas nevojave dhe karakteristikave specifike të një nxënësi të caktuar • Në kuadrin juridik, të formulojë një ekspertizë që t’i vijë në ndihmë gjykatësit kur ky i fundit të formulojë sentencën e tij

  9. Vlerësimipsikiatrik • Diagnoza psikiatrike koinçidonte me gjetjen e patologjisë dhe për ta parandaluar me terapi farmakologjike

  10. Vlerësimipsikologjik • Diagnoza psikologjike identifikohej me njohjen globale ose tërësore të personit dhe jo vetëm me njohjen e sëmundjes së paraqitur • Sot, diferenca është e vogël, dhe mund të themi që qëndron në mënyrën e ndryshme formuese të dy profesionistëve

  11. Normalitetidhepatologjia • Dypikaekstreme tënjësegmenti • Marrëdhëniadhedinamizmimesfaktorëvegjenetikë, ambientitdhekulturës përcaktondhestabilizonspostimin në këtë segment • Shëndeti dhe sëmundja mund të konsiderohen dy kushte që vetëpërcaktohen në bazë të karakterit të tyre të relativizmit dhe jo të absolutizmit

  12. Normalitetidhepatologjia • Raportmesstrukturës sëpersonalitetitdheambientit për tëzbuluarsireagonindivididhesiraportohet me ngjarjetreale • Individishëndetshëm: • Përshtatje e mirë me ambientin, • Rezistencëndajkonflikteveakute, • Iaftë të ketë marrëdhënie të rëndësishme me të tjerët

  13. Patologjia • Zhbilancim i dukshëm I individit, qëprodhonnjëmodifikimdomethënës dhejo tëvlefshëm për përshtatjen e tij

  14. Patologjia • Çdo manifestimpsikikqesjell: • Një shqetësim të konsiderueshëm dhe një kompromentim të theksuar të një apo më shumë zonave të funksionimit të personit (afektive, konjitive, të sjelljes, të punës, relacionale, sociale); • Shtim i rrezikut të vetëvrasjes ose shfaqja e manifestimeve të rënda vetëdëmtuese; • Një reagim anormal dhe i zgjatur ndaj një ngjarjeje, që nuk duhet ngatërruar me përgjigje tranzitore, edhe pse akute, si psh., mund të jetë një reagim depresiv, i limituar në kohë, një fatkeqësi ose një ndarje. • Një zhvlerësim progresiv dhe në rritje konstante si dhe një limitim i lirisë vetiake personale dhe të asaj të tjetrit.

  15. Vlerësimipsikologjik • Ekzaminim brenda shëndetit mendor të një individi kryer ngaspecialisti • Dy forma tëvlerësimitpsikologjik

  16. Vlerësimi formal • Përfshin përdorimin e mjeteve si pyetësorët, shkallët, lista pyetjeshetj.

  17. Vlerësimi informal • Kemi intervistën si strukturë apo organizimikryesor të vlerësimit

  18. Vlerësimipsikologjik • Pjesë të vlerësimit janë dhe administrimi i testeve psikologjike të standardizuara nga psikologu ose nga një person i supervizionuar nga psikologu.

  19. Vlerësimipsikiatrik • Është kryesisht i i tipit klasifikues dhe psikopatologjik • Kryhet nëpërmjet bisedës klinike dhe anamnestike eventualisht e integruar me përdorimin e shkallëve të kërkimit të simptomologjisë psikiatrike • Objektivi është të përcaktohet një diagnozë psikiatrike • Shpesh në modelet e diagnozës psikiatrike klasike integrohen mjete dhe teknika të huazuara nga praktika diagnostike me baza psikologjike-klinike.

  20. Testet • Përdorimi i testeve përfaqëson një nga metodat funksionale kryesore në fazën fillestare të punës klinike • Kompetencë relacionale e vëmendshme në përdorimin e tyre

  21. Qëndrimipsikodiagnostik • Nuk duhet organizuar në mënyrë akritike apo mekanike sepse ekzekutimi i tij i thjeshtë, me dyshimet, hutimet, pritshmëritë apo ankthet që ngjall tek pacienti, ndikon direkt në hapësirën relacionale që ndërtohet mes terapeutit dhe pacientit • Menaxhimi i keq i tij mund të shkaktojë efekte negative në ndërtimin e mëvonshëm të aleancës së punës

  22. Vlerësimi • Me vlerësim (assessment) kuptojmë vlerësimin global dhe diferencial të pacientit, në unicitetin dhe kompleksitetin psikologjik që e karakterizon, duke konsideruar edhe burimet dhe limitet e tij

  23. 2 faza tëvlerësimit • Matja: • Kryhen një sërë testesh psikodiagnostike të standardizuara për të mbledhur informacione të nevojshme • Për të patur një pikënisje me të cilën të krahasohen të dhënat e marra me anë të të njëjtave testeve gjatë dhe në fund të procesit të kurimit

  24. 2 forma tëvleresimit • Hipoteza: - Të dhënat e mbledhura në fazën e parë, së bashku me një përshtypje globale që kliniku bën për pacientin, lejojnë formulimin e hipotezës

  25. Formulimiihipotezës ka të bëjë me: • ekzistencën e relacioneve të dukshme mes çrregullimeve • situatat në të cilat rritet probabiliteti që çrregullimi të shfaqet • origjina e çrregullimit, proceset e implikuara dhe mekanizmat që e kontrollojnë • probabilitetet e suksesit të strategjive të ndryshme terapeutike që janë në dispozicion • teknikat dhe mjetet më të përshtatshme për të mbështetur trajtimin

  26. Role playing • Testesituacionale qëndihmojnë në: • Njohjen e mekanizmave dhe proceseve që janë nën problemet • Identifikimin e ndërhyrjeve më të përshtatshme, për t’i bërë ballë problemit në mënyrë efikase. • Identifikimin dhe konkordimin me pacientin për objektivat afatshkurtër dhe ata eventualë afatgjatë. • Marrjen e vendimit për një terapi eventuale

  27. Teknikatpsikodiagnostike • Pyetësorët • Shkallët psikopatologjike • Testet e nivelit (e inteligjencës) • Testet e personalitetit • Inventarët dhe shkallët e personalitetit • Testepersonalitetiprojektive • Teknika për studimin e konstrukteve personale • Biseda klinike

  28. Pyetësorët • Ndryshojnë për nga nr.ipyetjeve dhengaanastrukturale; • Përdoren nëshumëkontekstesepsejanëfleksibël dhelehtësisht të përshtatshëm; • Përgatitja dhe vlefshmëria e pyetësorëve kërkon një punë të tipit psikometrik

  29. Shkallët psikopatologjike • Shkallët psikopatologjike janë pyetësorë të vetëpërdorshëm dhe hetero-të përdorshëm, me një nr. karakteristikash (items) tëlarmishëm • Analizojnëprezencën, frekuencën dhe intensitetin e simptomavepsikologjike • Testi minimental, symptomchecklist, MMPI-I-II • Përdoren për një seleksionim paraprak të përgjithshëm të masës së njerëzve • Përdoren për një monitorim të shpejtë • Nëraste tëtjera, shkallët ndërtohen në mënyrë specifike për të evidentuar një konstrukt të veçantë • Në këtërastpërdoren në mënyrë të saktë, studiuar me imtësi, për të gjetur frekuencat dhe intensitetet e simptomave • (BDI) BeckDepresionInventory, MississippiScaleforPost-TraumaticStressDisorder.

  30. Testet e nivelit (e inteligjencës) • teste psikologjike me bazë të theksuar psikometrike • përdoren për të vlerësuar nivelin dhe tipologjinë e aftësive konjitive dhe të nivelit intelektiv të subjektit • Testet kryesore të nivelit janë të ndërtuara nga nënpyetje të pyetjeve, që vlerësojnë lloje të ndryshme të aftësive konjitive • Përdoren në vlerësimin e zotësisë, në kuadrin selektiv dhe edukativ dhe në raste të rralla në kuadrin klinik • WAIS (Wechsler Adult Intelligence Scale), matricat e Ravenit dhe WISC-R

  31. Testet e personalitetit • Mjete klinike që përdoren për të vlerësuar konstrukte dhe dimensione që kanë të bëjnë me personalitetin

  32. Inventarët dhe shkallët e personalitetit • Teste vlerësimi mjaft të gjerë, të bazuar në një paradigmë personologjike të kuadrit konjitiv ose të teorisë së tipareve • Përdoren si për vlerësimin personologjik ashtu dhe për vlerësimet klinike • California Personality Inventory (CPI) dhe Millon Adolescent Personality Inventory (MAPI) • Shkallët e personalitetit janë të ngjashme me inventarët, por janë më të reduktuara si dimensione dhe si fokus analizash • 16PF (16 Personality Factors) iCattell; EPQ (Eysenck Personality Questionnaire); MBTI (Myers-Briggs Type Indicator).

  33. Testepersonalitetiprojektive • Bazohen nëmekanizmat e tipitprojektiv, nëpërmjetnjëmateriali tëpastrukturuarose të strukturuar shume zbehtë tek subjekti dhe me kushte në dhënien e përgjigjeve nga ana e tij • Shoqërohen nga modalitete të përcaktuara mjaft mirë dhe të standardizuara me kodifikim dhe analizë të përgjigjeve të dhëna (siglim) dhe nga kritere specifike vlerësimi, të bazuara në hulumtime empirike • Përdoren sidomos në kontekste psikodinamike, për vlerësime globale të personalitetit • Testii Rorschach, Thematic Apperception Test (TAT) dhe Children Apperception Test (CAT).

  34. Teknika për studimin e konstrukteve personale • Teknika të kuadrit teorik konstruktivist, të finalizuara në vendosjen dhe studimin e strukturës së sistemit të konstrukteve personale të pacientit • Lejon kuptimin e sistemit të kuptimeve me të cilat subjekti ndërton paraqitjet e veta me vlerë, lidhëse dhe ndërlidhëse • Kanë kritere specifike të standardizuara të përdorimit dhe interpretimit klinik • Rrjeta e Repertorit (Repgrid), Vetëkarakterizimi, Piramidat e Landfield

  35. Biseda klinike • Mjeti kryesor i zhvillimit, pozicionimit dhe dorëzimit të vlerësimit psikodiagnostik • Zakonisht i gjithë procesi artikulohet ne 2-4 takime • Një seancë fillestare inkuadrimi dhe vlerësimi • 1-2 takime për përdorimin e reaktivëve dhe testeve • 1-3 takime për një sintezë të mëtejshme të rezultateve relative dhe për një thellim klinik

  36. Biseda klinike • Në përfundim të këtij konsultimi, kliniku ka një ide për situatën dhe i propozon pacientit një “dorëzim”(një rezultat) dhe nëse është e nevojshme, i bën një propozim për trajtim ose ta dërgojë në struktura të tjera të ndryshme • Shpesh janë të orientuar në mënyrë jo të strukturuar ose gjysëm të strukturuara • Në të dy rastet, kliniku mbledh dhe rregullon elementët e dobishëm për të kuptuar sa më mirë sensin e kërkesës së pacientit dhe aspektet thelbësore të situatës së tij personale, për të kryer më pas propozime për marrje në përgjegjësi ose dërgim në struktura apo në profesionistë të tjerë

  37. Vlerësimineuropsikologjik • i finalizuar në diagnozën e vështirësive eventuale neurokonjitive, të shkaktuara nga deficite dhe demtime encefalikeose nga forma demence • Përdorimi mund të bëhet në neuropsikologji klinike dhe në neuropsikologji eksperimentale

  38. Vlerësimineurofiziologjik • Shpesh shoqërohet ose parakalohet nga vlerësime neurologjike dhe të neuroimaging, të llojit klinik dhe instrumental dhe ndonjëhere të aplikimit të testeve të nivelit intelektiv

  39. Testimet ne grup Testimet individuale Ngritja e mjeteve te diagnostikimit

  40. Testimet ne grup • Jane me ekonomike • Kursejne kohe sepse kryhen njekohesisht per nje grup individesh • Mundesojne krahasimin e te dhenave te nxjerra nga testimi ne kushte te njejta

  41. Testimet individuale • Perdoren sepse shume testime ne grup nuk jane adapte per testim individual • Na duhet te kryejme vezhgime te drejtperdrejta te individeve, gje qe eshte e pamundur ne grup (grupi ndikon direkt apo indirekt tek individi) • Testimet individuale mund te perdorin si kampion nje subjekt specifik • Duke qene se instruksionet jane verbale, menjanojne tendencen e keqkuptimit • Testet individuale nuk ndikohen nga prania e te tjereve

  42. Situata e testimit • Ne ngritjen e nje testi duhet te kemi parasysh kontekstin e individit, per ta bere testin sa me te pershtatshem per te, per te marre maksimumin nga ai. • Nese rezultati nuk merr parasysh kushtet ne te cilat kryhet dhe nuk i pergjigjet aftesive te individit, nuk eshte i vlefshem • Ne kete rast duhet ta kryejme testin ne menyre qe te jemi sa me objektive ne nxjerrjen e rezultateve

  43. Ankthi • Pengon ne realizimin e nje testimi • Eshte shume i larte ne situata te panjohura dhe frenon aftesite shprehese • Eshte e keshillueshme ne keto raste nje faze paraprake “nxemjeje”, ku personave iu behet e ditur procedura e testimit • Per kete arsye shume teste kane nje pjese hyrese me ushtrime qe nuk merren parasysh ne vleresimin perfundimtar

  44. Check-list • Liste pyetjesh e perdorur nga Jagger ku pyetej i testuari se me cilat teste ishte i njohur, si ndihej ne situata te tilla, gjendja emotive e tij para dhe pas testimit, pritshmerite e tij • Ndihmon ne njohjen e perceptimit te instrumentit nga ana e te testuarit • Vlereson nese ndikohet rezultati nga subjektivizmi i te testuarit • Cilat masa duhen marre per te menjanuar ankthin

  45. Personaliteti • Faktor i rendesishem ne testim (Taylor) • Personaliteti ndikohet edhe ne lidhjen me psikologun • Kultura

  46. Holzkampf • Situata diagnostike nuk duhet t’i pergjigjet nevojave te te testuarit, por kushteve ne te cilat kryhet kerkimi diagnostik

  47. Vleresimipsikofiziologjik • Pjese specifike e testimit psikodiagnostik dedikuar vleresimit te pergjigjeve psikofiziologjike te klientit

  48. Kontekste aplikative • Kuadri psikoteknik/selektiv • Kuadri edukativ • Kuadri i kerkimeve klinike • Kuadri klinik/psikopatologjik • Kuadri juridiko-ligjor

  49. Kuadri psikoteknik/selektiv • Pjese e psikologjise se punes • Perdoren mjete specifike psikodiagnostike ne leter, biseda motivacionale, mjete te vleresimit te aftesive manaxheriale dhe bashkevepruese bazuar ne formen e role-playing, te simulimeve dhe te dinamikave te grupit

  50. Kuadri edukativ • Perdoren per vleresimin e nivelit intelektual, te aftesive konjitive, te kompetencave metakonjitive dhe te problematikave eventuale emotive dhe konjitive te lidhura me situata problematike ose me paaftesi fiziko/psikike

More Related