1 / 122

Ligjërata 2

Ligjërata 2. Çfarë është kostoja?. KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE. Nocioni kosto është nocion i afërt me secilin dhe e përdorim sa herë që diskutojmë për blerje të diçkaje

Télécharger la présentation

Ligjërata 2

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Ligjërata 2

  2. Çfarë është kostoja?

  3. KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE • Nocioni kosto është nocion i afërt me secilin dhe e përdorim saherë që diskutojmë për blerje të diçkaje • Roli i kontabilitetit të menaxhmentit është të gjejë dhe të klasifikojë kostot në mënyra dhe rrugë të ndryshme për qëllime të ndryshme • Kuptimi i nocionit kosto, koncepti dhe klasifikimiikostove janë faktor bazë për çdo studim të kontabilitetit të menaxhemntit

  4. KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE • Si faktor gjatë përcaktimit të ardhurave në ndërmarrje • Si instrument i kontrollit të efikasitetit të afarizmit të ndërmarrjes • Si faktor me rëndësi gjatë vendosjes për problemet e planifikimit dhe politikës afariste të ndërmarrjes Kostot si faktor me rëndësi gjatë marrjes sëvendimeve afariste në ndërmarrje, i shfrytëzojmë kryesisht për tri qëllime:

  5. KONCEPTI I MENAXHIMIT TË KOSTOVE Në literaturë dhe në praktikë ekziston një klasifikimdhe kuantifikim i kostove dhe atë: • Në bazë të dispozitave ligjore duke iu përmbajtur SNK • Në bazë të nevojave interne të ndërmarrjes • Në bazë të literaturës së brendshme dhe asaj të jashtme e që mund të kenë rëndësi praktike dhe teorike

  6. DEFINIMI I KOSTOVE Kostot paraqesin shprehjen monetare të sasisë së punës sëgjallë, mjeteve të punës dhe të objektit të punës të nevojshme për prodhimin e të mirave materiale Definicioni më i përgjithësuar i kostove nënkupton kostot si shprehje vlerore e harxhimit të të të mirave ekonomike, respektivisht të faktorëve prodhues me qëllim të prodhimit dhe shitjes së efekteve të ndërmarrjes dhe të realizimit të fitimit sipas kësaj baze. Definimi i tillë i kostove na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: Cilat janë ato?

  7. DEFINIMI I KOSTOVE Definimi i tillë i kostove na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: • Si parim bazë i tyre duhet të jetë shprehja sasiore e harxhimit të faktorëve prodhues, • Harxhimi i faktorëve prodhues duhet të jetë në lidhje me produktet, respektivisht e kushtëzuar me prodhimin e produkteve dhe se kosto mund të konsiderohen vetëm ato që janë të provokuara nga prodhimi iprodukteve, • Sasitë e harxhuara tëfaktorëve prodhues duhet të jenë të shprehura në vlerë, respektivisht të vlerësuarit sipas çmimeve përkatëse, me fjalë tjera duhet të ekzistojëkomponenta çmimore e kostove.

  8. Kosto apo shpenzim • Dr. Diana Lamani jep një definicion interesant të kostove të cilat i dallon nga shpenzimet. • Me kosto nënkupton vlerën e mjeteve të përdorura ose për t’u përdorur për sigurimin e mjeteve tjera, • Shpenzimi përfaqëson vlerën e mjeteve të përdorura për të siguruar të ardhura. • Faktikisht, shumica e kostove shndërrohen në shpenzime. Disa prej tyre shndërrohen në shpenzime në të njëjtën kohë kur ato kryhen. • Kur ndodhë një gjë e tillë, shpesh termat kosto dhe shpenzime përdoren në mënyrë të ndërsjellë.

  9. Kosto apo shpenzim • Përafërsisht definicion të njëjtë jep dhe dr. Ronald Hilton me ç’rast kostot i definon si sakrificë e kryer, zakonisht e matur me resurset e dhëna për këtë sakrificë, për të arritur qëllime të veçanta. • Siç do të shohim edhe më vonë, të gjitha kostot që nuk janë kosto të produktit, quhen kosto të periudhës. Këto kosto identifikohen me periudhën kohore në të cilën janë shkaktuar më saktë se me njësitë e blera apo të prodhuara. Kostot e periudhës njihen si shpenzime të periudhës në të cilën janë krijuar.

  10. Kosto apo shpenzim • Në librin “Menaxhimi kostos”, kostoja definohet si “paraja cash ose vlera ekuivalente e kësaj paraje e sakrifikuar për mallra apo shërbime që pritet të sjellin përfitime për ndërmarrjen, në të tashmen apo në të ardhmen. Themi ekuivalentë cash sepse asetet jo monetare mund të shkëmbehen me mallra ose shërbime të dëshiruara. P.sh. mund të jetë e mundur që të shkëmbehen pajisjet me materialet e përdorura për prodhim”.

  11. Kosto apo shpenzim • Për kostot nuk mund të flasim në këto raste: • Kur nuk kemi të bëjmë me ndonjë element të procesit të prodhimit, • Kur njëri ndër elementet e procesit të prodhimit nuk shpenzohet edhe pse merr pjesë në procesin e prodhimit, • Kur për ndonjërin prej elementeve të procesit të prodhimit nuk kemi shprehje të vlerës apo për sigurimin e tij nuk na nevojiten kurrfarë mjete monetare, • Kur harxhimet e shprehura në vlerë monetare nuk janë të lidhura me krijimin e një të mire materiale.

  12. Kostot dhe terminologjia mbi kostot • Çfarë është objekti i kostove? • Një objekt i kostove është çdo njësi, si produkte, klientë, departamente, projekte, veprimtari e kështu me radhë, për të cilat maten dhe përcaktohen kostot. P.sh. Nëse dëshirojmë për të përcaktuar sa është kostoja e prodhimit të një biçiklete, atëherë objekt i kostove është biçikleta, nëse dëshirojmë të përcaktojmë koston e funksionimit të departamentit të mirëmbajtjes brenda një ndërmarrje, atëherë objekt i kostove është departamenti i mirëmbajtjes etj.

  13. Objekti i kostos Objekti i kostos është gjithçka për të cilin lidhet një masë e caktuar e kostos Konsumatori Departamenti Shërbimi Produkti Porosia për prodhim

  14. Zgjedhja e objektit të kostove Nëse numri i taksive në pronësi të një kompanie transporti është objekt i kostove, regjistrimi vjetor i taksive dhe taksa e licencësdo të ishin kosto variabile. Nëse kilometrat e kaluara gjatë vitit në një taksi të caktuar janë objekt i kostove, regjistrimi vjetor i taksive dhe taksa e licencësdo të ishin kosto fikse.

  15. Vëzhgimi • Marrëdhëniet mes kostove dhe objekteve të kostos mund të shfrytëzohet për të ndihmuar në rritjen e saktësisë së ngarkimit të kostos. Kostot lidhen me objektin e kostove në mënyrë të: • Drejtpërdrejtë • Tërthortë

  16. Çdo gjë për çka kërkohen një matje e ndarë e kostove (produkti, konsumatori, departamenti, etj.) Objekti i kostos Kosto të drejtpërdrejta Kosto të tërthorta

  17. Objekti i kostos • Kostot e drejtpërdrejta janë ato kosto që mund të vëzhgohen lidhshmëria lehtësisht dhe në mënyrë të saktë me objektin e kostos. Sa më shumë kosto që mund të vëzhgohen, aq më e lartë është saktësia e përcaktimit të kostos. • Kostot jo të drejtpërdrejta janë ato kosto që nuk mund të vëzhgohet lidhshmëria lehtësisht dhe në mënyrë të saktë për një objekt të kostos.

  18. Vëzhgimi direkt Vëzhgimi i faktorëve nxitës Alokimi Vëzhgimi fizik Faktorët shkakësorë Lidhja e supozuar Objektet e kostos Metoda e ngarkimit të kostove Burimet e kostove

  19. Metodat e vëzhgimit të kostove • Vëzhgimi është thjeshtë aftësia për t’i ngarkuar një kosto drejtpërsëdrejti një objekti të kostos në një mënyrë ekonomike nëpërmjet një marrëdhënie të zakonshme. • Vëzhgimi i kostove të objekteve të kostos mund të arrihet në dy rrugë: • Vëzhgimi i drejtpërdrejtë (si proces i identifikimit dhe i ngarkimit të kostove të një objekti të kostos që është në mënyrë specifike ose fizike i lidhur me objektin e kostos), • Përmes faktorëve nxitës (p.sh. orët e makinës dhe energjia e harxhuar për ato orë pune të makinës).

  20. Vëzhgimi i drejtpërdrejtë • Identifikimi i kostove që janë specifikisht të lidhura me objektin e kostos është shpesh i përmbushur nga vëzhgimi fizik. • P.sh. Supozojmë se objekti i kostos është departamenti i energjisë. Paga e menaxherit të energjisë dhe lënda djegëse e përdorur për të prodhuar energjinë elektrike janë shembuj të kostove që mund të identifikohen në mënyrë specifike (nga vëzhgimi fizik) me objektin e kostos. • Apo, të marrim si shembull qepjen e një palë pantollonave. Materialet dhe puna (direkte) mund të vëzhgohen fizikisht, prandaj kosto e materialit dhe punës lehtë dhe saktë një palë pantollonash.

  21. Vëzhgimi përmes faktorëve nxitës • Faktorët nxitës janë faktorë që shkaktojnë ndryshime në burimin e përdorur, në përdorimin e veprimtarive, kostot dhe të hyrat. • Vëzhgimi i faktorëve nxitës është më pak i saktë se vëzhgimi i drejtpërdrejtë, • P.sh. Për të vëzhguar shpenzimin e energjisë elektrike për secilën makinë në procesin e prodhimit, duhet montuar një aparat matës të energjisë elektrike, andaj si faktorë nxitës përdorim “orët e makinës”

  22. Metodat e vëzhgimit të kostove • Lidhshmëria e kostove jo të drejtpërdrejta me objektet e kostos nuk mund të vëzhgohet. Kjo nënkupton që nuk ka një marrëdhënie të zakonshme mes kostos dhe objektit të kostos apo vëzhgimi nuk është ekonomikisht i mundshëm. • Ngarkimi i kostove jo të drejtpërdrejta në objektet e kostos quhet ALOKIM. • Duke qenë se nuk ka asnjë lidhje të marrëdhënieve të zakonshme, alokimi i kostove jo të drejtpërdrejta bazohet në përshtatjen ose në disa lidhje të supozuara (p.sh. kosto e ngrohjes dhe ndriçimit në një fabrikë që prodhon pesë produkte).

  23. Kosto të ndryshme për qëllime të ndryshme

  24. Shndërrimi i lëndës së parë në produkte të gatshme Shitja e produkteve të gatshme Kosto e materialit direkt Puna direkte dhe kostot indirekte të prodhimit KMSH Kostot e produktit dhe raportimi i jashtëm financiar Hapat në procesin e prodhimit: Blerja e lëndës së parë

  25. Kostot e produktit Kosto plus çmimvënia Praktikë e zakonshme e biznesit Menaxherët duhet të dijnë koston e produkteve dhe shërbimeve të tyre Kostot e produktit

  26. Kostot e produktit në ndërmarrjet prodhuese Materiali Puna Kostot indirekte variabile

  27. Kostot të cilat kanë të bëjnë dhe lidhen direkt me objektin e identifikuar të kostove (MD, PD) Kosto të drejtpërdrejta Kostot të cilat kanë të bëjnë por nuk lidhen direkt me objektin e identifikuar të kostove (KIP) Kosto të tërthorta

  28. Materiali i drejtpërdrejtë Lënda e parë & komponentët tjerë që bëhen pjesë përbërëse P.G. Mund të lidhen drejtpërsëdrejti me produktin Nëse materiali nuk mund të lidhet drejtpërsëdrejti me produktin, ai konsiderohet i tërthortë (indirekt)dhe është pjesë e kostove indirekte të prodhimit

  29. Puna direkte Përfshinë kostot e pagavetëpunëtorëve direkt. Të punësuarit që punojnë drejtpërsëdrejti në prodhimin e P.G

  30. Puna direkte Përfshinë kostot e pagavetëpunëtorëve direkt. Kostot e të punësuarve që nuk punojnë drejtpërsëdrejti në P.G konsiderohen punë indirekte dhe janë pjesë e kostove indirekte të prodhumit Të punësuarit që punojnë drejtpërsëdrejti në prodhimin e P.G

  31. Transforming Cash into Finished Goods Kostot e produktit në ndërmarrjet prodhuese

  32. Kostot e produktit në ndërmarrjet prodhuese • Mund të duket e çuditshme që pagat e paguara ndaj punëtorëve të prodhimit përfshihen në llogarinë e inventarit, pasi që zakonisht sipas kontabilitetit financiar, përherë ato janë trajtuar si shpenzime operative dhe janë bartur në pasqyrën e të ardhurave, • Duhet të keni parasysh që një shpenzim është shkaktuar kur një aset është përdorur për të krijuar të ardhura, por cash-i i paguar punëtorëve të prodhimit nuk është përdorur për të krijuar të ardhura. • PSE ?????

  33. Kostot e produktit në ndërmarrjet prodhuese • E ardhura do të krijohet, kur inventari të jetë shitur. Derisa inventari të jetë në stoqe, shuma e pagave të prodhimit dhe kostot tjera të prodhimit (materiali dhe kostot indirekte), do të mbesin në llogari të inventarit, që do të thotë në fund të periudhës kontabël, ato do të paraqiten në bilancin e gjendjes si ASETE.

  34. Kostot e produktit në ndërmarrjet prodhuese

  35. Të mirat e përfunduara- të mira të kompletuara që priten për t’u shitur Gjysmë produktet – Të mira pjesërisht të kompletuara Inventari në bizneset prodhuese Lënda e parë – inventari në dispozicion për përdorim

  36. KOSTOT INDIREKTE (TË TËRTHORTA) • Lidhshmëria e kostove të tërthorta me objektin e kostos nuk mund të vëzhgohet. Kjo nënkupton që nuk ka një marrëdhënie të zakonshme me kostos dhe objektit të kostos, apo që vëzhgimi nuk është ekonomikisht i mundshëm. • Ngarkimi i kostove të tërthorta me objektin e kostos quhet alokim. P.sh. Alokimi i kostove të ndriçimit për pesë produkte që prodhon kompania përmes ngarkimit në përpjesëtim me orët e punës së drejtpërdrejtë të përdorura për një produkt.

  37. Kostot indirekte Zhvlerësimi Paga e mbikëqyrësit Komunalitë Kostot indirekte të prodhimtarisë

  38. Përfshijnë: Materiali indirekt. Puna indirekte Kostot e pajisjeve dhe makinerisë. Kostot tjera jo direkte Kostot indirekte të prodhimit Të gjitha kostot e prodhimit tjera nga kostot e materialit direkt dhe punës direkte

  39. Përfshijnë: Materiali indirekt. Puna indirekte Kostot e pajisjeve dhe makinerisë. Kostot tjera jo direkte Kostot indirekte të prodhimit Të gjitha kostot e prodhimit tjera nga kostot e materialit direkt dhe punës direkte Nuk përfshijnë shpenzimet e shitjes dhe administratës

  40. Kostot indirekte të prodhimit • Kosto për të prodhuar një njësi produkti përfshijnë: • Materialin direkt • Punën direkte • Kostot indirekte të prodhimit

  41. Kostot indirekte të prodhimit • Kosto për të prodhuar një njësi produkti përfshijnë: • Materialin direkt • Punën direkte • Kostot indirekte të prodhimit Kostot indirekte të prodhimit duhet matematikisht të shpërndahen tek secila njësi e produktit të prodhuar përmes koeficientit të rëndimit

  42. Alokimi i kostove indirekte

  43. Identifikimi i kostove direkte kundrejt kostove indirekte Në Departamentin e shitjes rrobave të kompanisë X, paguhet bonus për secilin menaxher bazuar në shitjen e departamentit. Kjo iniciativë ka rritur shitjen, mirëpo profiti i secilit departament nuk është rritur proporcionalisht. Menaxhmenti ka vendosur ta bazojë bonusin e ardhshëm në profitabilitetin e departamentit.

  44. Identifikimi i kostove direkte kundrejt kostove indirekte Hapi i parë është zhvillimi i një stragjie të re bonusi për përcaktimin e kostove për secilin departament. Kostot që mund të shpërndahen nëpër departamente nëmënyrën efektive quhenkosto direkte. Kostot që nuk mund të shpërndahen nëpër departamente në mënyrën efektive quhenkosto indirekte.

  45. Identifikimi i kostove direkte kundrejt kostove indirekte

  46. Identifikimi i kostove direkte kundrejt kostove indirekte Kostot direkte dhe indirekte mund të jenë fikse apo variabile varësisht nga objekti i kostove. Paga e menaxherit të shitores është indirekte tek secili departament, por që drejtpërsëdrejti ka ngarkuar shitoren.

  47. Alokimi i kostove indirekte nëpër departamente Identifikimi i shtytësit më të përshtatshëm të kostove për secilën kosto indirekte Kostot indirekte mund të alokohen për të reflektuarsa departamenti konsumon burimet. Kompania ka zgjedhur këta shtytës:

  48. Alokimi i kostove indirekte nëpër departamente • Përdor procesin dy hapësh për të alokuar kostot indirekte: • Shkalla e alokimit = kostot totale ÷ Aktiviteti i shtytësit të kostove • kosto e alokuar = Shkalla e alokimit × pesha e aktivitetit të • shtytësit të kostove

  49. Alokimi i kostove indirekte nëpër departamente • $9,360 ÷ 3 departamente = $3,120 për departament • $3,120 × 1 departament = $3,120

  50. Alokimi i kostove indirekte nëpër departamente • $18,400 ÷ 23,000 metra katrorë = $0.80 për m2 • $0.80 × 12,000 m2 tek femrat’ = $9,600 • $0.80 × 7,000 m2 tek meshkujt = $5,600 $0.80 × 4,000 tek fëmijët = $3,200

More Related