1 / 18

E-Business

E-Business. Ligjerata 4. Fisnik Dalipi , MSc. USHT - Fakulteti Ekonomik. Koncepti i Strategjis ë.

lavender
Télécharger la présentation

E-Business

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. E-Business Ligjerata 4 Fisnik Dalipi, MSc USHT - Fakulteti Ekonomik

  2. Koncepti i Strategjisë • ...kahja dhe shtrirja e organizatës në afat më të gjatë, që ndikon në arritjen e përparësive të organizatës nëpërmjet konfigurimit të resurseve në kuadër të një mjedisi të ndryshueshëm të nevojave të tregut dhe përmbushjes së pritjeve të aksionerëve – Gerry Johnson dhe Kevan Scholes • ...determinimi i qëllimeve dhe objektivave afat gjata të një kompanie, dhe miratimi i veprimeve dhe alocimi i resurseve të nevojshme për ti realizuar ato qëllime/objektiva – Alfred Chandler nga Universiteti i Harvardit

  3. Koncepti i Strategjisë • ...kërkimi/ndërtimi i paramenduar i planit biznesor që do të zhvillojë përparësinë e konkurencës afariste – Bruce Henderson nga Boston Consulting Group • ...fokusi i fuqishëm në profit dhe jo vetëm në rritje, aftësia për definimin unik të vlerave/të mirave në treg, dhe gatishmëria për shkëmbim tregtar edhe në situata jo shumë të sigurta – Michael Porter nga Universiteti i Harvardit

  4. Koncepti i Strategjisë • Strategjia ka të bëjë me orientimin afat-gjatë të firmës • Strategjia përfshin planin e përgjithshëm për shpërndarjen e resurseve të firmës • Strategjia nënkupton gatishmëri për shkëmbime, të zgjedhësh nga disa drejtimet dhe mënyrat e shpërndarjes së resurseve • Strategjia nënkupton arritje të pozicionimit unik vis-a-vis klientëve • Qëllimi kryesor i strategjisë është arritja e përparësisë së qendrueshme të konkurencës ndaj rivalëve dhe kështu të mundësohet profit i përhershëm

  5. Strategjia kundrejt Taktikës • Taktikat janë me orientim afat-shkurtër, ato janë skema për veprime individuale apo specifike që nuk janë detyrimisht të ndërlidhura ndërmjet tyre • Mund të planifikohen intuitivisht pasi kanë kompleksitet të kufizuar dhe nuk i ndikojnë të gjithë njësitë tjera të firmës • Si shembull të taktikës kampanja e marketingut • Tek strategjia intuita është e pamjaftueshme, nevojitet konzistencë

  6. Strategjia kundrejt Teknologjisë • Është vërtetuar se rëndësia e madhe teknologjisë e zvogëlon nevojën për strategji të qartë • Teknologjia nuk është, dhe nuk mund të jetë, zëvendësuese për strategjinë • Teknologjia ndihmon në realizimin e strategjisë • Psh. Strategjia e Facebook mbetet krijimi i rrjeteve të komuniteteve, inicimi apo ftimi në bashkëkomunikim, shpërndarja e informatave etj. • Por a do realizohej kjo pa ndihmën e teknologjisë??!!!!

  7. Nivelet e Strategjisë • Niveli i korporatës/firmës – ka të bëjë me qëllimin dhe shtrirjen e përgjitshme të firmës; adreson çështje si të alocohen resurset ndërmjet njësive biznesore, bashkimi apo blerja e kompanive tjera, aleancat, zgjedhja e kanaleve të tregtisë (psh Interneti si kanal) • Niveli i njësisë biznesore – ka të bëjë me mënyrën e garimit në tregjet individuale, këtu përfshihen analiza industriale, pozicionimi në treg, dhe krijimi i të mirave apo produkteve • Dell ka njësi të veçanta biznesore për klientët, sektorin publik

  8. Nivelet e Strategjisë • Strategjia operacionale – si të implementohet apo vihet në funksion strategjia e njësisë biznesore sa u përket resurseve, proceseve, dhe njerëzve; psh dizajnimi i veb sajtit, logjistika etj. Nivelet e Strategjisë Biznesore Niveli i firmës Korporata Niveli i njësisë biznesore Njësia A Njësia C Njësia B Strategjia operacionale Prodhimi Etj.

  9. Strategjia e E-biznesit • Në mënyrë që potencialet të teknologjive të reja të mundet të shfrytëzohen në mënyrë të gjithëanshëme, është i nevojshëm një veprim strategjik gjatë planifikimit dhe implementimit/realizimit të E-Business-it. • Si pyetje kyçe që parashtrohet është ajo se : cilat qëllime konkuruese një ndërmarje nëpërmjet aplikimit të teknologjive dhe mediumeve të reja në të ardhmën dëshiron t’i realizon? • Dy konceptet strategjike më të njohura janë 1.Market-Based View (MBV)-bazohet në punimet ekonomike të cilat nisen nga pikpamja se struktura e tregut përcakton sjelljen strategjike të ndërmarjes, kurse kjo nga ana tjetër përcakton arritjet/rezultatet e ndërmarjes 2.Resource-Based View (RBV)- ka të bëjë me pyetjen se: në bazë të cilave resurse ndërmarja mundet të arrij një përparsi konkuruese të qëndrueshme (Sustained Competitive Advantage)

  10. 1.Market-Based View • Market-Based View (MBV)- në ekonominë digjitale -kufit e bransheve në ekonomin digjitale janë gjithnjë e më rallë statike, dhe pjesërisht transformohen ashpër dhe shpejt - nëpërmjet aplikimit të e-biznesit redukohet/ulet niveli i barierave hyrëse në branshat ekzistuese - E-biznesi e posaqërisht e- komerci sjell deri te zhvendosja e forcës në konsumatorët - shkaku i konvergjencës të bransheve rritet rreziku i paraqitjes së produkteve substitute - me zhvendosjen e forcës te konsumatorët vienderi te rritja e konkurences dhe me ate edhe dobive të konsumatorëve

  11. 2. Resource-Based View • Resource-Based View (RBV)- në ekonominë digjitale - ndërmarjet bëjnë vlersimin e profileve të resurseve të tyre, por tregu është ai që bënë vlersimin e vërtetë (definitiv) - e-biznesi si burim i përparsive konkurente - me zhvendosjen nga ekonomiaa klasike(fizike/) në ekonominë të bazuar në informata, parashtrohet pyetja nëse ndërmarrja mundet me ndihmën e sistemeve të e-biznesit të arrin përparësi konkurente të qëndrueshme

  12. 2. Resource-Based View • E biznes aftësitë e menaxhmentit kanë të bëjnë me planifiimin, kuptimin dhe shfrytëzimin e aplikacioneve të teknologjisë informatike dhe komunikuese të cilat në mënyrë optimale do ti mbështetin funksionet afariste • shfrytëzimi i e-biznesit mundet të sjell përparësi konkurente tëqëndrueshme nëse bëhet shfrytëzimi i resurseve të cilat nuk mundet të imitohen nga konkurenca

  13. Strategjia e E-biznesit • Qëllimi kryesor i ndërtimit të strategjisë së e-biznesit është arritja e suksesit duke përdorur Internetin si ndërmjetës dhe lehtësues për të arritur përparësi në konkurencë • Strategjia determinon pozicionimin e kompanisë • burimet: brend i fortë dhe unik, bazë e madhe lojale me klientë, prodhime inovative, prodhime me çmim të ulët • Shkallë e lartë e pasigurisë: teknologjia zhvillohet shpejtë • Paqartësi – si të realizohen shkëmbimet, analiza e strategjisë, si të formulohet strategjia, si të implementohet strategjia etj.

  14. Strategjia e e-biznesit - Skema Formulimi Qëllimet Mjedisi Përparësia në konkurencë Pozicioni në treg Suksesi (afat-gjatë) Përdorimi i resurseve Resurset Implementimi

  15. Analiza e strategjisë • Dy perspektiva të ndryshme • Analiza e brendshme SW • Analiza e jashtme OT • Analiza e brendshme ka të bëjë me resurset, kapacitetin e firmës • Analiza e jashtme ka të bëjë me nivelin e tregut, mjedisin makro • Matrica SWOT (S=Strength (Fuqia apo Përparësia), W=Weaknesses (Dobësitë), O=Opportunities (Mundësitë), T=Threats (Kërcënimet))

  16. SWOT Matrica

  17. Formulimi i strategjisë • Përzgjedhja e drejtimit strategjik • I drejtuar nga kostoja apo diferencimi • Qëndrueshmëria në përpasi ndaj rivalëve • Kërcënime nga imitimi • Krijimi i hapësirave të reja të tregut • Kornizë për shpikjen e vlerave • Krijimi dhe tërheqja e vlerave • Organizimi i brendshëm • Sa jemi të integruar në kohën digjitale

  18. Thank You! • PYETJE???

More Related