1 / 12

L vizja nd rkomb tare e faktor ve

Lvizja ndrkombtare e faktorve . Deri m tani kemi shqyrtuar tregtin ndrkombtare, q do t thot jemi fokusuar n shkaqet dhe efektet e shkmbimeve ndrkombtare t mallrave dhe shrbimeve. Megjithat, lvizja e mallrave dhe shrbimeve nuk sht e vetmja mnyr e integrimit ndrkombtar.N

mateja
Télécharger la présentation

L vizja nd rkomb tare e faktor ve

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


    1. Lëvizja ndërkombëtare e faktorëve Dr. Jetmir Likaj

    2. Lëvizja ndërkombëtare e faktorëve Deri më tani kemi shqyrtuar tregtinë ndërkombëtare, që do të thotë jemi fokusuar në shkaqet dhe efektet e shkëmbimeve ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve. Megjithatë, lëvizja e mallrave dhe shërbimeve nuk është e vetmja mënyrë e integrimit ndërkombëtar. Në këtë kapitull do të shqyrtojmë një mënyrë tjetër të integrimit, që është lëvizja ndërkombëtare e faktorëve të prodhimit

    3. Lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit përmes investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe korporatave multinacionale   INVESTIMET E HUAJA NË KINË: NJË GJË “E MIRË” APO “E KEQE” PËR PERSPEKTIVËN KINEZE? Shumë pak shtete apo edhe asnjë shtet, kanë përjetuar rritje të shpejtë ekonomike të ngjashme me atë që Kina ka arritur nga fundi i viteve të 1970-ta e deri më sot. Këto janë norma të rritjes të cilat prodhojnë dyfishin e BPV-së çdo shtatë vite! Përderisa në vitin 2010 në Kinë niveli prej 2,360$ i të ardhurave për kokë banori ishte akoma tepër i ulët në krahasim me atë të shteteve

    4. A ka bërë mirë Kina që ka lejuar që investimet e huaja të hyjnë me një masë kaq të madhe në vend? Në këtë kapitull do të analizojmë shkaqet dhe pasojat e përgjithshme ekonomike të fluksit të kapitalit dhe punës përtej kufijve të vendit,

    5. Definicioni I levizjes se kapitalit Kur flasim për lëvizjen ndërkombëtare të “kapitalit”, duhet të bëjmë dallimin mes dy llojeve të lëvizjeve të kapitalit: investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe investimet portfolio.

    6. Arsyet e lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit Firmat do të investojnë si përgjigje ndaj tregjeve të mëdha që zhvillohen me shpejtësi. Një arsye tjetër për investime të drejtpërdrejta të huaja në një vend është që firma e huaj mund të siguroj qasje në minerale apo depozita të lëndës së parë Barrierat tarifore edhe jotarifore në vendin pranues gjithashtu mund të nxisin hyrje të investimeve të drejtpërdrejta të huaja. Një firmë e huaj mund të shqyrtojë mundësinë e investimit në një vend pranues të investimeve nëse ai vend ka paga relativisht të ulëta,

    7. Arsyet e lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit Firmat gjithashtu pretendojnë që kanë nevojë të investojnë jashtë vendit me qëllim që të mbrojnë pjesëmarrjen në treg Po ashtu është sugjeruar që firmat ndoshta synojnë të investojnë jashtë si mënyrë për diversifikimin e rreziqeve 8. Dhe në fund, për firmat e huaja investimet në një vend pranues mund të jenë profitabile për shkak të disa aftësive specifike ( gjuha, edukimi) apo aseteve specifike që ia mundësojnë firmës së huaj të punojnë më mirë se sa firmat vendore të atij vendi

    8. Beneficionet e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Prodhim i rritur. Pagat më të larta.. Rritja e nivelit të punësimit. Eksporte të shtuara Të hyra më të larta nga tatimet Ofrimi i aftësive teknike dhe menaxheriale, Dobësimi i fuqisë së monopolit vendor

    9. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Ndikimi negativ në kushtet tregtare të mallrave në vendin pranues Një gjë e tillë ndodh nëse investimi shkon për prodhimin e mallrave për eksport dhe kur vendi është një eksportues i madh i atyre mallrave. Pra, eksportet e rritura ulin çmimet e eksporteve në krahasim me çmimet e importeve. Kursime të reduktuara vendore. - Pretendimi, në aspektin e një vendi në zhvillim, është që hyrja e kapitalit të huaj mund të bëjë që qeveria vendore të ulë përpjekjet e veta për të gjeneruar kursime më të mëdha vendore.

    10. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Investim i reduktuar vendor. - Shpesh firma e huaj mund të financojë pjesërisht investimet e drejtpërdrejta duke huazuar fonde nga tregu kapital i vendit pranues. 4. Paqëndrueshmëria e bilancit të pagesave dhe e normës së këmbimit. - Kur investimet e drejtpërdrejta të huaja vijnë në vend, ato zakonisht sjellin edhe këmbimin valutor, duke përmirësuar kështu bilancin e pagesave apo duke ngritur vlerën e valutës së vendit pranues në tregun valutor

    11. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Humbja e kontrollit mbi politikat vendore Për shembull kjo akuzë i është ngarkuar fuqimisht investimeve të drejtpërdrejta të ShBA-së të bëra në Evropë në vitet e 1960-ta dhe shpesh i ngarkohet IDH-së të SHBA-ve në vendet në zhvillim. 6. Rritja e nivelit të papunësisë. Ky argument zakonisht bëhet në kontekst të vendeve në zhvillim. Firma e huaj mund të sjellë teknikat e saj me kapital intensiv

    12. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Krijimi i monopolit vendor. konkurruese vendore për shkak të disa përparësive të caktuara (si për shembull në teknologji) dhe t’i largojë firmat vendore nga industria. 8. Vëmendje jo adekuate ndaj zhvillimit të arsimimit dhe aftësimit vendor.

More Related