1 / 32

Prof.ass.dr.Agim BINAJ Lenda : Kontabiliteti - Analize

Prof.ass.dr.Agim BINAJ Lenda : Kontabiliteti - Analize Tema V- te : Analiza financiare ne njesite ekonomike dhe rendesia e saj

orli
Télécharger la présentation

Prof.ass.dr.Agim BINAJ Lenda : Kontabiliteti - Analize

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.ass.dr.AgimBINAJLenda: Kontabiliteti -Analize Tema V-te: Analizafinanciare ne njesiteekonomikedhe rendesia e saj a- Rezultatet e kapitalitteinvestuar; nocioniirentabilitetit, rentabilitetiekonomik, rentabilitetiikapitalittevete, Formula e permbledhur e ROI-t; permbledhje e treguesvekryesore (tabela).

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE PASQYRAT FINANCIARE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Rezultatet nga kapitali i investuar • Nocioni i rentabilitetit. • Rentabilitetit ekonomik. • Rentabilitetit i kapitaleve të veta. • Formula përmbledhëse e ROI.

  8. Çështja 3-TË. Rezultatet nga kapitali investuar. 3.1. Nocioni i rentabilitetit. Çdo zotërues i një kapitali financiar, pret që nga vënia e këtij kapitali në përdorim të nxjerrë një të ardhur, nga e cila duke e krahasuar me kapitalin e angazhuar, të ketë përfitime ose te maksimizoje kapitalin e investuar.Njësia ekonomike që kryen një investim, shpreson që të realizojë një të ardhur, duke e konkretizuar me fitim.Rikuperimi i këtij investimi, matet me anë të diferencës midis të ardhurave dhe shpenzimeve. Rentabiliteti i një kapitali shprehet përgjithësisht me anë të një përqindjeje, sepse është logjike të vesh në raport përfitimin e realizuar gjatë një periudhe,me kapitalin që ka mundësuar të arrihet ky rezultat(fitimi i ushtrimit). % e rentabilitetit = Rezultati(Fitimi neto) x 100 = 1.939 = 20.3% Kapitali i investuar 9.525 Nëpërmjet këtij raporti dhe rezultatit të tij, arrihet në konkluzion se investimi i kapitaleve në njësinë ekonomike “X”, është më i favorshëm se sa depozitimi i tyre në një bankë me normë interesi 10 apo 12%.

  9. 3.2. Rentabiliteti ekonomik Rentabiliteti ekonomik shpreh nivelin e efëktivitetit të tërësisë së mjeteve të përdorura në aktivitetin e njësisë, cilado qoftë natyra ekonomike ose juridike e këtyre mjeteve. Në njësinë ekonomike “X” Rentabiliteti ekonomik = Rezultati i shfrytëzimit Aktivi total 200X+1 200X Rezultati i shfrytëzimit = 1939 = 0.31=31% 780 = 0.06=6% Aktive totale 6200 12845 Raporti i rentabilitetit ekonomik paraqitet në dy forma: I pari është raporti i marzhit të shfrytëzimit = (R.M.Sh) I dyti quhet raporti i qarkullimit të aktivit = (R.Q.A.)

  10. 200X+1 200X R.M.Sh.= Rezultati i shfrytëzimit = 1939 = 0.21 780 = 0.092 Të ardhura të njësië 9271 8400 R.AAGJ. = Të ardhura të njësisë = 9271 = 1.5 8400 = 0.65 Aktivi A.GJATAl 7.300 12845 Shënim : Aktivet janë marrë për 4-mujorin ë 200X+1 që të bëhen të krahasueshme me vitin 200X. Rentabiliteti ekonomik 0.21*1.5=0.315 0.092*0.65=0.06 Përmirësimi i rentabilitetit ekonomik në njësinë ekonomike “X” nga 0.06 në 200X në 0.315 në vitin 200X+1, ka ardhur si efekt i rritjes të marzhit të shfrytëzimit. Analiza e raportit të rentabilitetit ekonomik mundëson të zbulohen zgjidhjet e mira opo jo të mira, të bëra në aktivitetin e biznesit të njësisë. Në fakt, përmirsimi i rentabilitetit ekonomik mund të arrihet, duke i dhënë përparësi, qoftë shtesës së marzhit të shfrytëzimit, qoftë qarkullimit më të shpejtë të aktiveve qarkulluese. Në rastin tone, në periudhën në vijimësi duhet të rritet treguesi i rentabilitetit, duke realizuar një qarkullim më të shpejtë të aktiveve qarkulluese që ka në dispozicion njësia, pavarësisht se në vitin 200X+1 ka rritje. Por, duhet të kemi parasysh që në vitin 200X njësia ekonomike “X” punoi vetëm katër muaj.

  11. Rentabiliteti ekonomik mund të shprehet, gjithashtu me raportin e rezultatit të shfrytëzimit ndaj kapitaleve të investuara(aktivet totale): 200X+1 200X Rentabilitet = Rezultati i shfrytëzimit = 1939 =0.104 780 =0.06 ekonomik Aktiveve totale 18600 12845 Pra siç shihet njësia ekonomike “X” në vitin 200X+1 ka shfrytëzuar më mirë aktivet(kapitalin e investuar) në dispozicion të saj, mbasi koeficienti i rentabilitetit ekonomik është rritur nga 0.06 në 0.104. 3.3. Rentabiliteti i kapitaleve të veta. Rentabiliteti i kapitaleve të veta shpreh përqindjen e efektivitetit të burimeve në natyrë dhe para të investuara nga pronari ose pronarët në aktivitetin e njësisë ekonomike.Mundësia për të realizuar fitime duhet të studiohet para se kapitali të investohet.Investitori duhet të llogarisë dhe riskun që merrë mbi vehte për kapitalin e investuar.

  12. 200X+1 200X 1939 = 0.20 780 = 0.081 9525 9525 Shënim :Në vitin 200X njësia ekonomike “X” zhvillon aktiviteti vetëm për 4 muaj. Nëpërmjet këtij raporti ne nxjerrim në pah efektivitetin e përdorimit të kapitaleve të veta. Në rastin tonë njësia ekonomike “X” në vitin 200X+1 ka përdorur më mirë këto kapitale në krahasim me vitin 200X, pasi treguesi i rentabilitetit të kapitaleve të veta të investuara është rritur nga 0.081 në 0.20.

  13. Ky raport i rentabilitetit mund të zbërthehet në raportet që vijojnë : • Përqindja e marzhit Neto = Fitim para tatimit Të ardhurat e shfrytzimit • Raporti i qarkullimit të Aktivit = Të ardhurat e shfrytzimit Aktivet totale • Raporti i shkallës së ngarkimit me detyrime = Aktivi total Kapitalet e veta Zbërthimi i raportit të rentabilitetit të kapitaleve të veta të investuara në njësinë ekonomike “X”, tregon që përcaktues në nivelin e tij janë: marzhi Neto, qarkullimi i aktiveve, por edhe ngarkimi i përgjithshëm me detyrime.

  14. Njësia ekonomike “X” 000/lek Rezultati Neto mund të pësojë ndikim nga shpenzimet dhe të ardhurat e jashtëzakonshme. Ndikimi i elementëve të jashtëzakonshëm, si në të ardhura dhe në shpenzime, ka efektet e veta,qoftë në rritje, qoftë në ulje të rezultatit fiananciar të njësisë ekonomike.Ka ulje të rezultatit neto(fitimit) kur ka shpenzime të jashëzakonshëme(zjarri,përmbytje etj.);ka ngritje të rezultatit neto(fitimit) kur ka të ardhura shtesë si rimarrje provizionesh,subvecione etj.

  15. Prandaj, preferohet që ky raport të llogaritet në bazë të rezultatit rrjedhës (të zakonshëm). Në rastin tonë njësia ekonomike “X” nuk ka efekte të rezultatit të jashtëzakonshëm. Në literaturën e kontabilitetit dhe atë financiare treguesin e frytshmërisë së kapitalit të investuar e gjejmë me emrin (ROI = Return On Investiment ose frytshmëria e kapitalit të investuar). Ky është tregues sintetik i efektivitetit me të cilin ishte drejtuar njësia ekonomike. 3.4Formula e përmbledhur e ROI. ROE = e ardhur Neto = 4071 = 0.297 kapital Neto 13676 ose {( ROI - 1) *Ngd + ROI }* S - ROI = Frytshmëria e kapitalit të investuar - 1 = Kosto e detyrimeve ( pagesa e interesave për huatë e marra, apo detyrimet ndaj të tretëve). - Ngd = Shkalla e ngarkimit me detyrime. - S = Raporti ndërmjet fitimit Neto dhe fitimet para tatimit.

  16. Mbi bazën e kësaj formule janë bërë llogaritjet me të dhënat e njësisë ekonomike “X” për vitin 200X+1 dhe 200X. Ato paraqitën si më poshtë: 200X+1 200X 1. Kosto e detyrimeve= kosto e detyrimit (Interesat) *100 80 *100 =1.62% detyrimet 4924 2. Ngd = Detyrimet 4923 = 0.36 2720 = 0.27 Kapitalet e veta 13676 10125 3. ROI = Fitim para tatimit5815 =31.27 % 780 = 6% Kapital investuar(Totali Aktiv) 18600 12845 4. S = Fitimi neto (5815-744) 4071= 0.70 (780-180) 600 = 0.77 Fitimi para tatimit 5815 780

  17.  (200X+1) ROE = (31.26 -1.62) x 0.36 + 31.27 x 0.70 ~ 0.296 100 100 100  (200X) ROE = 6 x 27 + 6 x 0.77 ~ 0.059 100 100 100 Në rastin e njësisë ekonomike “X” për vitin ushtrimor 200X+1, nëpërmjet treguesit të frytshmërisë së kapitalit, që është llogaritur për dy periudha respektivë 200X dhe 200X+1, nxjerrim këto konkluzione: 1- Diferenca midis ROI dhe kostos së detyrimeve, në vitin 200X+1 në krahasim me vitin 200X, ka shkuar në rritje, sepse në vitin 200X, njësia ekonomike “X” nuk ka paguar interesa për huatë e marra. 2- Shkalla e ngarkimit me detyrime ka shkuar në rritje nga 0.27 në vitin 200X në 0.36 në vitin 200X+1, që tregojnë se në vitin 200X+1, njësia ka përdorur si burim financimi për të zhvilluar aktivitetin e saj burimet e tretëve, që nga një anë është negative për njësinë, sepse ka rritur vartësinë e saj financiare ndaj financuesve të jashtëm. Nga ana tjetër, është faktor pozitiv, sepse ka ditur të përdorë më efektivitet burimet e të tjerëve (jashtë njësisë) për të zhvilluar aktivitetin e saj, duke mbajtur si rezervë thesarin e saj. 3- ROI në vitin 200X+1 ka pësuar një rritje të ndjeshmë rreth 5 herë. Kjo vjen kryesisht nga aktiviteti i pakët në vitin 200X ( njësia punoi vetëm 4 muaj). Në këto kushte, efektiviteti i kapitalit të investuar do të dale më mirë në pah, duke bërë krahasime të rezultatit të vitit 2009, me rezultatin e vitin 2010. Ky raport është një tregues i efiçencës me të cilin është drejtuar aktiviteti i njësisë ekonomike, pavarësisht nga fakti se cili ka qënë burimi financimit të tij.

  18. Niveli ROI ndikohet nga: a)Treguesi i efektivitetit të shitjeve, që del nga raporti i Fitimit Neto nga aktiviteti i zakonëshëm, me të ardhurat nga shitja. Ky tregues përfaqëson fitimin neto të prodhuara për çdo 100 lek të ardhura nga shitja. Në këtë tregues ka ndikimet e veta vëllimi i shitjes, çmimi dhe kostoja e blerjes së mallrave. b)- Norma e riqarkullimit të kapitalit të investuar nga aktiviteti i njësisë (kapitali i investuar matet me shumën e aktiveve të saj). Duke gjykuar mbi të dhënat e këtij treguesi, njësia ekonomike “X” përcakton politikat për të ardhmen, se cilën do të zgjedhe në aktivitetin e mëtejshëm të biznesit të saj. Efektivitet i ulet i shitjeve dhe normë të lartë të qarkullimit të kapitalit të investuar? Efektivitet i lartë i shitjeve dhe normë të ulët të qarkullimit të kapitalit të investuar?  Një kombinim i ekuilibruar i të dy treguesve?

  19. Lidhjet e këtyre dy treguesve shprehen: a) Duke rritur çmimet e shitjes për të përmirësuar efektivitetin e shitjeve, mund të zvogëlohen shitjet, të rriten gjëndjet dhe si rrjedhojë, të keqësohet norma e qarkullimit të aktiveve. b) Duke rritur shitjet dhe të ardhurat nga shitja, mund t’u bëhet klientëve shtyrje e pagesave(pra arkëtimi nga ana e tyre do të bëhet më vonë).Kjo sjell rritje të të drejtave ndaj klientëve, për rrjedhojë paksim të rezervave të inventareve dhe keqësim të gjëndjes së likujditeteve. c) Për të rritur eficencën, gjithmonë për të rritur efektivitetin e shitjeve, mund të bëhen të nevojshme investimet që çojnë në zvogëlimin e normës së qarkullimit. ç) Për të rritur normën e qarkullimit të kapitalit të investuar, mund të zvogëlohen gjëndjet e inventarit (rezervat e mallrave), por kjo mund të shoqërohet me rritjen e kostove të blerjes së tyre (do të detyrohemi të blejmë mallra dhe me çmime më të larta për furnizimin e njësisë së shitjes,në një situate tjetër tregu) pra, me një keqësim të rezultatit nga shitja. Për të përcaktuar qartë strategjinë e zhvillimit biznesit për periudhën në vijimësi, (afatshkurtër apo afatgjatë) është e nevojshme të analizohet gjithë struktura organizimit të njësisë ekonomike.Nëpërmjet kësaj analize, të zbulohen hallkat e dobëta, shkaqet e rënies së aktivitetit në periudha të caktuara,rrugët për t’i ndrequr ato, ose për të bërë përmirësime të tjera të nevojshme për të konsoliduar më tej arritjet e deritanishme të biznesit.

  20. Kështu, duke shqyrtuar lidhjet ndërmjet të ardhurave nga shitja dhe kostove përkatëse, të përmbledhura këto në efektivitetin e shitjeve, mund të thellohemi duke analizuar një për një llogarinë Fitim-Humbje. Nëpërmjet kësaj analize me pasqyra financiare të veçanta, (si ato të kostos për çdo artikull, shit-blerje, kosto e mallrave të shitura, etj) hidhet dritë mbi strukturën e kostos në tërsi (çfarë shpenzimesh psh. bëhen të tepruara në energji elektrike,shpenzime telefonike, kanceleri, etj.).Në bazë të kësaj analize,merren masa të mënjanohen ato,duke evituar shpenzimet e tepëta dhe të panevojëshme, me qëllim që të rritet efektiviteti i shitjeve, e për rrjedhojë, i kapitalit të invesuar. Analiza të tilla mund të bëhen edhe për efektet e qarkullimit të aktiveve (kapitali i investuar), kostoja e burimeve financiare të huajtura, etj. 3.5. Në përfundim: Raportet e ndryshme të analizës të bilancit dhe pasqyrave finaciare të kujtojnë që:  Treguesit janë vetëm vlera sinjalizuese, por intërpretimi i tyre së në c’situatë ndodhet aktiviteti i njësisë, duhet bërë më kujdes nga administratorët e njësisë.  Treguesit janë kalkulime nga të dhënat e bilancit dhe pasqyrave financiare të dy ose më shumë periudhave ushtrimore, që nëpërmjet të këtyre treguesëve të përcaktohën mirë tendencat e situatës por e rëndësishme është konkrete.

  21.  Analizat e bilancit dhe pasqyrave financiare ,duhet të parandalojnë situatat e jashtëzakonshme, pagesat e panevojshme fiskale, dhe situata të tjera që çojnë në dëm të gjëndjes financiare të njësisë ekonomike. ● Treguesit e analizës finaniare për të qenë më efikasë,duhet të formojnë një system ndërveprimi d.m.th të evidentojnë lidhje organike mes njëri-tjetrit. ● Ato duhet të jenë të thjeshtë për t`u formuar,lexuar dhe interpretuar. ● Ato duhet të jenë racionalë, d.m.th. midis dy madhësive të raportit përkatës duhet të ketë lidhje logjike. ● Ato duhet të jenë të kufizuar, pra të përzgjidhen ata më kryesorët që sinjalizojnë probleme kritike në aktivitetin e njësisë ekonomike. 3.5.1 Treguesit kryesorë të analizës së bilancit dhe pasqyrave finaciare.

  22. Pyetje dhe ushtrime. a) Pyetje 1- Cili është qëllimi i analizës financiare të bilancit dhe pasqyrave financiare?Kush e përdor informacionin e kësaj analizë dhe pse? Tregoni ku qëndron rëndësia e kësaj analize? 2- Cilët janë burimet, informacionet ku mbështetet analiza financiare? 3- Cilët janë raportet kryesore që dalin nga analiza e bilancit dhe pasqyrave fianciare? Çfarë tregon secili prej tyre? 4- Çfarë konkluzionesh dalin nga treguesi i pavarsisë financiare? 5- Cilët janë treguesit kryesorë që nxirren nga analiza e llogarisë së rezultatit (të ardhurave dhe shpenzimeve)? 6- Çfarë kuptoni me nocionin e rentabilitetit? 7- Çfarë përmbledh në vetevete raporti i rentabilitetit ekonomik? 8- Çfarë kuptoni me rentabilitet të kapitalit të vet? 9- Çfarë kuptoni me efektivitet të kapitalit të investuar (ROI)? 10- Nga se ndikohet efektiviteti i kapitalit të investuar (ROI)?

  23. b) Ushtrime 1- Njësia ekonomike “X” zotëron këto të dhëna për dy vite: 200X 200X+1 Kapitali i vet 25.000 9.300 Aktivet afatshkurtra 20.000 19.500 Aktivet afatgjata 23.000 22.000 Aktivet afatshkurtra me qarkullim 4.500 5.000 (më pak se 1vit) Detyrimet afatgjata(mbi 1 vit) 9.500 9.000 Detyrimet afatshkurtra(nën 1 vit) 7.400 7.000 Shitjet 29.000 28.400 Të ardhura të tjera 3.100 5.200 Kostoja e shitjes gjithsejt 21.000 21.500 Fitimi para tatimeve 11.100 12.100 Tatimet mbi të ardhurat 20% 20% Fitimi neto ? ? Kërkohet: - Të llogariten këta tregues: shkalla e likuidueshmërisë së aktivit Aftësia paguese e përgjithshëme likuiditeti i përgjithshëm treguesi i pavarsisë financiare - Të gjykohet gjendja financiare e njësisë ekonomike “X” duke u bazuar në këta tregues si dhe të analizohet ndryshimi i treguesve për të dy vitet.

  24. 2- Duke përdorur të dhënat e ushtrimit 1 të llogariten treguesit: • Rentabiliteti i kapitalit të vet • Raporti i qarkullimit të aktivit • Raporti i shkallës së ngarkimit me detyrime. Të gjykohet dinamika e ndryshimit të këtyre treguesve për këto dy vite. 3- Në bazë të përqindjes së të ardhurave dhe shpenzimeve njësia ekonomike “X” në fund të vitit 200X+1 ka këto të dhëna: Shitjet 400.000 lekë Kthime dhe ujle të shitjeve 15.000 lekë Kosto e mallrave të shitura 300.000 lekë Shpenzimet e shitjes 7.000 lekë Shpenzimet e tjera administrative 3.000 lekë Fitimi para tatimit ? Tatimi mbi fitimin(20%) ? Kërkohet: - Të ndërtohet pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve të njësisë. - Të llogariten treguesit kryesorë të kësaj pasqyre dhe të gjykohen ata.

  25. Kërkohet: -Të llogariten raportet e mëposhëtme: -Raporti i pavarësisë financiare; -Aftsia paguese e përgjithshme; -Treguesi i marzhit tregtar dhe marzhit bruto; -Treguesi i rentabilitetit ekonomik. Bëni analizën e ecurisë së këtyre treguesve duke bërë krahasim në vite dhe parashikimin për të ardhmen.

More Related