210 likes | 453 Vues
www.liria-i.org. “RUAJE MJEDISIN, JETO GJELBËR” “SAVE THE ENVIRONMENT, LIVE GREEN”. Adresa: Pallati i Kulturës, kati i III-të, nr. 25 31000 Istog, Kosovë Tel/Fax: +381 39 45 01 27 Mob: +377 44 28 29 23, + 377 44 52 72 79 E-mail: ngo@liria-i.org , ngo.liria@gmail.com
E N D
www.liria-i.org “RUAJE MJEDISIN, JETO GJELBËR” “SAVE THE ENVIRONMENT, LIVE GREEN” Adresa: Pallati i Kulturës, kati i III-të, nr. 25 31000 Istog, Kosovë Tel/Fax: +381 39 45 01 27 Mob: +377 44 28 29 23, + 377 44 52 72 79 E-mail: ngo@liria-i.org , ngo.liria@gmail.com web: www.liria-i.org
Liria-i është organizatë e cila është themeluar në vitin 2000 si rezultat i nevojës për organizimin e Komunitetit për adresimin dhe zgjedhjen e problemeve. • Fillimisht kemi zhvilluar aktivitete në funksion të forcimit të pozitës së Rinisë në Komunën e Istogut. • Bazuar në pozitën gjeografike në të cilën ndodhet Istogu ,bukuritë natyrore dhe pasuritë që ndodhen në të,OJQ”Liria-i” duke e parë rrezikun qe ju kanoset këtyre vlerave që nga viti 2004, shumicën e aktiviteteve tona i zhvillon në funksion të ruajtjes së tyre.
Qëllimi - Vizioni - Misioni Qëllimi • Orientimin dhe përkrahjen e komunitetit për realizimin e vizioneve te tyre drejt zhvillimit te qëndrueshëm ne sferën socio-ekonomike për jete te shendoshë ne mjedis pastër. • Ndihmoj dhe përkrah zhvillimin e një rinie të shëndosh e të paprekur nga dukuritë negative. Vizioni • Shoqëri e shëndoshë e edukuar mirë, e cila jeton në një mjedis të pastër dhe larg dukurive negative Misioni • Forcimi i kapaciteteve të Rinisë, edukimi joformal, forcimi i qasjes në vendimmarrje dhe vetëdijesimi i shoqërisë për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
AKTIVITETET Edukimi jo-formal • Trajnimet për ngritje të kapaciteteve, kurset për mësimin e gjuhëve të huaja, kompjuterit dhe aktivitete tjera të kësaj lëmie varësisht nga kërkesat e përfituesve Aktivitetet mjedisore • Fushatat e rregullta për vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit (pastrimi i qytetit dhe i hapësirave të gjelbëruara, shpërndarja e broshurave informative dhe posterëve të cilat japin mesazhe për ruajtjen e mjedisit • Tryeza, debate, dhe aktivitete tjera kreative (mbrëmje Rinore, aktivitete sportive) në funksion të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit Fushata avokuese • Avokim dhe lobim për çështjet mjedisore me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mes të qytetarëve, bizneseve dhe qeverisë lokale.
Resurset • Stafi i kualifikuar dhe i trajnuar për fusha të ndryshme të aktiviteteve • Profili i qartë i veprimtarisë • Numri prej 35 vullnetarëve të rregullt • Numri prej 581 anëtarëve • Autoriteti dhe imazhi i mirë në Komunitet • Vetë qëndrueshmëria nga shërbimet që ofrojmë • Raportet e mira me OJQ nga e tërë Kosova • Raportet e mira me donatorët dhe institucionet vendore
Hapësirë e mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve ( salla e trajnimeve,konferencave, kurseve dhe e informatikës.)
PROJEKTET AKTUALE • Agjenda e gjelbër - Ky projekt financohet nga organizata Holandeze Milieukontakt përkatësisht Programi Regjional i Ambientit për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e punëve të jashtme e Holandës (2007-2010). • Sector –Ky projekt financohet nga REC & SIDA (2009). • Projekti për Zhvillimin e Rinisë- Ky projekt financohet nga Banka Botërore (2007-2013).
Agjenda e Gjelbër • Agjenda e gjelbër është një metodë me pjesëmarrje për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive e planeve lokale të zhvillimit të qëndrueshëm me një pjesëmarrje aktive të sektorëve të ndryshëm në komunitet lokale ku zhvillohet procesi. Metoda është mjaft speciale, krahasuar me procese të tjera me qëllim të ngjashëm, në së paku në tre aspekte kryesore: procesi nis me identifikimin e vlerave lokale sesa me problemet, pjesëmarrja në proces nuk është e kufizuar vetëm për ekspertët apo grupe të caktuara interesi por është e hapur për të gjithë, dhe si rezultat procesi është pronësi e popullsisë lokale. Vlerat • Në fillim të punës në komuniteti aktorët identifikojnë vlerat e komunitetit të tyre. Ideja është të fokusohet në ato gjera që banorët lokal janë krenar dhe të mos bazohet procesi në probleme. Shembuj të vlerave janë trashëgimia natyrore dhe kulturore
Pjesëmarrje e gjerë • Procesi i agjendës së gjelbër është i hapur për të gjithë të interesuarit, edhe nëse janë ose jo ekspertë. Ne besojmë që çdokush që është aktiv në komunitet mund të kontribuojë në suksesin dhe rezultatet e procesit, dhe duhet të aftësohet për të bërë një gjë të tillë. Kjo do të thotë ti kushtojmë më tepër rendësi ndërtimit të kapaciteteve lokale duke ju dhënë banorëve mjetet për të marrë pjesë efektivisht në proces dhe në zbatimin e veprimeve. Pronësia vendore e procesit • Pas përzgjedhjes së 3-4 vlerave prioritare, grupet e punës do të formohen duke punuar mbi një nga këto vlera. Grupet analizojnë gjendjen e vlerave si dhe vijnë me ideja për veprime dhe projekte në kuadër të një strategjie të pranuar. Të gjitha këto hapa janë ndërmarrë nga banorët vendas bazuar në prioritetet, nevojat dhe dëshirat e tyre. Si rezultat i kësaj ata janë tepër të motivuar për të zbatuar planet e tyre të shkruara në dokumentin e agjendës së gjelbër.
Rezultatet • Involvimi i 40 personave në grupin e akterëve me pjesëmarrje nga Kryetari i Komunës, drejtorë të drejtorive Komunale, përfaqësues të fshatrave, OJQ-ve,bizneseve, mediave si dhe persona tjerë me ndikim në Komunitet. • Formimi i tri grupeve punuese të cilët mbajnë takime të rregullta mujore: • Ujërat • Bjeshkët • Trashëgimia dhe agrokultura Aktivitetet: • Publikimi i katalogut me vlerat mjedisore të Komunës së Istogut • Ndikimi në hartimin dhe aprovimin e rregullores komunale për mbrojtjen e lisave të vjetër dhe vendndodhjeve arkeologjike • Përgatitja e dokumentit Agjenda e Gjelbër • Realizimi i projektit i financuar nga Komuna,Bizneset,OJQ-të dhe Komuniteti • Fushatat e rregullta vetëdijesuese për ruajtjen e mjedisit dhe organizimi i debateve mes zyrtarëve Komunal dhe qytetarëve për probleme të caktuara mjedisore • Ngritja e fondeve (hartimi i projekteve tjera)
SECTOR • Programi SECTOR mbështet organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore për të përmbushur rolin e tyre si faktor i rëndësishëm për zhvillimin e komunitetit në fushën e mbrojtjes së mjedisit. • Programi SECTOR synon të nxisë zhvillimin e një shoqërie civile mjedisore të gjallë e demokratike, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht shoqërinë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në zonat urbane. • Bazuar në procesin e vetëvlerësimit, Liria-i është mbështetur nërealizimin e këtyre aktiviteteve: • Organizimin e pesë sesioneve të trajnimit intensiv për stafin dhe vullnetarët në fushat e: • Komunikimit me media dhe publikun, planifikimit strategjik,menaxhimi i ciklit për projektit, hartimi i raporteve narrative dhe financiare, avokim dhe lobim dhe trajnimit për trajner • Organizimin e tri ligjëratave për Konventën e Arhusit • Publikimin e web-faqes, dhe • Blerjen e pajisjeve për zyrë
Projekti për zhvillimin e Rinisë në Kosovë • Ky projekt ka filluar të implementohet në muajin qershor 2007 dhe përfundon në dhjetor të vitit 2013. Liria-i, përmes këtij projekti synon forcimin e kapaciteteve të Rinisë përmes përkrahjes së organizatave Joqeveritare në ofrimin e shërbimeve për Rini në tri programe bazë (kursin e gjuhës angleze, kursin e kompjuterëve dhe aftësive jetësore në aktivitete sportive, paqe dhe tolerancë, punë ekipore dhe punë vullnetare. • Ky projekt aktivitetet e tij i dedikon për grupmoshat 15-24 vjeçar. Përmes realizimit të këtij projekti kemi arritur që vetëm gjatë vitit 2008 ti kemi mbi 1000 përfitues të aktiviteteve.
JU FALEMINDERITTHANK YOU www.liria-i.org ngo@liria-i.org