1 / 12

Bazat e kontabilitetit

Bazat e kontabilitetit. Diskutimi/Ushtrimi i parë Mësimdhënës: Mr. sc. Sokol Domniku, . Biznesi dhe format e tij. Biznesi – Format e tij . Individual Ortakëria Shoqëritë aksionare . Funksionet kryesore të biznesit .

Télécharger la présentation

Bazat e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Bazat e kontabilitetit Diskutimi/Ushtrimi i parë Mësimdhënës: Mr. sc. Sokol Domniku,

  2. Biznesi dhe format e tij Biznesi – Format e tij Individual Ortakëria Shoqëritë aksionare Funksionet kryesore të biznesit Shitja Financat dhe Kontabiliteti Prodhimi Burimet njerëzore

  3. Aktiviteti dhe transaksioni i biznesit • Aktiviteti i biznesit përfshinë prodhimin dhe shitjen e produkteve ose shërbimeve konsumatorëve potencial të tregut. • Shitja ose blerja e një produkti ose shërbimishkakton një transaksion.

  4. Roli dhe funksioni i kontabilitetit në biznes • Bënë evidentimin e të gjitha transaksioneve të biznesit • Ndikon na rrjedhën efektive të veprimtarisë së ndërmarrjes si funksion i veçantë i biznesit

  5. Nocioni dhe llojet e kontabilitetit • Kontabiliteti mund të definohet si një set i rregullave dhe koncepteve i cili mundëson evidentimin, regjistrimin, komunikimin e informatës e cila buron nga ngjarjet që ndodhin përbrenda një njësie ekonomike. Kontabiliteti financiar: Kontabiliteti Menaxherial : Kryesisht shfrytëzuesit e jashtëm e përdorin: Furnitorët Kreditorët (Banka) Aksionarët Punonjësit Kryesisht shfrytëzuesit e brendshëm e përdorin: Menaxherët

  6. Formula e kontabilitetit A (At) – D = K (An) • “A”është shkurtesë për asetet (angl. Assets) që d.m.th. pasuri e ndërmarrjes (toka, ndërtesat, paratë, mjetet e punës, etj.), dhe nënkuptojnë të gjitha asetet totale të saj. • “D”është shkurtesë për detyrimet e ndërmarrjes. Kjo do të thotë që të gjitha obligimet dhe borxhet e ndërmarrjes ndaj palëve të treta, p.sh. ndaj bankës, furnizuesve, shtetit, punonjësve, etj. • “K”është shkurtesë për kapitalin ose emërtohet si asetet neto. Kapitali i pronarit definohet pasi të zbresim detyrimet nga asetet totale të ndërmarrjes. Çka nënkuptojmë më këtë? Për këtë do ilustrojmë shembullin nr. 1:

  7. Shembulli nr. 1 • Supozojmë që gjendja e një ndërmarrjeje është kjo: • Asetet totale janë 100.000€ • Detyrimet janë: 20.000€ • Atëherë Kapitali do të jetë 80.000€, për arsye se pasi që zbresim 20.000€ nga asetet totale që janë 100.000€, atëherë do e fitojmë këtë vlerë. d.m.th. A (100.000) – D (20.000) = K (80.000)

  8. Shembulli nr. 2 • Për të kuptuar më mirë formulën ne do e bëjmë ilustrimin edhe të shembullit të dytë: • Supozojmë që marrim një kredi në vlerë prej 10.000€! Çfarë ndryshime dhe si do të regjistronim këtë rast? • A (100.000) – D (20.000) = K (80.000) • A (100.000 +10.000 (kredia) = A (110.000) • D (20.000 + 10.000 (kredia) = D (30.000) • K (80.000) ---------------------- = K (80.000) • Siç vërehet pasi kemi marrë kredinë, neve asetet totale na rriten për 10.000€, d.m.th. në total 110.000€, por poashtu edhe detyrimet na rriten për 10.000€, d.m.th. në 30.000 pasi ne tani kemi detyrim ndaj kredidhënësit. Dhe pasi që aplikojmë formulën A –D = K, vlera e kapitalit mbetet 80.000€.

  9. Asetet dhe kuptimi i tyre • Asetet (angl. assets) janë pasuria e organizatës. Ato paraqiten në forma dhe lloje të ndryshme. Në vijim do i paraqesim disa nga asetet kryesore të firmës: • paraja • mjetet kryesore • toka • ndërtesat • llogaritë e arkëtueshme • licenca e punës • malli • xhirollogaria bankare • e drejta autoriale

  10. Format/kategoritë e aseteve • asete të prekshme • asete jo të prekshme • asete qarkulluese ______________________________ Shembulli nr. 1: t’i klasifikojmë asetet sipas formave të tyre

  11. ASETE TË PREKSHME ASETE TË PAPREKSHME ASETE QARKULLUESE

  12. Pyetjet dhe komentet i dërgoni në e-mail adresën: sokol_domniku@hotmail.com

More Related