1 / 22

Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 5 Qarqet elektrike të rrymës njëkahore

Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 5 Qarqet elektrike të rrymës njëkahore Akademik Alajdin Abazi e-mail: a.abazi@seeu.edu.mk , Tel: (044)356-110. Qarku Elektrik. Qark rryme – qarku i mbyllur i rrjedhës së ngarkesave, gjegjësisht rrymës, ku rrjedha inicohet përmes burimit të rr. elektrike.

khanh
Télécharger la présentation

Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 5 Qarqet elektrike të rrymës njëkahore

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 5 Qarqet elektrike të rrymës njëkahore Akademik Alajdin Abazie-mail:a.abazi@seeu.edu.mk , Tel: (044)356-110

  2. Qarku Elektrik • Qark rryme – qarku i mbyllur i rrjedhës së ngarkesave, gjegjësisht rrymës, ku rrjedha inicohet përmes burimit të rr. elektrike. • Qarku fizik i rrymës – ndërlidhje të elementeve fizike reale, si.p.sh. bateri, përçues ndërlidhës, rezistor, kondensator, etj. • Qarku elektrik – modeli i qarkut fizik i përbërë nga elementet ideale (që përfaqsojnë veti të veçanta të elementeve reale), p.sh. Rezistencë, kapacitet ose tension (gjenerator ideal) • Kuptimi i qarkut elektrik në fakt është përshkrim jodimenzional i gjendjeve reale fizike, d.t.th. përshkrim i koncentruar në elemente të veçanta të qarkut (qarqe me parametra të koncentruar) • Qarku i thjeshtë i rrymës zakonisht përbëhet vetëm nga burimi, përçuesit ndërlidhës dhe harxhuesi.

  3. Qarku Fizik dhe Elektrik • Qarku Fizik: • Skema e ndërlidhjes fizike interpretohet përmes skemës elektrike, në ç’rast burimi dhe harxhuesi tregohen si elemente të koncentruara, kurse ndërlidhja mes tyre pa dimenzione (rezistenca e përçuesve = 0) • Qarku Elektrik(skema elektrike): • Pikat a dhe b, si dhe c dhe d ndodhen në potencijal të njejtë. Burimi Harxhuesi

  4. Variablat dhe Parametrat e Qarqeve El. • Variabla: • Rryma, Ngarkesa, Tensioni, Potenciali, Fuqia, Energjia • Parametra: • Rezistenca, Kapaciteti, etj. • Ligjet e qarqeve elektrike: • Definojnë lidhjet mes variablave dhe parametrave të qarqeve elektrike, si. p.sh. Ligji i Omit: u(t)=i(t)R • Zgjidhja e qarqeve elektrike • Përcaktojnë parametrat dhe variablat e qarqeve duke respektuar ligjet e qarqeve elektrike

  5. Elementet themelore të qarqeve elektrike • Elementet aktive: (gjenerojnë më tepër energji elektrike sesa që pranojnë) • Burimi i tensionit • Burimi i rrymës • Elementet pasive: (Nuk mund të japin më tepër energji elektrike ngaqë pranojnë) • Rezistori • Kondensatori

  6. Ndërimet kohore të burimeve të rr. dhe t. Tensioni (rryma) Tensioni (rryma) njëkahore e ndryshueshme

  7. Kahja referente e rrymës dhe polariteti i tens. • Për rrymat dhe tensionet që ndërojnë në varësi me kohën ose që janë të panjohura (në momentin e shqyrtimit) kahja dhe polariteti merren si referente. • Kahja referente (polaritet referent) definohet me marrëveshje (supozim paraprak), kurse kahja e vërtetë (polariteti) në varësi me ate referente përcaktohet nga parashenja (pozitive ose negative) e rezultatit të fituar. • Shembull: Poqëse rezultati i llogaritur për intensitetin e rrymës është I=-5A, d.t.th. kahja e vërtetë e rrymës është e kundërt me ate referente, gjegjësisht me ate fillestare të supozuar!

  8. Shembuj të kahjeve dhe polariteteve referente • Polariteti referentpër ngarkesën: • Kahja referentee rrymës: • Polariteti referenti tensionit: Kahja (pol.) referente Kahja e vërtetë q(t)>0 q(t)>0 i(t)>0 i(t)>0 u(t)>0 u(t)>0

  9. Parashenja ref. e fuqisë dhe kahja e rrjedhës së en. • Parashenja referente (pozitive) e fuqisë përcaktohet përmes polaritetit referent të tensionit dhe kahjes referente të rrymës. • Elementi i djathtë ka ref. p(t)>0 (si rezistenca) d.t.th. pranon energji. • Parashenja referente e fuqisë përcakton edhe kahjen referente të rrjedhës së energjisë, kurse parashenja e vërtetë e fuqisë p(t) tregon kahjen e vërtetë të rrjedhës së energjisë w(t). Kahja referente Kahja e vërtetë p(t)>0 p(t)>0

  10. Lidhja mes rrymës dhe tensionit në el. të veçanta • Barazimet e ndërlidhjeve mes kahjes referente të rrymës dhe polaritetit të tensionit në elemente të veçanta: • Rezistenca: u(t) = i(t) · R • Kapaciteti: i(t) = C · du(t) / dt

  11. Përshkrimi formal i elementeve të qarqeve el. • Rezistenca: (element dypolar te i cili rryma dhe tensioni janë të lidhura sipas ligjit të Omit): • Fuqia në rezistor: • (është harxhuese, ngase energjinë el. e shndëron në nxehtësi) • Energjia në rezistor: • (është pasive)

  12. Përshkrimi formal i elementeve të qarqeve el. • Karakteristika tension-rrymë (UI ose volt-amper) a) Lineare b) Jolineare (Rezistencë omike R) (Element jolinearN) R≠rd

  13. Përshkrimi formal i elementeve të qarqeve el. • Kapaciteti: (element dypolar që ndërlidh ngarkesën me tensionin): • Rryma nëpër kondensator: • Tensioni në kondensator: • u0 – tensioni fillestar në momentin t’=0

  14. Përshkrimi formal i elementeve të qarqeve el. • Karakteristika ngarkesë-tension e kapacitetit • Fuqia në kondensator: p(t)>0 – pranon energji p(t)<0 – dorzon energji

  15. Përshkrimi formal i elementeve të qarqeve el. • Energjia në kondensator: pasiv • Tensioni në kondensator është funkcion kontinual: përndryshe:

  16. Përshkrimi formal i elementeve të qarqeve el. • Burim ideal: • Burim tensioni:element dypolar që siguron tensionpavarësisht nga ngarkesa (rryma) • Rezistenca e burimit ideal tëtensionit është zero (Ri=0) • Burim rryme:element dypolar që siguron rrymëpavarësisht nga ngarkesa (tensioni) • Rezistenca e burimit ideal tërrymës është pakufi ( )

  17. Kuptimi i lidhjes së shkurtë dhe të hapur • Lidhja e shkurtë:ndodh mes dy pikave të qarkutelektrik (mes pikave a dhe b) mes të cilave rezistenca dhetensioni janë zero. • Lidhja e hapur: ndodh mes dy pikave të qarkutelektrik (mes pikave a dhe b) mes të cilave rezistenca ështëpakufi kurse rryma zero.

  18. Elemente tjera me rëndësi te qarqet elektrike • Ndërprerësi (ideal): element dypolar që hap dhe mbyll qarkunelektrik. Ka dy pozicione: • I hapur ( , lidhja e hapur) dhe • I mbyllur (R=0, lidhje e shkurtë) • Ampermetri (ideal): element dypolar që tregon intensitetin errymës që kalon nëpër te. • RA=0 (lidhje e shkurtë) • Voltmetri (ideal): element dypolar që tregon tensionin mespikave të kyçura. • (lidhje e hapur)

  19. Lidhjet mes elementeve në qarqet elektrike • Lidhjet elementare mes elementeve të qarqeve: • Lidhja serike • Elementet janë të lidhur në seri nëqoftëse përmes tyre rrjedh rryma e njejtë! • Lidhja paralele • Elementet janë të lidhur paralelisht nëqoftëse kanë tension të njejtë! • Rrjeta elektrike • Bashkësi e elementeve të lidhura në mënyra të ndryshme(p.sh. rrjeta rezistorësh, kondensatorësh, etj.) • Zakonisht rrjetat kanë edhe më tepër burime!

  20. Ligjet e Kirhofit • Ligji i Kirhofit për rrymë • Për çdo nyje me n degë vlen: (Shuma algjebrike e të gjitha degëve në nyje është 0) • Zakonisht rrymat që hyjnë në nyje ih shënohen me parashenjën “+”, kurse rrymat që dalin nga nyja id shënohen me parashenjën “-”. • LIK mund të shkruhet edhe në formën vijuese: • (Shumaт algjebrike të degëve në hyrje dhe dalje të nyjeve janë të barabarta)

  21. Ligjet e Kirhofit • Ligji i Kirhofit për tension • Për çdo qark të mbyllur (me n elemente) vlen: (Shuma algjebrike e tensioneve të të gjitha elementeve në degë =0) • Zakonisht qarku shënohet me kahje referente dhe tensionet që në atë kahje rriten shënohen me parashenjën “+”, kurse ata që në atë kahje zvoglohen shënohen me parashenjën “-”. • LIIK mund të interpretohet edhe në formën vijuese: nëse në qark ka nbburime me ub tensione dhe np elemente pasive me up tensione, atëherë vlen: • (Shuma algjebrike e të gjitha tensioneve në të gjitha burimet është e barabartë me shumën algjebrike të tensioneve në të gjitha elementet pasive të qarkut të mbyllur)

  22. Pyetje!

More Related