1 / 88

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

rooney-burt
Télécharger la présentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda: KonceptetbazetekontabilitetitTema I-re: Njohuri per kontabilitetinsiteoridhepraktike.Leksioni 2a- Organizimiikontabilitetit, forma dhembajtja e llogarise.b- Libratkontabel, (Ditari, partitari, libriimadhetj) planiillogarive, dheprezantimiityre. c- Detyrimetligjore per dokumentetbazetekontabilitetit (Fatura, Flete-hurje, Flete-daljeetj)Leksione 2 oreSeminare 1 oreLaborator 1 ore

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tjere rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë mije dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj.Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga shteti(tatim paguesit) të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem,përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje në klasë, mbani mend,më mirë të dukesh i paditur në klasë,sesa të dalesh me rezultat te dobet në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. NJOHURI PËR KONTABILITETIN SI TEORI DHE PRAKTIKË ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Organizimi i kontabilitetit dhe sistemet më të përdorshme të tij Detyrimet ligjore për dokumentet bazë të kont. • Forma dhe mbajtja e llogarive • Librat e kontabël të detyrueshëm • Nocioni i sistemit kontabël • Plani i llogarive • Dokumentet e magazinës dhe rregullat e ndërtimit të tyre. • Dokumentat e arkës/bankë dhe rregullat e ndërtimit të tyre.

  8. a/1 Organizimi i kontabilitetit. a/1.1 Forma dhe mbajtja e llogarive. Kontabiliteti duhet të organizohet në mënyrë që të lejojë: • mbledhjen e plotë, regjistrimin kronologjik dhe ruajtjen e të dhënave bazë; • disponibilitetin e informacioneve elementare dhe ndërtimin, në kohën e duhur, të bilancit dhe pasqyrave financiare të të ardhura dhe shpenzimeve,të lëvizies së kapitalit,të lëvizjes së mjeteve monetare etj; • kontrollin e saktësisë së të dhënave dhe të proçedurave të trajtimit. Këto pëcaktime mbështeten në dispozitat e ligjit “Për kontabilitetin”, që detajon detyrimet kontabël t ë njësive ekonomike. Në fakt, çdo njësi ekonomike duhet: • të proçedojë me rregjistrimin kontabël të lëvizjeve të çdo elementi pasurie. Këto regjistrime përcaktohen kronologjikisht; • konstatimi me inventar, të paktën një herë çdo dymbëdhjetë muaj, i ekzistencës dhe vlerës së elementeve të pasurisë së njësisë ekonomike; • ndërtimi i llogarive vjetore në mbyllje të ushtrimit, nisur nga regjistrimet kontabël dhe inventari. Këto llogari vjetore përfshijnë bilancin, llogarinë e rezultatit dhe një aneks, duke formuar një tërësi të pandashme. ½ Librat kontabël të detyrueshëm. Lidhur me studimin e proçedurës kontabël, janë hedhur shumë ide në fushën e mbajtjes së librave kontabël. Sipas ligjit “Për kontabilitetin”, çdo njësi ekonomike detyrimisht duhet të mbajë një ditar partitar, një libër të madh dhe, së fundi, një libër inventari.

  9. a/1 Ditari. Ditari është një libër që rregjistron të gjitha veprimet që përcaktojnë pasurinë e njësive ekonomike. I quajtur ende “ditar i përgjithshëm”, ai mund të ndahet në “ditarë ndihmës”, në mënyrë që të bëhet një zgjedhje e parë e veprimeve kontabël. Ditari quhet edhe libri i regjistrimeve kronologjike, pasi veprimet në të regjistrohen sipas datave të kryerjes së tyre, e plotësuar kjo edhe me shpjegimet përkatëse. Në këtë libër regjistrohet i gjithë dokumentacioni bazë: (faturë blerje-shitje, dokumentet e arkës: mandat arkëtimi, mandat pagesa: dokumentet e bankës, urdhër-xhirimi, çeku, arkëtim banke, etj.). Ky libër ka këto të dhëna: • Data, ku shënohet muaji, viti, data kur është kryer veprimi ekonomik, dmth. data e dokumentit kontabël që vërteton kryerjen e veprimit, si dhe numri i tij. • Përshkrimi, ku shënohet përshkrimi i natyrës së veprimit dhe numri e data e dokumentit që shoqëron dokumentin bazë që shënohet në ditar (p.sh. fatura e shitjes që mund të shoqërojë dokumentin e arkëtimit etj.) • Shuma, ku shënohet shuma (në lekë) e veprimit të kryer (pra, debiti apo krediti i llogarisë sipas llojeve të ditarëve, arkës, bankës, shitjeve, blerjeve, etj.) • Në kolonat pas shumës analizohen llogaritë që debitohen apo kreditohen sipas rastit.

  10. Forma e ditarit a/2. Për veprimet e hyrjeve të arkës: Ditari 1 janar 200X Në lekë 1- Llogarite që debitohen: 5311 “Arka” = 15.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: 581.0 Xhirime të brendshme = 5.000 lekë 411.000 Njësia x = 10.000 lekë -------------------------------- Shuma 15.000 lekë Shënim: Artikujt kontabël në fund të çdo muaji regjistrohen në llogaritë përkatëse të Librit të Madh dhe në partitarët përkatës. Kontabiliteti i informatizuar, këto artikuj kontabël i krijon në mënyrë informatike që në momentin e kontabilizimit të dokumentit-bazë (MA apo MP)

  11. Pra, siç shihet, kontabilizohen vetëm MA, të dorëzuara nga arkëtari, duke debituar llogarinë 5311 “Arka” dhe kredituar llogaritë përkatëse sipas natyrës së veprimit kontabël (411.000, 411.001, 581, etj) • Kur subjektet private punojnë me disa monedha (USD, Euro, etj) ditari mbahet sipas modelit të mësipërm në lekë, por i veçantë për secilën monedhë, duke bërë evidentimin në kolona të veçanta për monedhën e huaj dhe më vete për konvertimin në lekë. Në këto raste forma e ditarit paraqitet : Në monedhë të huaj Ditari 2 Janar 200X

  12. Shënim: Për çdo monedhë mbahet ditar i veçantë sipas këtij modeli Artikulli kontabël 1- Llogaritë që debitohen: -5314.0 “Arka USD” = 7.000 USD = 945.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - 581.1 “Xhirime të brendshme B/A” = 675.000 lekë - 411.000 “Njësia x.” = 270.000 lekë --------------------------- Shuma 945.000 lekë Pra, siç shihet, kontabilizohen mandat-arkëtimet në monedha të huaja (USD, Euro, etj), duke debituar llogarinë 53140 “Arka USD” dhe kredituar llogaritë 581, 411, etj., sipas natyrës së veprimit. 4.1.2.1.b Për veprimet e daljes së arkës Në lekë Ditari 3 Janar 200X në lekë

  13. Artikull kontabël 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 401.000 Njësia x = 5.000 lekë - Llogaria 615 riparime = 10.000 lekë -------------------------- Shuma 15.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - 5311 “Arka lekë” = 15.000 lekë Pra, siç shihet, kontabilizohen mandat-pagesat që kanë të bëjnë me veprimet në lekë, duke debituar, sipas natyrës së veprimit, llogaritë 401.000 Njësia “x” (Furnitorë), llogarinë 615 “Riparime, etj.” dhe kredituar llogarinë 5311 “Arka lekë”. Në monedha të huaja Ditari 4 Janar 200X

  14. Shënim: Për çdo monedhë të huaj mbahet ditar i veçantë Artikull kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 401.000 “Njësia x = 135.000 lekë - Llogaria 604 “Energji elektrike” = 135.000 lekë --------------------------- Shuma 270.000 lekë --------------------------- 2- Llogaritë që kreditohen - Llogaria 5314.0 “Arka usd” = 2.000 $ = 270.000 lekë Pra, siç shihet, kontabilizohen mandat-pagesat që kanë të bëjnë me veprimet me monedha të huaja, duke debituar sipas natyrës së veprimit llogaritë 401.001”Njësia y”, llogaria 604 “Energji elektrike”, etj., dhe kredituar llogarinë 5314.0 “Arka USD”. 4.1.2.1.c.Për veprimet e hyrjes së bankës: a) Në lekë Ditari 5 Janar 200X

  15. Artikull kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - llogaria 5121 “Banka në lekë” = 15.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - Llogaria 411.000 Njësia x = 10.000 lekë - Llogaria 581.0 “Xhirime të brendshme B/A” = 5.000 lekë ------------------ Shuma 15.000 lekë Pra, siç shihet, kontabilizohen dokumentet e veprimeve të hyrjes ne bankës nga klienti,MA banke etj., që kanë të bëjnë me veprimet me lekë, duke debituar sipas natyrës së veprimit kontabël, llogarinë 5121 “Banka në lekë” në kredi të llogarive përkatëse 411.000 “Njësia x”, llogarinë 581.0 “Xhirime të brendshme”, etj. Shënim: N.q.s. kemi disa llogari bankare në lekë, do të hapim aq ditarë të veçantë sa llogari kemi. Kjo metodë është e thjeshtë dhe nuk lejon gabime. Kontabiliteti i informatizuar edhe për veprimet e bankës është i organizuar në këtë mënyrë, me ditar të veçantë, për çdo llogari bankare të hapur në banka të ndryshme, sipas nevojës së veprimtarisë së njësisë ekonomike . Në monedha të huaja Ditari 6 Janar 200X

  16. Artikull kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 5124.0 “Banka USD” = 270.000 lekë 2.000 $ 2- Llogaritë që kreditohen: - Llogaria 411.000 “Njësia x 135.000 lekë - Llogaria 581.0 “Xhirime B/A” 135.000 lekë Pra, siç shihet kontabilizohen dokumentet e veprimeve të hyrjes së bankës nga klienti, AB etj., që kanë të bëjnë me veprimet kontabël, duke debituar llogarinë 5124.0 “Banka në USD” në kredi të llogarive përkatëse 411.000 “Njësia x”, llogaria 581.0 “Xhirime të brendshme”, etj. a/3 Për veprimet e daljes nga banka. Në lekë Ditari 7 Janar 200X

  17. Artikulli kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 401.000 “Njësia x” = 100.000 lekë - Llogaria 604.0 “E.Elektrike” = 50.000 lekë - Llogaria 581.0 “Xhirime të brend.” = 200.000 lekë ---------------- Shuma 350.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - Llogaria 5121 “Banka lekë” = 350.000 lekë Pra, siç shihet, kontabilizohen dokumentet e veprimeve të daljeve të bankës, si MP e faturës sëfurnitorit,për pagesën e faturës së energjisë elektrike, çeku, etj., sipas natyrës së veprimit kontabël, duke debituar llogaritë: 401.000 Njësia “X”, 604.0 “Energjia elektrike”, 581 “Xhirime të brendshme”, etj., dhe duke kredituar llogarinë 5121 “Banka në lekë”. Në monedha të huaja Ditari 8 Janar 200X

  18. Shënim: Për çdo monedhë të huaj, sipas bankave ku janë hapur llogari mbahet ditar i veçantë Artikull kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 401.000 “Njësia x” = 135.000 lekë - Llogaria 604.0 “E.Elektrike” = 135.000 lekë - Llogaria 581 “Xhirime të brendshme.” = 135.000 lekë ------------------------------ Shuma 405.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - llogaria 5124.0 “Banka USD” = 3.000 USD 405.000 lekë Pra, siç shihet, kontabilizohen dokumentet e veprimeve të daljeve të bankës, si MP për pagesën e faturës së furnitorit, për pagesën e energjisë elektrike, etj., që kanë të bëjnë me veprimet në monedha të huaja, sipas natyrës së veprimit kontabël, duke debituar llogaritë: 401.000 “Njësia x”, 604.0 “E.Elektrike”, 581 “Xhirime të brendshme”, etj.dhe duke kredituar llogarinë 5124.0 “Banka USD”.

  19. a/4 Për veprimet e magazinës (Shitje-blerje) a) Për Shitje Ditari 9 Janar 200X Shënim: Veprimet në llogarinë inventariale 351 “Mallra” dhe 6035 “Ndryshimi i gjendjes së mallrave” bëhen me çmim kosto.

  20. Artikulli kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 6035 “Ndryshimi i gjendjes së mallrave” 25.000 lekë - Llogaria 41100 “Njësia x” 12.000 lekë - Llogaria 41101 “Njësia y” 24.000 lekë ----------------- Shuma 61.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - Llogaria 705 “Shitje mallra” 30.000 lekë - Llogaria 445 “TVSH e llogaritur” 6.000 lekë - Llogaria 351 “Mallra” 25.000 lekë ---------------- Shuma 61.000 lekë Siç shihet, kontabilizohen dokumentet e veprimeve të shitjes (faturat), pra dalja e mallrave nga magazina, duke debituar llogaritë 6035, 41100, 41101, etj., sipas rastit, dhe duke kredituar llogaritë 705, 445, 351, etj. Për Blerjet:Ditari 10 Janar 200X

  21. Artikulli kontabël: 1- Llogaritë që debitohen: - Llogaria 605 “Blerje Mallra” 30.000 lekë - Llogaria 445 “TVSH e zbritshme” 6.000 lekë - Llogaria 351 “Mallra” 30.000 lekë ------------------------- Shuma 66.000 lekë 2- Llogaritë që kreditohen: - Llogaria 6035 “Ndryshimi gjendjes së mallrave” 30.000 lekë - Llogaria 40100 Njësia x 36.000 lekë -------------------------- Shuma 66.000 lekë Pra, kontabilizohen dokumentet e veprimeve të blerjes (faturat), hyrja e mallrave në magazinat e shoqërisë tregtare, duke debituar llogaritë 605, 445, 351, etj., sipas rastit dhe duke kredituar llogaritë 6035, 40100, 40101, etj. Pasi janë kontabilizuar veprimet në ditarët përkatës sipas natyrës së veprimit kontabël, me artikuj kontabël përmbledhës, bëhet regjistrimi i tyre në partitarët përkatës (analizat e llogarive furnitorë, klientë, detyrime, etj) dhe në llogaritë e Librit të Madh.

  22. a/5. Partitari dhe teknikat e regjistrimit Mbartja e të dhënave nga ditari i përgjithshëm në partitarë bëhet sipas kësaj radhe: 1- Në fillim gjendet llogaria (furnitorë apo klientë) me numrin përkatës, në artikullin kontabël të muajit (P.sh. në rastin tonë muaji janar 200X). 2- Shënohet numri rendor. 3- Shënohet muaji në të cilin referohet artikulli kontabël, në kolonën e periudhës. 4- Te kolona “referim” shënohet numri i faqes së ditarit të përgjithshëm ku ndodhet artikulli kontabël. 5- Te shuma “debi” apo “kredi” shënohet shuma përkatëse në lekë e debitimit apo kreditimit sipas veprimit kontabël të kryer. 6- Në kredi të artikullit kontabël në ditarin e përgjithshëm shënohet numri i faqes së partitarit (p.sh. të furnitorit), ku është mbartur shuma nga ditari, duke bërë kështu lidhjen e veprimit midis ditarit dhe partitarit. E njëjta procedurë ndiqet dhe për mbajtjen e artikujve kontabël nga ditari në Librin e Madh. Shembull praktik për të ilustruar mbartjen e të dhënave të artikullit kontabël në partitarë dhe në Librin e Madh.

  23. Partitari i llogarisë 401 “Furnitorë” Kartela e llogarisë 40100 “Njësia x” Shënim: Me këtë teknikë mbarten të dhënat e ditarit të përgjithshëm dhe në partitarin e klientëve apo të detyrimeve të tjera debitore, si dhe në partitarin e detyrimeve kreditore. Kartela llogarie brenda librit të partitarit hapen aq sa furnitorë, klientë, debitorë apo kreditorë të ndryshëm ka.

  24. Libri i Madh. Përsa i përket Librit të Madh, ai është një dokument që centralizon të gjitha veprimet e së njejtës natyrë, me qëllim që të ndërtojë një listë të përgjithshme llogarish. Kujtohemi që për secilin prej tyre, Libri i Madh jep tre informacione thelbësore për kontrollin dhe ndërtimin e dokumenteve përmbledhës të kontabilitetit:a)situatën fillestare të llogarisë,b)lëvizjet e bëra gjatë periudhës dhe ,c)situatën e saj përfundimtare e quajtur, gjëndje ose teprica e llogarisë. Libri i Madh Kartela e llogarisë 5311 “Arka lekë” Shënim: Me këtë teknikë mbarten të dhënat e ditarit të përgjithshëm në artikuj kontabël në Librin e Madh, në kartelat përkatëse të secilës llogari si 5314.arka USD, në llogaritë e bankës, të shpeznimeve, të ardhurave, llogarive inventariale, etj.

  25. Libri i inventarit. Së fundi, libri i inventarit ndryshon në funksion të formës juridike të njësisë ekonomike. Në fakt, për shoqëritë aksionere dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të detyruara të depozitojnë llogaritë e tyre vjetore pranë gjykatës tregtare, libri i inventarit duhet të përmbledhë të dhënat e inventarit, duke detajuar veçanërisht zërat e ndryshëm të bilancit (psh.makinerit dhe paisjet,mallrat gjëndje,paratë në arkë e në bankë, klientë,furnitorë etj.) dhe vlerësimet e tyre. Nga ana tjetër, për tregtarët e tjerë që nuk janë të detyruar të depozitojnë llogaritë e tyre pranë gjykatës tregtare, libri i inventarit, në shumë prej informacioneve të njejta me shoqëritë e sipërpërmendura duhet të përshkruajë llogaritë vjetore, d.m.th. bilancin, llogarinë e rezultatit dhe aneksin. Në përfundim, vemë në dukje që dokumentet dhe librat e kontabilitetit duhet të ruhen për dhjetë vjet. Ky formalizim, si në mbajtjen e librave kontabël, ashtu edhe në kohëzgjatjen e ruajtjes së tyre, përbën një nga boshtet e forcës së mundshme të informacionit kontabël. a/6 Nocioni i sistemit kontabël. Në këto aspekte tepër materiale, njësia ekonomike duhet të adaptojë një numër proçedurash të trajtimit të informacionit. Sistemi kontabël i përgjigjet këtij objektivi meqenëse ai përcakton metodat dhe mjetet e vëna në zbatim nga njësia për të organizuar kontabilitetin e saj. Megjithëse kategoria e sistemeve kontabël rrjedh gjerësisht nga kuadri i këtij kursi, ne po trajtojmë llojet kryesore te organizimit. Sistemi klasik Në këtë sistem tradicional, veprimet regjistrohen në dy kohë. Në fillim, pjesa justifikuese regjistrohet në ditar, dhe në të dytën, artikulli i ditarit hidhet në llogaritë e Librit të Madh.Siç e shohim, kjo proçedurë kërkon një regjistrim të dyfishtë, gjë që, sigurisht, është një burim gabimesh dhe humbje kohe.

  26. Sistemet e informatizuar Shumica e njësive ekonomike tashmë janë të pajisura me sisteme të informatizuara, që bashkojnë shpejtësinë, besueshmërinë dhe shumë mundësi të trajtimit dhe përdorimit të informacionit. Në fakt, kontabiliteti i informatizuar lejon njëkohësisht: • të mblidhen në mënyrë kronologjike informacionet, me qëllim që të krijohet ditari ose ditarët ndihmës;të ushqehet Libri i Madh i përgjithshëm i llogarive; • të ndërtohen dokumentet analitike, me qëllim që të mundësojë kontrollin e drejtimit dhe shërbimit të • njësisë ekonomike;së fundi, të publikohet në mënyrë të shpejtë një pasqyrë, të nxirret bilanci dhe • dhe pasqyrat financiare. Është e qartë që zhvillimi i mjeteve informatike ka zhvendosur përafrimin e kontabilitetit. Dikur memorje e thjeshtë e ndërtimeve të mërzitshme, kontabiliteti, i pajisur tashmë me mjete të performancës, do të ngjitet gjithnjë e më lart duke ushqyer teknika të shumta financiare dhe tregtare. Cilido qoftë sistemi kontabël i adaptuar, është e detyrueshme të ndërtohet një dokument që përshkruan proçedurat dhe metodat kontabël, me qëllim që të mund të kuptohet organizimi i sistemit Informatik i përdorur.Në këtë dokument vënd të rëndsishëm duhet të zënë:lista e llogarive, dokumentet kontabël të shkruajtura, përshkrimi i materialeve dhe proçedurave të zbatuara në informatizimin e kontabilitetit etj. b/1 Plani i llogarive. Me qëllim që të regjistrohen lëvizjet e ndryshme që përcaktojnë ekzistencën e njësive ekonomike, kontabiliteti përdor një plan llogarish që karakterizohet nga një nomenklaturë e përgjithshme dhe një kodifikim i veçantë.

  27. Nomenklatura e përgjithshme. Plani kontabël i llogarive ndahet në tre kategori të mëdha: 1)llogaritë e bilancit ose të situatës, që lejojnë të ndërtohet bilanci; 2)llogaritë e drejtimit, që lejojnë të ndërtohet llogaria e rezultatit; 3)së fundi, llogaritë speciale, të rezervuara, qoftë për përdorim të brendshëm, qoftë për kontabilitetin analitik. Kjo nomenklaturë, e përcaktuar shprehimisht , prezantohet në formën e mëposhtme:

  28. Megjithëse ky kuadër kontabël tregon një listë llogarish me dy shifra, është e rëndësishme të vërejmë klasën së cilës ato i përkasin, d.m.th. rubrikën e përgjithshme nga e cila varen. Kjo rubrikë e përgjithshme (që figuron në pjesën e sipërme të kuadrit kontabël ) përcaktohet nga shifra e parë e llogarisë. Njëlloj do të flasim për llogaritë e klasës 1, 2 etj, për të shpjeguar përkatësinë e tyre. 4.2.1 Llogaritë e bilancit ose të situatës. Prezantimi i llogarive të bilancit. Pesë klasa të mëdha llogarish, të radhitura nga 1 deri në 5, regjstrojnë burimet, përdorimet dhe lejojnë të ndërtohet bilanci. Këto rubrika të mëdha kontabël, të cilësuara si llogari të bilancit, të situatës ose të pasurisë, janë: Llogaritë e klasës 1 Llogaritë e kapitaleve dhe detyrimeve të ngjashme. Këto llogari tregojnë ne bilancin e njesise ekonomike, burimet e financimit afatgjata, fitimin e njësisë ekonomike.P.sh, kapitali aksioner ose individual, rezervat, fitimi, provizionet dhe të gjitha financimet e jashtme që kanë qenë objekt i një huaje afatgjatë ose afatmesme. Llogaritë e klasës 2 Llogaritë e AAGJ. Këto llogari regjistrojnë, në aktivin e bilancit, përdorimet e qëndrueshme të njësisë. Ky nocion i përdorimeve të qëndrueshme mbulon atë të investimit, d.m.th blerjen e mjeteve të punës. Këto aktive tëAAGJ janë qoftë të patrupëzuara (fondi tregtar, patentat, koncensionet, etj.), qoftë të trupëzuara (terrene,ndërtesa,makineri,pajisje,etj.)qoftë financiare (huadhënie, tituj pjesëmarrjeje)

  29. Llogaritë e klasës 3 Llogaritë e inventarëve. Këto llogari tregojnë në aktivin e bilancit, gjendjen e inventarit dhe të prodhimit në proçes në fund të ushtrimit. Plani kontabël përdor dy kritere klasifikimi: • natyrën fizike të inventareve ose shërbimit. • rendin kronologjik të ciklit të prodhimit (lëndë e parë, prodhim në proçes, produkte të gatshëme). Llogaritë e klasës 4 Llogaritë e të tretëve. Llogaritë e klasës 4 janë llogari të tretësh dhe tregojnë, me tepricën e tyre, pozicionin e njësisë kundrejt partnerëve të saj (furnitorëve, klientëve, shtetit, personelit etj.). Debitorët ose kreditorët, në funksion të marrëdhënies që njësia ekonomike ka me të tretët, gjenden qoftë në aktiv, qoftë në pasiv të bilancit. P.sh, klientët mbi të cilët njësia posedon të drejta, vendosen në aktiv të bilancit, ndërkohë që marrëdhëniet me furnitorët,vendosen në pasiv. Kjo lloj analize mund të bëhet për pozicionin e të gjitha llogarive të të tretëve, herë debitorë, herë kreditorë. Llogaritë e klasës 5 Llogaritë financiare. Llogaritë e klasës 5, të cilësuara llogari financiare, regjistrojnë në bilanc vlera afatshkurtra. Këto në aktiv përfaqësojnë pasurinë, si p.sh. vlerat e lëvizshme të vendosjes, ose disponibilitetet (banka, arka). Megjithatë, këto llogari të klasës 5 regjistrojnë në pasiv një kategori shumë të veçantë të borxhit me afat shumë të shkurtër, përderisa bëhet fjalë për zbulim bankar, p.sh. pagesë të një fature kur njësia ekonomike nuk ka gjëndje mjete monetare në bankë.

  30. Bilanci Pozicioni në bilanc i këtyre llogarive mbështetet në teknikën kontabël të përdorur sipas natyrë së veprimit kontabël. Në fakt, ne dimë që llogaritë me tepricë debitore (përdorimet neto) figurojnë në aktiv të bilancit, ndërkohë që llogaritë me tepricë kreditore figurojnë në kapital +detyrime të bilancit (burimet neto). Për rrjedhim, është e lehtë të tregohet që disa llogari janë gjithmonë debitore ose zero, ndërkohë që disa janë gjithmonë kreditore ose zero, dhe që disa të tjera mund të jenë në të njejtën kohë debitore ose kreditore. Llogari gjithmonë debitore ose zero. Të gjitha llogaritë përfaqësuese të të mirave ose të drejtave, mund të jenë vetëm debitore ose zero (llogaritë e klasës 2 dhe 3). Arsyeja është e thjeshtë: këto llogari janë fillimisht përdorime, për para se të jenë burime.

  31. Shembulli 1 Një njësi ekonomike blen me likujdim të mëvonshëm një A.A.Gj(Makine) me vlerë 1 000. Gjendja e llogarive në formë T-je është e mëposhtmja: Pozicioni i llogarive të bilancit Debi 2. Akt. A.GJ. Kredi Debi 4. Furnitorë Kredi Faza 1 Faza 1 • Gjatë fazës 1, një njësi ekonomike blen një A.A.GJ me vlerë 1 000. Disa vjet më vonë, faza 2, ajo e shet këtë aktiv. • Regjistrimi i artikujve tregon që llogaria e aktiveve të qëndrueshme është debitore ose zero • Kjo është e vërtetë për llogaritë e klasës 2 dhe 3. Debi 2. Akt. A.GJ. Kredi Faza 2 Shitja e A.A.GJata

  32. Pa hyrë në detajin e shitjeve të AAGJ, duhet patur parasysh që llogaria e AAGJ do të kreditohet me shumën e blerjes fillestare, edhe n.q.se çmimi i shitjes do të jetë më i madh se ky. Maksimumi, kjo llogari do të mbyllet (shih skemën e mësipërme). Shembulli 2 N.q.se një llogari “inventari” është debitore për 100, është e qartë që ajo nuk mund të japë më shumë se 100...akoma, maksimumi ajo do të mbyllet. Shembulli 3 N.q.se llogaria “arka” është debitore për 200, që është një përdorim, burimi i kësaj llogarie sigurisht që nuk mund të jetë më i madh se 200. Nga ana tjetër, llogaria “banka”, për shkak të një pagese bankare, më të madhe se sa arkëtimet,atëhere gjëndja e saj në një moment të caktuar do të jetë kreditore(si një detyrim ndaj bankës). Llogaritë gjithmonë kreditore ose zero. Duke përdorur një arsyetim me të mëparshmin, mund të tregojmë që disa llogari mund të jenë vetëm kreditore ose zero (llogaritë e klasës 1). Llogaria kapitale, që regjistron kapitalin fillestare të ortakëve, tregon me tepricën e saj burimin që i siguronë njësisë ekonomike. Ky burim neto është një burim financimi e shënuar në kredi të llogarisë”Kapitali”.Detyrimet, të regjistruara në pasiv të bilancit, janë gjithashtu burime për njësinë dhe figurojnë në kredi të llogarive përkatëse.

  33. 01/01/200x Këto llogari të detyrimeve(borxheve) paraqesin gjithmonë një tepricë kreditore ose zero për dy arsye: Nga njëra anë, burimi (sjellja e fondeve) është gjithmonë më i hershëm se përdorimi. Nga ana tjetër, është e qartë që nuk mund të përdorohen më shumë mjete(para,makineri etj) se sa shuma e burimit të finacimit. Debi Banka Kredi Debi Hua Kredi Tepricë kreditore 1 000 lek 01/06/200x Debi Banka Kredi Debi Hua Kredi Tepricë kreditore 6000 lek 01/10/200x Debi Banka Kredi Debi Hua Kredi Llogari e mbyllur Kështu, llogaritë që regjistrojnë detyrimet janë gjithmonë kreditore ose zero.

  34. Llogaritë debitore ose kreditore. Llogaritë e klasës 4 (llogaritë e të tretëve) dhe një pjesë e llogarive të klasës 5 (llogaritë financiare) mund të jenë debitore ose kreditore. Dimë që llogaritë e klasës 4 tregojnë, me tepricën e tyre, pozicionin e njësisë ekonomike kundrejt të tretëve “Debitore ose kreditore”, në funksion të marrëdhënies që njësia ekonomike ka me partnerët e saj (kredi ose detyrime), ato vendosen qoftë në aktiv, qoftë në pasiv. Llogaritë debitore ose kreditore Debi Shitje Kredi Debi Kliente Kredi 1 Debi Shitje Kredi Debi Kliente Kredi 2

  35. 1. Njësia ekonomike “X” i shet me likujdim të mëvonshëm klientit të saj “Y” 100 lek mallra. Llogaria klienti “Y” do të jetë në aktiv të bilancit. 2. Po kjo njësi ekonomike merr një derdhje në avancë me vlerë 100 për një porosi nga klienti i saj “Y”. Atëhere teprica e llogarisë është kreditore. Në mbylljen e llogarive, teprica e llogarisë klienti “Y” do të shfaqet në pasiv të bilancit. Llogaria “klientë” paraqet një tepricë kreditore, meqenëse klienti“Y” sjell një burim financiar në njësinë ekonomike. N.q.se mbyllja e llogarive do të bëhej në fund të këtij veprimi, llogaria klienti”Y” do të ishte në pasiv të bilancit. Kjo lloj analize mund të bëhet për të gjitha llogaritë e të tretëve, herë debitorë (kur njësia ka një të drejtë për arkëtuar), herë kreditorë (kur njësia ka një detyrim). Megjithatë, llogaritë e klientëve janë përgjithësisht debitore dhe figurojnë në aktiv, përveçse në rastin e ilustruar nga shembulli i mëparshëm (paradhënie dhe këste). Llogaritë e furnitorëve, për arsye tërësisht të kundërta, janë përgjithësisht kreditore dhe figurojnë në pasiv të bilancit, por ndërkaq ato mund të jenë debitore në rastin e paradhënieve dhe kësteve dhe figurojnë në aktiv. Llogaritë “personeli, shteti, organizmat socialë”, janë përgjithësisht kreditore, por gjithashtu mund të jenë edhe debitore dhe të figurojnë në aktiv të bilancit kur njësia ekonomike i ka paguar detyrime më shumë shtetit apo punonjësëve. Së fundi, kujtojmë që në bazë të parimit të moskompensimit, ndodh shpesh të takojmë të njejtat llogari të të tretëve në aktiv dhe në pasiv, dhe nuk ekziston mundësia që të mbyllin njëra tjetrën (studimi i TVSH do ta ilustrojë këtë rast në figurë).

  36. Një pjesë shumë e vogël e llogarive të klasës 5 (llogaritë financiare), mund të takohet njëkohësisht në aktiv dhe në pasiv: bëhet fjalë për llogaritë e bankës dhe çeqeve postale (situatë shumë e rrallë për këtë llogari të fundit). Në fakt, dihet që një llogari bankare paraqet një tepricë debitore n.q.se njësia ekonomike disponon gjëndje në bankë, ose një tepricë kreditore n.q.se banka jep një paradhënie (zbulim). Nuk do të çuditemi pra, që llogarinë” banka” ta gjejmë herë në aktiv dhe herë... në pasiv. Këto tre mundësi të pozicionimit të llogarive në bilanc, mund të përmblidhen nga tabela e mëposhtme: Bilanci 4. Llogari të të tretëve

  37. Funksionimi i llogarive të bilancit. Funksionimi i llogarive të bilancit rrjedh direkt nga teknika kontabël e studiuar më parë. -Llogaritë e aktivit, që regjistrojnë përdorimet, rriten në debi dhe zvogëlohen në kredi. Shembull: një blerje aktivi (rritje) do të shënohet në debi të një llogarie aktivi, shitja (zvogëlim) do të regjistrohet në kredi. -Llogaritë e pasivit, që tregojnë burimet, rriten në kredi dhe zvogëlohen në debi. Shembull: Një huamarrje do të rrisë burimet e njësisë ekonomike dhe për rrjedhim, do të shënohet në kredi të një llogarie detyrimesh.Në të kundërt, pagimi i kësaj huaje, duke zvogëluar burimet, do të regjistrohet në debi të llogarisë përkatëse. Duke e përmbledhur, funksionimi i llogarive të bilancit i bindet llogjikës së mëposhtme:

  38. b/2. Llogaritë e drejtimit. Llogaritë e drejtimit, të ndara në dy klasa të mëdha, shpenzime dhe të ardhura, lejojnë të ndërtohet llogaria e rezultatit. Prezantimi i llogarive të drejtimit. Llogaritë e klasës 6 Llogaritë e klasës 6 janë të destinuara për regjistrimin gjatë ushtrimit të të gjitha shpenzimeve sipas natyrës, të cilat përcaktojnë dhe aktivitetin e njësisë. Megjithatë, duhet të bëjmë dy saktësime: Nga njëra anë, duhet të kuptojmë “sipas natyrës” një rigrupim homogjen të shpenzimeve që kanë të njëjtën origjinë dhe i përkasin të të njejtit kriter klasifikimi (shpenzime të personelit, të tatimeve, financiare, etj.). Nga ana tjetër, në kushtet e njësisë ekonomike këto shpenzime shpërndahen në llogarinë e rezultatit në funksion të përkatësisë së tyre. • në ato të shfrytëzimit; • në ato të drejtimit; • në ato të veprimeve të veçanta; Kështu,në njësinë ekonomike mund të bëhen tre nivele analize, të ndara qartë në llogarinë e rezultatit. Llogaritë e klasës 7 Llogaritë e klasës 7 regjistrojnë të ardhurat e njësisë ekonomike, të cilat vetë ndahen në të ardhura të lidhura me shfrytëzimin, veprimet financiare, veprimet e veçanta. Pozicioni i llogarive të drejtimit. Pozicioni i llogarive të drejtimit në llogarinë e rezultatit nuk përbën asnjë vështirësi të posaçme dhe mund të skematizohet në mënyrën e mëposhtme:

  39. Llogaritë e shpenzimeve janë gjithmonë debitore ose zero. (1) Llogaritë e të ardhurave janë gjithmonë kreditore ose zero. (1) Funksionimi i llogarive të drejtimit. Funksionimi i llogarive të drejtimit tashmë është mjaft i njohur. - Llogaritë e klasës 6, që regjistrojnë konsumimet e vlerave, janë përdorime dhe, për rrjedhojë,, rriten në debinë e tyre. Në të kundërt, megjithëse mjaft rrallë, ato zvogëlohen në kredinë e tyre(në raste kthimesh të mallrave apo produkteve) . Funksionimi i llogarive të drejtimit (1/2) (1) Njësia ekonomike X i blen Njësisë ekonomike Y një mall me vlerë 1 000 lekë. (2) Njësia ekonomike X kthen një pjesë të mallit me vlerë 300 lekë.

  40. Kontabiliteti i Njësisë ekonomike X Debi Blerje mallrash Kredi Debi Furnitori Y Kredi 1 Debi Blerje mallrash Kredi Debi Furnitori Y Kredi I njëjti shembull për konabilitetin e njësisë ekonomike Y b)Kontabiliteti i njësisë ekonomike Y 2 Debi Shtitje mallrash Kredi Debi Klienti X Kredi 3 Sigurisht, llogaria e blerjeve do të jetë gjithmonë debitore ose zero. - Llogaritë e klasës 7 regjistrojnë të ardhurat (burimet) dhe rriten në kredinë e tyre. Në të kundërt, çdo zvogëlim i burimit do të shënohet në debi të llogarisë së të ardhurave. E kundërta e shembullit të mësipërm mund të ilustrojë lehtësisht këtë funksionim, mjafton të imagjinojmë kontabilitetin e njësisë ekonomike X (shih skemën e mëposhtme):

  41. Llogaria e rezultatit b/3. Llogaritë posaçme. Në këtë rubrikë kontabël regjistrohen veprimet që mungojnë në bilanc dhe në llogarinë e rezultatit. Llogaritë e klasës 8. Llogaritë e klasës 8 përdoren nga njësia ekonomike për të realizuar një informacion më të plotë për disa veprime të veçanta, me qëllim që të plotsohen anekset e bilancit dhe pasqyrave finaciare.Psh.llogaritë e tretëve që regjistrojnë të drejtat dhe detyrimet për shitë-blerjet me garanci, qirat financiare, etj.). Këto elemente janë veçanërisht të pasur me informacion për analistin financiar.

  42. DEBI KREDI 4.3 Kodifikimi kontabël. Struktura e kodifikimit. Plani i llogarive klasifikohet në një kodifikim dhjetor, numri i secilës nga klasat nga 1 deri 9 përbën shifrën e parë të numrave të të gjitha llogarive të klasës përkatse. Secila llogari mund të ndahet në nënllogari. Numri i çdo llogarie ndarëse fillon gjithmonë nga numri i llogarisë ose nënllogarisë, ndarjen e së cilës ai përbën.Ky kodifikim është jashtëzakonisht interesant për analizën e veprimeve kontabël. Në fakt , ky sistem lejon të hapen aq rubrika sa është nevoja, dhe e kundërta, lejon të rigrupohen llogaritë në llogari të rangut një ose dy me qëllim që të ndërtohen pasqyrat e përmbledhse.Kështu, mjafton të shtojmë një dhjetëshe, për të arritur nënëllogari të tjera dhe në të kundërt, të heqim një apo më shumë për të arritur një përmbledhse llogarish.Kjo metodë, bën që nga një llogari kryesore (përmbledhse),të dalin nënllogari të tjera për të ndjekur aktivitetin e njësië ekonomike në mënyrë të detajuar.

  43. Rangu i llogarisë llogarisë 1 2 3 4 Rangu i 3-të 2 0 7 do të thotë Fondi tregtar (në AAGJ JO Materiale) 2 1 5 (materiale e pajisje) (në AAGJM) Rangu i 2-të 2 0 do të thotë AAGJJM. 2 1 AAGJM Rangu i 1-rë Do të thotë llogari të klasës 2

  44. Rangu i llogarisë llogarisë 1 2 3 4 Rangu i 3-të i klasës 4 Llogaritë e të tretëve 4 0 Furnitorë 4 1 Klientë 4 2 Personel 4 3 Organizma shoqëror 4 4 Shteti Etj... 1 2 3 4 Rangu i llogarisë lllogarisë Rangu i 3-të Përcaktimi i shpenzimit 6 0 1 blerje lëndësh të para 6 0 7 blerje mallrash Rangu i 2-të Natyra e shpenzimit Rangu i 1-rë Llogari shpenzimi

  45. Debi Banka Kredi 512 Debi Klientë Kredi 419 Aspekte të veçanta të kodifikimit. Disa aspekte të veçanta të kodifikimit kontabël meritojnë të nënvinëzohen: Llogaritë që përmbajnë shifrën 9 në rangun e tretë Në 01/01/200x, njësia ekonomike X derdh një këst 1 000 lekë parapagim për blerje mallrash. Klienti është për ne një burim financimi dhe normalisht del në kredi të llogarisë 419. Në fund të ushtrimit kontabël, me rastin e publikimit të dokumenteve përmbledhse, (dhe n.q.se kjo llogari do të paraqiste gjithmonë të njejtën tepricë), ajo do të figuronte në pasiv të bilancit. Po kështu, ne do të gjenim në të gjithë librat kontabël këto llogari, që përmbajnë një 9 në rangun e tretë. Shembujt më të shpeshtë do të ishin: 409 Furnitorë-debitorë (në rastin e paradhënieve dhe kësteve që u bën njësia ekonomike furnitorëve). 419 Klientë-kreditorë (shembulli i mëparshëm) 519.Llogari të zbuluara(overdrafte bankare) 609 Zbritje, shtyrje, komisione të marra (llogari kreditore që regjistrojnë zvogëlimet e shpenzimeve që rezultojnë nga reduktimet me karaker tregtar) 709 Zbritje, shtyrje, komisione të paguara etj. Së fundi,vemë në dukje se llogaritë e drejtimit që përmbajnë një 9 në rangun e tretë, mbahen gjatë ushtrimit kontabël për të regjistruar veprimet e kundërta me ato të llogarive të rangut 2. Megjithatë, këto llogari mbyllen në fund të periudhës dhe nuk shfaqen në llogarinë e rezultatit.

  46. Shembull Gjatë ushtrimit kontabël, Shoqëria X regjistron elementet e mëposhtëm: Shitjet e ushtrimit, 1 000 (në kredi). Zbritje të bëra gjatë ushtrimit, 20. Regjistrimet janë si më poshtë: 70 Debi Shitje Kredi 410 Debi Klientë Kredi 709 Debi Zbritje Kredi Nga një xhirim kontabël (c), llogaria 709 do të mbyllet (nga llogaria 70), me qëllim që të përcaktohet shuma neto e shitjeve që figuron vetëm në llogarinë e rezultatit.

  47. Llogaritë që përmbajnë një 9 në rangun e dytë. Llogaritë që përmbajnë një 9 në rangun e dytë janë llogaritë e aktiveve të rezervuara për regjistrimin e provizioneve për zhvlerësimin. Shembuj: • 2907, kjo llogari do të thotë “provizion për zhvlerësimin e fondit tregtar”; • llogaria 5903 do të thotë “provizion për zhvlerësimin e A.Financiare”; • llogaria 3970 tregon “provizion për zhvlerësimin e inventarëve” Duke hequr 9-ën në pozicionin e dytë, është e lehtë të gjendet rrënja e llogarisë me të cilën lidhet provizioni. Kështu, llogaria 4910 regjistron natyrisht një provizion për zhvlerësimin e llogarive klientë (mjafton të heqim 9-ën në rangun e dytë për të gjetur origjinën e llogarisë). Llogaritë që përmbajnë një 8 në rangun e dytë. Duke iu përgjigjur të njejtës llogjikë të kodifikimit sikurse në llogaritë e mëparshme, llogaritë që përmbajnë një 8 në rangun e dytë tregojnë amortizimet e llogarive me të cilat kanë lidhje. Për shembull: • llogaria 2815 do të thotë “amortizime të materialeve dhe pajisjeve” • 28182 do të thotë “amortizime të mjeteve të transportit”. Në të njejtën mënyrë me llogaritë e provizioneve, heqja e 8-ës në rangun e dytë lejon lehtësisht të gjendet llogaria së cilës i referohet amortizimi (215 për materialet, 2182 për mjetet e transportit). Llogaritë që përmbajnë një 8 në rangun e tretë ose të katërt Ky kodifikim i veçantë ilustron lidhjen e llogarive rregulluese me llogaritë përkatëse të të tretëve. Shembull: Një njësi ekonomike i shet një mall një klienti, të cilit, për arsye materiale, ajo nuk mund t’ia dërgojë faturën sot. Për ta lidhur shitjen me ushtrimin, ajo përdor llogarinë klientë, faturë për t’u plotësuar.

More Related