240 likes | 562 Vues
Kapitulli 4 Analiza e brendshme. Strategic Management: Concepts & Cases 10 th Edition Fred David. Natyra e analizës së brendsh me. Forcat/dobësitë e brendshme Mundësitë/rreziqet e jashtme Caktimi i qartë i misionit. Caktimi i objektivave dhe strategjive. Analiza e brendshme.
E N D
Kapitulli 4 Analiza e brendshme Strategic Management: Concepts & Cases 10th Edition Fred David
Natyra e analizës së brendshme • Forcat/dobësitë e brendshme • Mundësitë/rreziqet e jashtme • Caktimi i qartë i misionit Caktimi i objektivave dhe strategjive
Analiza e brendshme • Informatat për: • Menaxhment • Marketing • Financa/Llogaritje • Prodhim/operacione • Hulumtim/Zhvillim • Sistem informatik të menaxhmentit
Pikëpamje e bazuar në resurse Resurset fizike Resurset njerëzore Resurset financiare
Resurset e organizatës • Resurset fizike. Ka të bëjnë me përcaktimin e paisjeve dhe makinerive në dispozicion. • Resurset njerëzore. Kanë lidhje me numrin dhe llojin e profesioneve si dhe me përputhjen e këtyre resurseve me vendet e punës. • Resurset financiare. Përfshin burimet dhe përdorimin e parave, sigurimin e kapitalit, manaxhimin e parave, kontrollin e debitorëve dhe kreditorëve dhe manaxhimin e relacioneve me furnitorët e parave. • Resurset e paprekshme. Emri i markës, kontakteve të mira, imazhi i kompanisë.
Pikëpamje e bazuar në resurse • Të rralla(të cilat firmat konkurruese nuk i posedojnë) • Vështirë imitohen • Vështirë zëvendësohen
Integrimi i strategjisë dhe kulturës Vlerat Besimet Legjendat Heronjtë Ritet Produktet kulturore Simbolet Ritualet Mitet
Kultura e organizatës • Kultura është një koleksion besimesh, shpresash dhe vlerash të mishëruara në anëtarët e organizatës dhe që transmetohen brez pas brezi. Kjo krijon normat që përcaktojnë sjelljen e punonjësve të firmës. Kultura përfshin orientimin kryesor të kompanisë,disa kompani orientohen drejt tregut,disa kompani janë të orientuara drejt teknologjisë. • Vlerat shpesh janë të shkruara në formën e deklarimeve, misionit, ojektivave apo strategjive. • Besimet janë më specifike. p.sh. një besim që kompania nuk do të bëjë tregti me Vendet Arabe. • Supozimet (shpresat) e kulturës së organizatës. Ato janë aspekte të cilat anëtarët e organizatës i kanë përfituar nga mjedisi dhe i trashëgojnë nga një brez punonjësish në tjetrin. Kompania Delta Airlines ka krijuar një frymë familjare midis punonjësve. Punonjësit zëvendësojnë njëri tjetrin me kënaqësi.
Mënyrat rutinë si anëtarët e organizatës sillen kundrejt njëri tjetrit, shpesh sigurojnë një kompetencë dalluese për organizatën. • Ritualet e jetës organizacionale, si programet e trainimit, vlerësimi dhe promovimi i punonjësve, negociatat me sindikatat përcaktojnë mënyrën e vlerësimit të punëve në organizatë. • Historitë që kanë të bëjnë me jetën e organizatës, që anëtarët i tregojnë njëri tjetrit, punonjësve të rinj, personave jashtë organizatës, krijojnë historinë aktuale të organizatës dhe nxjerrin në pah ngjarje apo personalitete të rëndësishme të organizatës. • Aspekte simbolike të organizatës, lloji i gjuhës dhe terminologjia e përdorur, japin një prezantim të natyrës së organizatës. • Sistemet e kontrollit, p.sh. organizatat e shërbimit publik përgjithësisht i janë nënshtruar kontrollit të përdorimit të fondeve sesa cilësisë së shërbimeve. • Njohja e kulturës së organizatës ka rëndësi për drejtimin efektiv strategjik të saj. Në rast se kultura përputhet me ndryshimet e strategjisë, ajo është një fuqi për organizatën. Në të kundërtën ajo është një dobësi.
Menaxhmenti Faza më e rëndësishme Funksionet Planifikimi Formulimi i strategjisë Organizimi Zbatimi i strategjisë Udhëheqja Zbatimi i strategjisë Personeli Zbatimi i strategjisë Kontrolli Kontrolli i strategjisë
Marketingu Nevojat/dëshirat e konsumatorëve për produkte ose shërbime Definimi Parashikimi Krijimi Plotësimi
Marketingu Funksionet e marketingut Analiza e konsumatoreve Produktet/shërbimet e shitura Planifikimi i produkteve dhe shërbimeve Çmimi Shpërndarja Hulumtimet e marketingut Analiza e shanseve
Financat/Kontabiliteti Vendimet për investime (buxhetimi i kapitalit– për projekte, produkte, asete të një organizate) Vendimet për financime (përcaktojnë strukturën e kapitalit të firmës) Vendimet për dividendë (pagesa e përqindjes të fitimit
Treguesit financiarë • Treguesit e likuiditetit (vlerësojnë aftësinë e firmës në kryerjen e obligimeve) • Treguesit e huas/borxhit (vlerësojnë në të cilën firma ka qenë e financuar nga huat) • Treguesit e aktiviteteve (vlerësojnë efektivitetin e firmës dhe mënyrën e shfrytëzimit të resurseve) • Treguesit e rritjes (vlerësojnë aftësitë e firmës dhe pozitën e saj në rritjen ekonomike brenda degës)
Prodhimi/operacionet Funksionet e prodhimit • Procesi • Kapaciteti • Resurset njerëzore • Cilësia
Hulumtimi dhe zhvillimi Funksionet e hulumtimit dhe zhvillimit • Zhvillimi i produkteve të reja para konkurrentëve • Përmirësimi i kualitetit të produktit • Përmirësimi i procesit të prodhimit me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve
Sistemi informatik i menaxhmentit • Sistemet informatike • Sigurimi • Përdorim të lehtë • Tregtia elektronike (E-commerce)
Analiza e zinxhirit të vlerës • Hapi i parë është gjetja e rrugës së lidhjes së profilit të resurseve të organizatës me rezultatin strategjik. • Aktivitetet primare të organizatës grupohen në pesë fusha kryesore: logjistika e brendshme, operacionet, logjistika e jashtme, marketingu dhe shitjet, dhe shërbimi. • Në logjistikën e brendshme përfshihen aktivitet që kanë të bëjnë me marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e inputeve • Logjistika e jashtme magazinon dhe shpërndan produktin tek klientët • Marketingu dhe shitjet sigurojnë mjetet me anën e të cilave konsumatorët njohin produktin apo shërbimin. • Shërbimi mbulon të gjitha aktivitetet që rrisin ose ruajnë vlerën e produktit/shërbimit, të tilla si instalimet, riparimet, trajnimi, rezervat etj.
Secili prej këtyre aktiviteteve primare lidhet me aktivitetet ndihmëse. Këto të fundit ndahen në katër lloje: • Furnizimi. Ky i referohet procesit të blerjes së imputeve për aktivitetet primare. • Zhvillimi i teknologjisë. • Manaxhimi i resurseve njerëzore. Rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe shpërblimin e punonjësve të organizatës. • Infrastruktura. • Përdorimi i resurseve • Analiza e resurseve nuk duhet të mjaftohet me studimin e resurseve por të shkojë më tej, të vlerësojë si janë përdorur këto resurse. • Kontrolli i resurseve
Analiza krahasuese • Analiza historike • Analiza historike studion shfrytëzimin e resurseve të një organizate në krahasim me vitet paraardhëse. Për këtë analizë mund të përdoren raportet financiare shitje/kapital, ose shitje/punonjës. • Krahasimi me normat e industrisë • Në rast se bëhet krahasimi i treguesve të shfrytëzimit të resurseve të kompanisë me ato të industrisë, duhet patjetër të krahasohen edhe sasia edhe cilësia e këtyre resurseve • Analiza e praktikës më të mirë • Është të përcaktohet praktika më e mirë dhe të krijohen standarte të rezultatit që kanë lidhje me praktikën më të mirë. • Profili i konkurrentit • Standartet, objektiva që duhen arritur gjatë zbatimit të aktiviteteve kyçe të vlerës.
Identifikimi i faktorëve kyç Aspekti i fundit i analizës së resurseve është identifikimi i faktorëve kyç. • Vlerësim i hollësishëm i fuqive dhe dobësive kryesore të organizatës dhe rëndësisë strategjike të tyre. • Kërcënimet dhe shanset e mjedisit të jashtëm me fuqitë dhe dobësitë e mjedisit të brendshëm të firmës. • Procesi i ballafaqimit të këtyre faktorëve shpesh emërohet analiza SWOT.
Analiza SWOT • Shanset:Është një situatë e favorshme në mjedisin e jashtëm të një firme. Identifikimi i një segmenti të ri tregu, ndryshimet teknologjike, përmirësimi i marrëdhënieve furnitor-blerës, • Kërcënimet:Një kërcënim është një situatë e pafavorshme në mjedisin e jashtëm të një firme.Hyrja e konkurrentëve të rinj, rritja e ngadalshme e tregut si dhe ndryshimet teknologjike • Fuqitë: Një fuqi është një resurs, mjeshtëri ose një tjetër avantazh kundrejt kopnkurrentëve. Fuqitë, imazhin e firmës, udhëheqjen e tregut, relacionet blerës-furnitor. • Dobësitë:Një dobësi është një kufizim apo mungesë në resurse, mjeshtëri dhe kapacitet që dëmtojnë seriozisht rezultatet e firmës. Resurse të dobësive mund të jenë mjetet e prodhimit, burimet financiare, kapacitetet e drejtimit, mjeshtëritë e marketingut dhe imazhi i markës.
Mjedisi i jashtëm: Të gjitha kërcënimet pasqyrohen nëkutizën T, ndërsa shanset në kutizën O. Si kërcënimet ashtu edhe shanset mund të kategorizohen në ekonomike, sociale, politike, demografike, teknologjike dhe të tregut. • Mjedisi i brendshëm: Fuqitë dhe dobësitë pasqyrohen përkatësisht në kutizat S dhe W. • Kutiza WT (mini-mini). Firmave u duhet të luftojnë për mbijetesë ose të zgjedhin likuidimin. p.sh. disa firma preferojnë shkrirjen, disa të tjera mund të reduktojnë operacionet e tyre
Kutiza WO (mini-max). p.sh. në treg rritet kërkesa për paisje elektronike, por kompanisë i mungon teknologjia e përparuar e prodhimit. Egzistojnë dy alternativa, ose kompania të blejë teknologjinë e re, duke kooperuar me një firmë që ka kompetenca në këtë fushë, ose tja lërë këtë shans konkurrentëve. • Kutiza ST (maxi-min). Kjo strategji ka për qëllim që të maksimizojë fuqië dhe të minimizojë kërcënimet. • Kutiza SO (maxi-maxi). Cdo kompanie i pëlqen të jetë në një pozicion ku ajo të mund të maksimizojë fuqitë dhe shanset.