1 / 89

Kapitulli II-të

Kapitulli II-të. NOCIONI I DHE KONCEPTI I SHPEN ZIMEVE. Në këtë ligjëratë do të njiheni me: Konceptin e shpenzimeve bazike të menaxhmentit Strukturën dhe klasifikimin e shpenzimeve Faktorët që ndikojnë në lartësinë e shpenzimeve Sistemimin e shpenzimeve nëpër zona të përgjegjësisë

cybill
Télécharger la présentation

Kapitulli II-të

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Kapitulli II-të NOCIONI I DHE KONCEPTI I SHPENZIMEVE Në këtë ligjëratë do të njiheni me: • Konceptin e shpenzimeve bazike të menaxhmentit • Strukturën dhe klasifikimin e shpenzimeve • Faktorët që ndikojnë në lartësinë e shpenzimeve • Sistemimin e shpenzimeve nëpër zona të përgjegjësisë • Sjelljen e shpenzimeve • Analizën e pragut të rrezikut apo analiza: Kostoja-Vëllimi-Prodhimi (KVP)

  2. KONCEPTI I MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE • Nocioni shpenzim është nocion i afërt me secilin dhe e përdorim saherë që diskutojmë për blerje të diçkaje • Roli i kontabilitetit menaxherial është të gjejë dhe të klasifikojë shpenzimet në mënyra dhe rrugë të ndryshme për qëllime të ndryshme • Kuptimi i nocionit shpenzim, koncepti dhe klasifikimiishpenzimeve janë faktor bazë për çdo studim të kontabilitetit menaxherial

  3. TEST I SHPEJT ROLI I KONTABILITETIT MENAXHERIAL ËSHTË QË TË? A) Regjistroj në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e ndodhura në ndërmarrje B) Të gjejë dhe klasifikoj shpenzimet në mënyra dhe rrugë të ndryshme për qëllime të ndryshme C) Siguroj shënime nga dora e parë për përpilimin e pasqyrave financiare D) A, B dhe C

  4. …KONCEPTI I MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE Shpenzimet si faktor me rëndësi gjatë marrjes sëvendimeve afariste, në ndërmarrje i shfrytëzojmë kryesisht për tri qëllime: • Si faktor gjatë përcaktimit të të ardhuravenë ndërmarrje • Si instrument i kontrollit të efikasitetit të afarizmit të ndërmarrjes • Si faktor me rëndësi gjatë vendosjes për problemet e planifikimit dhe politikës afariste të ndërmarrjes

  5. …KONCEPTI I MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE Në literaturë dhe në praktikë ekziston një klasifikimdhe kuantifikim i shpenzimeve dhe atë: • Në bazë të dispozitave ligjore duke iu përmbajtur SNK • Në bazë të nevojave interne të ndërmarrjes • Në bazë të literaturës së brendshme dhe asaj të jashtme e që mund të kenë rëndësi praktike dhe teorike

  6. DEFINIMI I SHPENZIMEVE Shpenzimet paraqesin shprehjen monetare të sasisë së punës së gjallë, mjeteve të punës dhe të objektit të punës të nevojshme për prodhimin e të mirave materiale Definicioni më i përgjithësuar i shpenzimeve nënkupton shpenzimet si shprehje vlerore e harxhimit të të të mirave ekonomike, respektivisht të faktorëve prodhues me qëllim të prodhimit dhe shitjes së efekteve të ndërmarrjes dhe të realizimit të fitimit sipas kësaj baze. Definimi i tillë i shpenzimeve na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: Cilat janë ato?

  7. DEFINIMI I SHPENZIMEVE Definimi i tillë i shpenzimeve na drejton në tri karakteristikat kryesore të tyre: • Si parim bazë i tyre duhet të jetë shprehja sasiore e harxhimit të të mirave ekonomike (faktorëve prodhues) • Harxhimi i të mirave ekonomike duhet të jetë në lidhje me efektet (produktet), respektivisht e kushtëzuar me prodhimin e atyre efekteve (produkteve) dhe se shpenzime mund të konsiderohen vetëm ato që janë të provokuara nga prodhimi i efekteve (produkteve) • Sasitë e harxhuara të të mirave ekonomike duhet të jenë të shprehura në vlerë, respektivisht të vlerësuarit sipas çmimeve përkatëse, me fjalë tjera duhet të ekzistojëkomponenta çmimore e shpenzimeve

  8. TEST I SHPEJT PËR KONTABILITETIN MENAXHERIAL, SHPENZIMET JANË FAKTOR ME RËNDËSI GJATË MARRJES SËVENDIMEVE AFARISTE DHE SI TË TILLASHPENZIMET KRYESISHT SHFRYTËZOHEN?: • Si faktor gjatë përcaktimit të të ardhuravenë ndërmarrje • Si faktor me rëndësi gjatë vendosjes për problemet e planifikimit dhe politikës afariste të ndërmarrjes • Për të kënaqur nevojat e rregullta te raportimit tek autoritetet tatimore • Si instrument i kontrollit të efikasitetit të afarizmit të ndërmarrjes • A dhe C

  9. ...DEFINIMI I SHPENZIMEVE THËNË SHKURT: • Shpenzimet mund të definohen si sakrificë apo dhënie e burimeve për qëllime të posaçme • Shpenzimet shpesh maten me njësi monetare që duhet të paguhen për mallra apo shërbime

  10. TEST I SHPEJT SHPENZIMET MUND TË DEFINOHEN EDHE SI SAKRIFICË APO DHËNIE E BURIMEVE PËR QËLLIME TË POSAÇME? A) E saktë B) E pasaktë

  11. Kosto apo shpenzim • Dr. Diana Lamani jep një definicion interesant të kostove të cilat i dallon nga shpenzimet. • Me kosto nënkupton vlerën e mjeteve të përdorura ose për t’u përdorur për sigurimin e mjeteve tjera, • Shpenzimi përfaqëson vlerën e mjeteve të përdorura për të siguruar të ardhura. • Faktikisht, shumica e kostove shndërrohen në shpenzime. Disa prej tyre shndërrohen në shpenzime në të njëjtën kohë kur ato kryhen. • Kur ndodhë një gjë e tillë, shpesh termat kosto dhe shpenzime përdoren në mënyrë të ndërsjelltë.

  12. Kosto apo shpenzim • Përafërsisht definicion të njëjtë jep dhe dr. Ronald Hilton me ç’rast kostot i definon si sakrificë e kryer, zakonisht e matur me resurset e dhëna për këtë sakrificë, për të arritur qëllime të veçanta. • Siç do të shohim edhe më vonë, të gjitha kostot që nuk janë kosto të produktit, quhen kosto të periudhës. Këto kosto identifikohen me periudhën kohore në të cilën janë shkaktuar më saktë se me njësitë e blera apo të prodhuara. Kostot e periudhës njihen si shpenzime të periudhës në të cilën janë krijuar.

  13. Kosto apo shpenzim • Për kostot nuk mund të flasim në këto raste: • Kur nuk kemi të bëjmë me ndonjë element të procesit të prodhimit, • Kur njëri ndër elementet e procesit të prodhimit nuk shpenzohet edhe pse merr pjesë në procesin e prodhimit, • Kur për ndonjërin prej elementeve të procesit të prodhimit nuk kemi shprehje të vlerës apo për sigurimin e tij nuk na nevojiten kurfarë mjete monetare, • Kur harxhimet e shprehura në vlerë monetare nuk janë të lidhura me krijimin e një të mire materiale.

  14. STRUKTURA DHE KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE

  15. STRUKTURA DHE KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SIPAS KONTROLLIT TË SHPENZIMEVE: • Shpenzimet e kontrolluara përfshijnë shpenzimet të cilat menaxheri mund t’i kontrolloj dhe të ndikoj në lartësinë e atyre shpenzimeve • Shpenzimet e pakontrolluara përfshijnë shpenzimet në të cilat menaxheri nuk mund të ndikoj në këto shpenzime

  16. ...KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE

  17. …KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE SIPAS SHKALLËS SË SHFRYTËZIMIT TË KAPACITETEVE: • Shpenzimet relevante dhe jo relevante • Shpenzimet e depozituara apo shpenzimet e shkaktuara në të kaluarën (sunk cost) • Shpenzimet e arritura dhe të pa arritura • Shpenzimet oportune • Shpenzimet e shtuara dhe margjinale

  18. …KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE Ndarja e kostove sipas natyrës: • Kosto elementare (natyrale) kanë të bëjnë me elementet e procesit të riprodhimit, • Kosto të krijuara mund të vijnë nga jashtë dhe quhen edhe kosto eksterne por edhe interne. Skender Ahmeti

  19. Kostot të cilat kanë të bëjnë dhe lidhen drejtpërsëdrejti me objektin e identifikuar të kostove (MD, PD) Objekti i kostos Kosto të drejtpërdrejta Kostot të cilat kanë të bëjnë por nuk lidhen drejtpërsëdrejti me objektin e identifikuar të kostove (KIP) Kosto të tërthorta

  20. ...KOSTO TË DREJTPËRDREJTA (DIREKTE) Materiali direkt Puna direkte Kosto e përgjithshme Kosto e tërthorta Kosto e drejtpërdrejta

  21. KOSTO TË TËRTHORTA (INDIREKTE) Çfarë janë kostot e tërthorta? Janë kosto të cilat duhet të shpërndahen me qëllim të mbulimit nga produkti apo vendi i shpenzimit Shembull: Kostot e shpalljes për një vijë ajrore por që nuk kanë të bëjnë me një fluturim

  22. KOSTOT E TËRTHORTA TË PRODHIMIT Janë kostot e përgjithshme të prodhimit,që përfshijnë të gjitha kostot të përcjella me procesin e prodhimit e që nuk mund të lidhen me produktet e prodhuara në një mënyrë ekonomikisht të realizueshme

  23. Pagat e paguara të punësuarve që nuk janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në punët prodhuese Shembull:Punëtorët e mirëmbajtjes, rojet, sigurimi, portierët, etj. Materialet e shfrytëzuara për të përkrahur procesin prodhues Shembull: Materiali për lyerje dhe pastrim i përdorur në repartin e montimit të automobilit KOSTOT E TËRTHORTA APO KOSTOT E PËRGJITHSHME Janë kostot e prodhimtarisë që nuk mundtë lidhen direkt me njësinë e produktit Shembull: Puna indirekte apo materiali indirekt

  24. Kosto të shndërruara (konvertuara) Kosto e tërthorta të prodhimtarisë Puna direkte Kosto të konvertuara + = Të tjera Materiali indirekt Puna indirekte

  25. ...KLASIFIKIMI I KOSTOVE Sa i përket pikëvështrimit kontabël dhe atij të përpilimit të kalkulimit të kostos, është e rëndësishme ndarja e kostove në: • KOSTO TË PRODUKTIT • KOSTO TË PERIUDHËS

  26. Rrjedha e kostove në firmat prodhuese Materiali direkt Puna direkte Gjysmë- produktet Produktet e gatshme KMSH Shp. indir. të prodh.

  27. KOSTOT E PRODUKTIT: KATEGORITË Janë të gjitha kostot që eventualisht shpërndahen në produkte dhe të klasifikuara si: • Kostot e furnizimit të materialit direkt, • Kostot e konvertimit: puna direkte • Kostot tjera jo prodhuese, të disajnimit të produktit etj.

  28. MD – Çfarë është kostoja? • Çmimi i faturës së lëndës së parë, • Kosto e transportit, • Detyrimet importuese dhe • Zvogëlimet për zbritjet e lejueshme për pagesa të menjëhershme.

  29. KOSTO TË PERIUDHËS Janë të gjitha kostot tjera që nuk janë kosto të produktit. Këto kosto me tepër identifikohen me periudhën kohore në të cilën ato janë shkaktuar se sa me njësitë e blera apo të prodhuara Në këtë grup hyjnë: • Shuma e pazakonshme e kallos, punës së panevojshme dhe shpenzime tjera të prodhimtarisë • Shpenzimet e deponimit (përveç nëse ato shpenzime janë të domosdoshme në procesin e prodhimit gjatë fazave të mëtutjeshme të prodhimtarisë) • Shpenzimet e përgjithshme të administratës të cilat nuk kanë të bëjnë me sjelljen e materialit në gjendje dhe lokacion ekzistues • Shpenzimet e hulumtimit dhe të zhvillimit • Shpenzimet e shitjes dhe të administratës, etj.

  30. Materiali direkt • Të njohura si kosto të periudhës. • Ato janë shpenzuar në periudhën në të cilën janë shkaktuar. Kostot jo prodhuese Kosto të shkaktuara për aktivitete tjera prodhuese. Puna direkte Gjysmë produktet Produktet e gatshme KPSH Mfg. Overhead Shitur Shitja - KMSH Pasqyra e të ardhurave = Bruto marzha - Shpenzimet jo prodhuese = E ardhura neto

  31. Gjysmë produktet Kostot e produktit Produktet e gatshme Kostot e periudhës Shitja MD ,PD KIP KMSH Kostot e produktit apo kosto të periudhës MS, PD, KIP, SH&A MD, PD KIP MD, PD KIP MD, PD KIP S&A S&A S&A Kostot e shitjes dhe administratës Shpenzuar në periudhën rrjedhëse

  32. Kostot e produktitpërfshijnë materialin direkt, punën direkte dhe shpenzimet e përgjithshme Kostot e periudhësnuk përfshihen në kostot e produktit. Ato janë shpenzime të raportit të të ardhurave Inventari Shpenzimet KMSH Shitja Bilanci i gjendjes Pasqyra e të ardhurave Raporti i të ardhurave KOSTOT E PRODUKTIT PËRBALLË KOSTOVE TË PERIUDHËS

  33. KOSTOT E PRODUKTITAPO TË PERIUDHËS • Nëkontabilitetin e tregtisë, sigurimet, zhvlerësimi dhe pagat janë shpenzime periodike (shpenzime të periudhës rrjedhëse) • Nëkontabilitetin e prodhimit, shumë nga këta zëra janë të lidhur me aktivitete prodhuese prandaj si shpenzime indirekte, janë shpenzime të produktit

  34. KOSTOT E PERIUDHËS:TREGTIA DHE PRODHIMI Në të dy llojet e kontabilitetit (prodhues dhetregtar) shpenzimet e shitjes dhe ato administrative janë shpenzime të periudhës

  35. TEST I SHPEJT SA I PËRKET PIKËVËSHTRIMIT KONTABËL DHE ATIJ TË PËRPILIMIT TË KALKULIMIT TË KOSTOS, ËSHTË E RËNDËSISHME NDARJA E KOSTOVE NË: A) Kostot e arritura dhe të pa arritura B) Kostot e kontrolluara e pakontrolluara • Kostot të prodhimtarisë dhe të periudhës • Asnjëra nga të mësipërmet

  36. ...KLASIFIKIMI I KOSTOVE Sipas zonave funksionale të ndërmarrjes në: • KOSTO TË PRODHIMTARISË • KOSTO TË MARKETINGUT • KOSTO TË ADMINISTRATËS

  37. Rrjedha e kostove në firmat prodhuese Kostot e prodhimtarisë Kostot e shkaktuara gjatë prodhimit të produkteve. Materiali direkt Puna direkte Gjysmë produktet Produktet e gatshme KMSH Shp.ind. të prodh.

  38. Rrjedha e kostove në firmat prodhuese • Ato materialeqë bëhen pjesë integrale e produkteve të kryera dhe që fizikisht lidhen me produktin. Materiali direkt • Ato kosto të punës që munden fizikisht të lidhen me produktin apo që krijohen në procesin e prodhimit. Puna direkte Gjysmë produktet Produktet e gatshme KMSH Shp.ind. të prodhim. • Të gjitha kostot të përcjellura me prodhimin e produktit përveç materialit direkt dhe punës direkte.

  39. Materiali direkt Puna direkte Kostot e përgjithshme të prodhimtarisë ...KOSTOT E PRODHIMTARISË PRODUKTI

  40. Materiali direkt Puna direkte Kostot e prodhimtarisë Kostot indirekte

  41. Materiali direkt Materiali që drejtpërsëdrejti barten në produktin apo shërbimin e prodhuar. Qeliku në veturë, druri në mobilje etj.

  42. Kostot indir.të prodhimtarisë Të gjitha kostot e prodhimtarisë të tjera prej materialit direkt dhe punës direkte. Shërbimet, sigurimi, rojet etj.

  43. KIP – Disa shembuj • Mbikëqyrja e fabrikës, • Telefoni, nxemja, uji, energjia elektrike, • Pagat e kontabilistëve të fabrikës, • Sigurimi, • Zhvlerësimi i pajisjeve të fabrikës, • Materiali indirekt dhe puna indirekte.

  44. TEST I SHPEJT KUR BËHET FJALË PËR KOSTO TË DREJTPËRDREJTA, ATËHERË DUHET TË KONSTATOJMË SE? A) Nuk e ngarkojnë çmimin përfundimtar e produktit final prandaj nuk ka rëndësi nëse mund të lidhen apo jo me produktin apo vendin e shpenzimit B) Nuk mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit C) Lehtë mund të lidhen për produktin apo vendin e shpenzimit D) Asnjëra nga të mësipërmet

  45. KOSTOT E PUNËS DIREKTE Përfshijnë pagat e punës që mund të lidhen në mënyrë specifike me produktet e prodhuara në një mënyrë ekonomikisht të realizueshme

  46. Puna direkte Puna që drejtpërsëdrejti lidhet me produktin e prodhuar. Punëtorët e vijës prodhuese, kuzhinjerët, drejtuesit

  47. KOSTOT JO PRODHUESE • Të gjitha kostot që nuk përcjellën me prodhimin e produkteve të gatshme. • Kostot administrative • Kostot e marketingut

  48. Kostot marketingut dhe shitjes Kostot administrative Kosto të domosdoshme për të shpërndarjen dhe shitjen e produktit Kosto tjera ekzekutive, organizative dhe kosto tjera të zyrës KOSTOT JOPRODHUESE

  49. Kostot e përgjithshme & administrative • Të gjitha kostot ekzekutive, organizative dhe të zyrës të përcjella me menaxhmentin e përgjithshëm të kompanisë. • Kostot e shitjes & të shpërndarjes Të gjitha kostot e domosdoshme për të siguruar kërkesat e konsumatorëve dhe të ofrojë konsumatorit produktin / shërbimin. Materiali direkt Puna direkte Gjysmë produktet Produktet e gatshme KPSH Mfg. Overhead Shitur Shitja - KMSH Pasqyra e të ardhurave = Bruto marzha - Shpenzimet jo prodhuese = E ardhura neto

  50. KOSTOT MESATARE Cili është dallimi në mes të kostove të diferencës dhe të kostove diferenciale? • Kostot e diferencës paraqesin diferencën në mes të shumës së tërësishme të kostove të një shkalle të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe të shumës së tërësishme të kostove të shkallës së mëparshme të shfrytëzimit të kapaciteteve • Kostot diferenciale janë kosto mesatare për njësi të produktit të prodhuar në shkallën e caktuar të punësimit

More Related