1 / 20

Prezentimi hyres nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi

Prezentimi hyres nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi. www.Ligjerata.info. E drejta biznesore si disiplinë shkencore është paraqitur relativisht vonë - në dekadat e fundit të shekullit XX-të.

alexa
Télécharger la présentation

Prezentimi hyres nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prezentimi hyres nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi www.Ligjerata.info

  2. E drejta biznesore si disiplinë shkencore është paraqitur relativisht vonë - në dekadat e fundit të shekullit XX-të. • Materia, tematika dhe çështjet me të cilat është marre e Drejta Biznesore gjatë periudhave të ndryshme kohore, është shtjelluar nga ekspertë të ndryshëm - edhe ekonomistë edhe juristë. • Kjo degë e së Drejtës, është trajtuar si pjesë përbërëse; kryesisht e së Drejtës Ekonomike ose asaj tregtare-komerciale. • Fillet e para shtytëse dhe prirëse të kësaj disipline shkencore, janë paraqitur dhe konsoliduar në SHBA, në vendet tjera me zhvillim ekonomik më të theksuar të hemisferës perëndimorë e pastaj në mbarë globin.

  3. E drejta biznesore është degë e veçantë juridike – shkencore – relativisht e re e cila në gjrinin e saj përfshinë dhe trajton shumë probleme, qasje juridike siç janë: • Fillet e së drejtës; • Drjtes civile • E drejta ndërkombëtare private; • Njohuritë themelore mbi të drejtën civile dhe sendore; • Të drejtën e detyrimeve; • Të drejtën ekonomike; si dhe • Të drejtën e punës;

  4. Me zhvillimin intensiv dhe të shpejtë të teknologjisë dhe produkteve të reja, zgjerimin e rrjetit të internetit; • të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, paraqitet nevoja e ndërtimit, avancimit dhe zhvillimit të • rregullave, • Parimeve; dhe • standardeve zhvillimore. • Këto rregulla dhe standarde, duhet të jepnin përgjigje adekuate, të shpejtë dhe efikase, per sfidat, problemet, kërkesat , vështirësitë dhe nevojat e shumta të kohës, të cilat gjithnjë e më shumë do të paraqiten, rrjedhimisht do të reflektohen, në raportet midis subjekteve të ndryshme biznesore.

  5. Ajo u krijua në bazë të nevojave shoqërore – biznesore që në mënyrë sistematike e në harmoni me nevojat, të cilat e drejta shkencore dhe logjike, parashtrohen për rregullimin e: • hapësirave të caktuara të jetës shoqërore, • përpunimit të tërësive të marrëdhënieve juridike, të cilat krijohen në përkufizimet juridike – publike të lirive tregtare në kushtet e ekonomisë bashkëkohore dhe intervencionistë.

  6. Kuptimi i së drejtës biznesore • Nocioni e drejtë biznesore buron nga tradita amerikane, në të cilën emërtimi e drejtë biznesore, fillimisht është shfrytëzuar si sinonim për të drejtën tregtare; • mirëpo me kohë, ky nocion begatohet me përmbajtje të reja të ndryshme, në mënyrë që e drejta biznesore të zhvillohet dhe avancohet gjithnjë e më tepër jo vetëm në SHBA, por edhe më gjerë. • Esenca tematike dhe përmbajtjesore e së drejtës biznesore është pikërisht biznesi.

  7. e drejta biznesore paraqet një tërësi të rregullave juridike, normave dhe institucioneve, me të cilat përfshihen faktet, veprimet dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet biznesore, subjektet e ndryshme biznesore dhe me biznesin në tërësi. • E Drejta biznesore, realisht dhe objektivisht është tërësi e dispozitave – rregullave juridike, me të cilat përcaktohet pozita apo statusi i subjekteve pjesëmarrës në transaksionet biznesore; punët juridike(kontratat), të cilat ata i lidhin-gjatë kryerjes apo ushtrimit të aktiviteteve dhe veprimtarive të tyre, si dhe • institutet te ndryshme juridike-biznesore, të cilat mundësojnë dhe avancojnë zbatimin e punëve juridike-biznesore në jetën e përditshme ekonomike.

  8. E Drejta biznesore rregullon statusin e subjekteve ekonomike-biznesore, që janë aktor dhe faktorë relevantë në treg dhe në aktivitetet e përditshme ekonomike-biznesore, si dhe • rregullon po ashtu edhe objektin e transaksioneve biznesore te pjesëmarrësve të ndryshëm aktiv, në marrëdhëniet biznesore, që zhvillohen në tregun e lirë dhe ekonominë e tregut të një vendi.

  9. Objekt i rregullimit juridik të biznesit- mund të jenë : ambienti juridik i afarizmit, marrëdhëniet, marrëdhëniet kontraktuese të subjekteve biznesore, transaksionet e ndryshme ekonomike, marrëdhëniet e punës, regullativa shtetërore, çështjet e marrëdhënieve pasurore dhe të mbrojtjes së tyre etj. • E drejta biznesore më tutje paraqet tërësinë e normave juridike, institucioneve dhe parimeve, me të cilat rregullohen marrëdhëniet biznesore, të cilat krijohen në mes të subjekteve të ndryshme biznesore)

  10. E drejta Biznesore ka si lëndë të saj të drejtpërdrejt të studimit, përmbledhje e përkufizimeve institucionale të tregut modern; • E drejta Biznesore është e vetmja degë juridike e cila kriterin e efikasitetit Biznesor e vënë në lidhje të drejtpërdrejt me kriterin e ligjshmërisë. • Studimi i lëndës e E drejta biznesore kërkonë qasje multidisiplinare juridike në mënyrë që të trajtohen shkencorishtë edhe problematikat e karakterit ekonomik / biznesor;

  11. Lënda e Drejta biznesore, duke u bazuar në metodologji shkencore – teorike studimi shtjellon një numër relativisht të madh institucionesh juridike të cilat sipas planprogramit të këtij Universiteti – fakulteti janë paraparë që të mësohen me studentë; • Për shkak të natyrës heterogjene që ka lëndë arsyetohet edhe vëllimi i madh i teksti dhe informacioneve që Ju dedikohen studentëve; • Duhet pasur të qartë se procesi i tranzicionit ekonomik do të ndikojë edhe në këtë disiplinë shkencore;

  12. Emërtimi i së drejtës biznesore • emërimi apo termini e drejtë biznesore, ka kaluar nëpër faza të ndryshme dhe është përcjellur me vështirësi të shumta dhe të llojllojshme. • në fillim, e drejta e tanishme biznesore është emërtuar dhe quajtur e drejtë tregtare. • Kjo e drejtë i ka rregulluar marrëdhëniet biznesore të subjekteve në tregtim, këmbim dhe në qarkullim të mallrave dhe shërbimeve. • E tërë kjo, nuk e mbulon materien tejet komplekse dhe shumëdimensionale të marrëdhënieve dhe operacioneve biznesore.

  13. Më vonë, gjatë periudhës zhvillimore të pas luftës së dytë botërore, kjo materie, është emërtuar si e drejtë ekonomike, për të filluar të emërtohet dhe ligjërohet, si e drejtë biznesore, • Në vendet dhe në gjuhët e ndryshme, e drejta biznesore është emërtuar me emra të ndryshëm. Në gjuhën angleze • p.sh.: BusinessLaw; CommercialLaw; EconomicLaw; MerchantileLaw. Në gjuhën gjermane: Handelsrecht; në ate frënge: Droitcommerciale; DroitD’affaire, ndërsa në gjuhën italiane: DiritoCommerciale.

  14. Në aspektet dhe dimensionet të tjera edhe për sa i përket emërtimit të saj, termi e drejtë tregtare, ekonomike etj., me kalimin e kohës ka derivuar, kështu, krahas ndryshimeve pozitive ; rritjes dhe zgjerimit të aktiviteteve, veprimeve dhe operacioneve biznesore edhe e drejta biznesore është zgjeruar në përmbajtje dhe specifika, duke e diversifikuar dhe pasuruar shpejtë karakterin dhe objektin e saj, në njërën anë, por edhe emërtimin, natyrën e opusit dhe tërësinë ngërthimore ; respektivisht arkitekturën e saj.

  15. e drejta bashkohore biznesore nuk e ka objekt të vetëm tregtinë, marrëdhëniet tregtare, përkatësisht as vetëm të drejtën tregtare-ekonomike. • Ajo çdo ditë e më tepër, më fuqishëm dhe në mënyrë më gjithëpërfshirëse, rregullon marrëdhëniet biznesore, në pothuaj të gjitha fushat e jetës ekonomike dhe asaj shoqërore, në një vend.

  16. Pikërisht kjo gjendje tejet dinamike dhe intensive e zhvillimit të gjithanshëm të së drejtës biznesore, ka ndikuar, në tejkalimin e përdorimit të mëtejmë të emërtimit apo terminit e drejtë tregtare, komerciale apo ekonomike dhe dominimin e plotë në qarkullimin juridik dhe shkencor të emërtimit e drejtë biznesore.

  17. Qëllimi i studimit dhe ligjërimit të së drejtës biznesore • Qëllimi kryesor i së drejtës biznesore, ndër të tjera konsiston arritjet kulturore të analizave, teorike dhe praktike të modeleve më të dobishme dhe avancuese të biznesit të një vendi. • Të studimit dhe të zhvillimit gjithëpërfshirës të kornizave legjislative dhe zbatimimit të marrëdhënieve biznesore–ekonomike, pa barriera e restrikcione; jo vetëm në nivelin nacional, por edhe në atë ndërshtetëror dhe global.

  18. Qëllimi i së drejtës biznesore, ndër të tjera ka të bëj edhe me krijimin dhe zhvillimin sa më të shpejtë sasior dhe cilësor të kuadrove specialistike të degëve dhe lemive të ndryshme e që ndërlidhen direkt ose indirekt me kultivimin e formave dhe modaliteteve, të aktiviteteve të ligjshme, të moralshme dhe etike biznesore. • Qëllimi tjetër relevant i inkorporimit në Plan-programet mësimore, në disa nga institucionet e shkollimit dhe arsimimit të lartë;

  19. Rëndësia e studimit të së drejtës biznesore • E drejta biznesore ka shtrirje të gjerë e shumëdimensionale, • Përbën një sistem të mëvetësishëm dhe kompleks të një vargu degësh të së drejtës dhe disiplinash shkencore të gërshetuara në të cilat, bëhet fjalë për marrëdhëniet e së drejtës biznesore, me degët e tjera të së drejtës. • Analizimi, kombinimi dhe studimi i vazhdueshëm i diturive dhe të arriturave teorike e praktike, bazuar edhe në përvojat e gjertanishme, doemos shpie drejt sendërtimit të vizioneve, synimeve dhe objektivave zhvillimore të mikro dhe makro politikave dhe sistemeve ekonomike.

  20. Rritjen e profitit, mbarëvajtjen e bizneseve dhe marrëdhënieve biznesore në ekonomi dhe më gjerë, shpie edhe në avancimin e zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik dhe gjithë shoqëror të një vendi. • Këtu qëndron rëndësia e madhe e shumëfishtë dhe e pakontestueshme e së drejtës biznesore në shoqëritë bashkëkohore sot. • Krahas dinamizmit, diversifikimit dhe intensifikimit të zhvillimit të së drejtës biznesore në të ardhmen, kjo rëndësi, do të rritet e do të shtohet akoma më shumë; pikërisht ngase ashtu kërkon praktika dhe jeta ekonomike.

More Related