1 / 51

E DREJTA BIZNESORE

E DREJTA BIZNESORE. LIGJERATA: E DREJTA DETYRIMORE Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5. Degë e vecantë e së drejtës dhe disciplinë shkencore.

dong
Télécharger la présentation

E DREJTA BIZNESORE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA: E DREJTA DETYRIMORE Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5

  2. Degë e vecantë e sëdrejtësdhedisciplinëshkencore • Degë e veçantë e së drejtës, paraqet tërësinë e rregullave juridike që rregullojnë marrëdhëniet e detyrimeve. Në këto marrëdhënie kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori BORGJIN i cili mund të jetë një dhënie/dare, bërje/facere, mosbërje/non facere dhe pësim/pati. • Disiplinë shkencore që i studion këto marrëdhënie të detyrimeve dhe është superstukturë e drejtëpërdrejtë për marrëdhëniet ekonomike-bisneore në ekonominë e tregut.

  3. Karatkteristika e sëdrejtësdetyrimore • Prestacioni –objekti i marrëdhënies detyrimore • Karakeri releativ i së drejtës- vepron vetëm në mes të palëve, pra veprimi inter partes. • Karakteri dispozitiv i së drejtës- rregullimin e lirë në mes subjektëve pjesëmarrëse . Marrëdhëniet e detyrimeve krijohen, ndryshohen dhe shuhen, e sipas të cilave rezultojnë tiparet/karakteristikat: e prestacionit, veprimit ndërmjet palëve, dispozitivitetit dhe karakteri pasuror.

  4. Plyralitetiidetyrimeve Kur në marrëdhënin detyrime ka më shumë kreditor dhe më shumë debitor, ato ndahen në: • Detyrime të ndashme • Detyrime të pandashme • Detyrime solidare - Detyrime solidare aktive • Detyrime solidare pasive Kur debitori ka borgj dy apo më shumë prestacione: • Detyrimet alternative • Detyrime fakultative • Detyrime komulative • Detyrime me të holla

  5. Parimettëdrejtëssëdetyrimeve • Parimi indershmërisë dhe ndërgjegjshmërisë, standard juridikipërcaktuar me ligj, porilihetgjykatëstavërtetojnëçdorastkonkret. • Parimi i ekuivalencës së prestacioneve, vlera e barabart, e cënimiitëcilitshkaktonpasojajuridike • Parimi i ndalimit të shkaktimit të dëmit, obligimipërevitimin e burimittërrezikutpërshkaktimin e dëmit; • Parimi i detyrës së përmbushjes së detyrimit, (pacta sun servanda), pratëkryhet me kohëdhesipasmarrëveshjes,përjashtimitevitimiivismajorum (parashikimiiklauzoles – rebus sinstandibus)

  6. Burimet e dretjtëssëdetyrimeve • BurimetFormale: • Kushtetuta • LigjipërdetyrimetiKosovës • BurimetMateriale: • Kontrata • Shkaktimiidëmit • Pasurimiipabazë • Gjerimiipunëvetëhuaja pa porosi • Shprehja e njëanshme e vullnetit

  7. Kontratat • Kontrata është marrëveshje e dy apo më shumë personave që ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë ose të shuajnjë marrdhënje juridike të detyrimit. • Burimi më krzesor material i të drejtës së detyrimeve. • Kontrata si punë juridiko bisnesore është e pranishme në jetën e përditshme ekonomike – veçmas në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, si në nivel nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

  8. SHKAKTIMI I DëMIT • Shkaktimi i dëmit është burim i detyrimeve sepse obligon kompenzimin e dëmit në bazë të faktit të shkaktimit të dëmit. • Me shkaktim të dëmit cenohet pasuria dhe kompezimi i dëmit bie përgjegjesi e personit përkatës. - personi A e lëndon personin B, dhe si pasojë e lëndimit personi B paaftësohet për punë. Pra vetë fakti i shkatimit të dëmit krijon marrëdhënie obligative sepse kërkohet kompezimi i shpenzimeve të shërimit, kompezimi i dëmit material e moral.

  9. Kompenzimiidëmit Kompenzimi apo shpërblimi i dëmit, paraqet bazë të detyrimit nga shkaktimi i dëmit. • Konpenzimi i dëmit material - me të holla - kompenzimi i dëmit për fitimin e humbur • Konpenzimi i dëmit jo material/dëmi moral Cënimi i dinjitetit, prishje e harmonisë familjare, turpërimi, shkaktimi i vuatjes psiqike

  10. Pasurimipa bazë Pasurimi pa bazë / ftimi pa bazë, është marrëdhënje juridike e detyrimeve dhe krijohet kur nga një subjekt pasuria kalon te subjekti tjetër, pa bazë juridike dhe pa shkak të justifikuar. Pra duhet ekzistuar këto momente: • Ekzistimi i pasurimit/begatimit • Ekzistimi i varfërimit • Mungesa e bazës juridike • I pasuruar (debitor) • I varfëruar (kreditor)

  11. Gjerimiipunëvetëhuajapa porosi (pa autorizim) • Gjerimi i punëve të huaja pa porosi ekziston kur një subjekt i kryen punët – veprimet juridike ose materiale pa autorizim, në llogari dhe dobi të përsonit tjetër. • Gjerues i punëve të huaja pa porosi (kreditori) • Kushtet e gjerimit të punëve të huaja pa porosi: - Gjerimi duhet të jetë i lejuar në aspektin juridik dhe moral - Duhet të kryhet puna e huaj - Duhet të kryhet puna pa autorizim

  12. SHREHJA E NJëANSHME E VULLNETIT • Premtimipublikidhuratës Kushtet: • Qëtëjetëthënëpublikisht • Qëtëjetëpremtuarndonjëdhuratë • Qëtëjetëdrejtuarnumrittëpacaktuartënjerëzveapogrupittëcaktuartënjerëze • Lëshuarja e letrave me vlerë e drejtaitakonatijqë e ka letrën me vlerë

  13. nëvecantipërkontratënburimithemeloridetyrimeve Kushtetpërlidhjen e kontratës • Kushtet e përgjithshme: • Aftësiapunuese e palëvekontraktuese • Pëlqimiivullnetit • Lënda e kontratës • Kushtet e veçanta: • Forma e kontratës • Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit • Dhënja e pëlqimitpërlidhjen e kontratës

  14. Lidhja e kontratës Lidhjës së kontratës i paraprijnë veprimet paraprake siç janë: • Negociatat • Bisedimet • Parabisedimet e palëve kontraktuese. Pas përfundimit të këtyre parapërgatitjeve, palët ndërmarrin veprime konkrete rreth lidhjës së kontratës, siç janë: • Oferta dhe • Pranimi i ofertës

  15. Ofertadhepranimiiofertës • Oferta është shprehje e vullnetit të një personi me anë të të cilit fton personin tjetër me qëllin që të lidhë kontratën. - Ofertues - I ofertuar • Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit, me anën e të cilit e miraton propozimin e ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në ofertë.

  16. Format e kontratës Forma e kontratës është manifestim i jashëm i përmbajtjes së kontratës. • Forma solemne • Forma reale • Froma provuese • Forma me shkrim • Forma ligjore • Forma kontraktore

  17. Klasifikimiikontratavetëdetyrimeve Dinamika e zhvilimit të marrëdhënieve ekonomiko-bisnesore ka ndikuar në shtimin e llojeve të kontratave, dhe gjithashtu në kriteret e klasifikimit të tyre. • Kontrata bilaterale (premtim për premtim) • Kontrata unilaterale (premtimi nga njëra palë ndërsa verpimi nga pala tjetër) • Kontratat e ekzekutueshme (dicka që ka mbetur të ekzekutohet nga njëra palë ose të dyja)

  18. Kontrata me emërdhe pa emër • Kontrata me emër – janë ato kontrata që janë të parapara dhe të rregulluara shprehimisht me dispozita ligjore. ( Kontrata e shitjes, e dhuratës e veprës, e qirasë, e këmbimit). • Kontrata pa emër –janë ato kontrata që nuk e kanë emrin e tyre dhe nuk janë të rregulluara me ligje ose kode civile, por krijohen nga palët duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese. ( Kontrata për sefin, ekspozimin, botimin, angazhimin e kapaciteteve hoteliere)

  19. Kontratatkonsensualedheformale • Kontratat konsensuale –janë ato kontrata të cilat lidhen me marrëveshjen e thjeshtë të palëve kontraktuese. ( Kontrata mbi shitjen, mbi veprën, mbi qiranë). • Kontrata formale –janë ato kontrata për lidhjen dhe vlefshmërinë e të cilave me ligj është caktuar forma e posaçme, e cila paraqitet si element konstituiv i kontratës.

  20. Kontratat me shpërblimdhepa shpërblim • Kontratat me shpërblim –në këto kontrata jepet shpërblimi për atë që merret. Në këtë grup të kontratash hyjnë: kontrata mbi shitjen, mbi veprën, mbi ortakërinë, mbi qiranë, mbi mbajtjën e përjetshme, mbi ndërtimin. • Kontratat pa shpërblim –janë ato kontrata që nuk jepet kurrfarë shpërblimi për atë që fitohet. Këtu hyjnë kontrata mbi dhuratën, huanë pa kamatë, kontrata mbi shpërblimin, kontrata mbi depozitën.

  21. Kontratatdetyruesetënjëanshmedhetëdyanshme • Kontratat detyruese të njëanshme –janë ato kontrata nga të cilat krijohen detyra vetëm për njërën palë kontraktuese, vetëm ajo palë behet debitor ndërsa pala tjetër fiton të drejtën për të kërkuar dhe bëhet kreditor. • Kontratat e dyanshme detyruese –krijohen të drejta dhe detyra për të dy palët kontraktuese, pra krijohen edhe borxhe dhe kërkesa, si për njërën, ashtu edhe për palën tjetër. (Kontrata mbi qiranë, veprën, ortakërinë, sigurimin)

  22. Kontratatkomulativedhealeatore • Kontratat komulative –janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që në çastin e lidhjes së kontratës i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre. (Kontratat mbi shitjen, këmbimin, ndërtimin, sigurimin, qiranë) • Kontratat aleatore –janë ato kontrata në të cilat palët në momentin e lidhjës së tyre nuk i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre, por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë. (Kontrata mbi sigurimin, mbi lojën dhe kushtin, mbi mbajtjen e përjetshme, mbi shitjen e shpresës).

  23. Kontrata me prestimetëpërhershmedhetëpërkohshme • Kontratat me prestime të përkohshme –janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet aty për aty, menjëherë. Rasti i tillë ekziston kur lidhet kontrata e shitjes së sendeve me para të gatshme. • Kontrata me prestime të përhershme –janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet me intervale më të gjata kohore. Në këtë grup bëjnë pjesë kontatat mbi qiranë, ndërtimin, sigurimin.

  24. Kontratat e thjeshtadhetëpërziera • Kontratat e thjeshta –janë ato që kanë elemete të një kontrate dhe paraqet një lloj të caktuar kontratash. (Kontrata e shitjes, e qirasë, e dhuratës, e depozitit). • Kontatat e përziera –janë kontratat që sipas përmbajtjes kanë elemente të disa llojeve të kontratave të thejshta. (Kontrata mbi pansionin, mbi sefin, inxhinieringun).

  25. Kontratat e përgjithshmedhetëveçanta • Kontratat e përgjithshme –janë ato në të cilat palët i kanë caktuar, saktësuar, të drejtat dhe detyrat në mënyrë të përgjithshme, për një periudhë të gjatë kohore. Këto kontrata zakonisht lidhen në ndërtimtari, për ndërtimin e urave, rrugëve, fabrikave. • Kontratat e veçanta –janë ato kontrata në të cilat janë konstatuar detyrat konkrete të palëve për një periudhë të shkurtër kohore prej 1 viti.

  26. Kontratat e pavarura(kryesore) dheakcesore • Kontratat e pavarura (kryesore) –krijojnë efekte juridike dhe shuhen pavarësisht nga ndikimi i ndonjë kontrate tjetër. Shumica e kontratave në praktike lidhen si kontrata të pavarura, ato janë kontrata e shitjes, ortakërisë, qirasë,veprës etj. • Kontratat akcesore –lidhet, ekziston dhe varet nga kontrata krysore. Kontrata akcesore më së shumti lidhet për ekzekutimin e kontratës, këtu hyjnë kontrata për dorzaninë, kaparin, pengun, hipotekën etj.

  27. Kontratatkauzaledheabstrakte • Kontrata kauzale –shkaku i drejtpërdrejtë juridik për çka është lidhur kontrata është i njohur, jo vetëm për palët kontraktuese por edhe për personat e tretë, këtu bëjnë pjesë: kontrata mbi dhuratën, mbi huanë, depozitën etj. • Kontrata abstrakte –quhet ajo, në të cilën nuk është cekur qëllimi për të cilën palët obligohen. Kontaratë abstrakte është kambiali, ose kur dikush obligohet me shkrim se di t’ia paguaj shumën e caktuar të parave.

  28. Kontratatindividualedhekolektive • Kontratat individuale –janë ato me të cilat saktësohen detyrat ndërmjet subjekteve. Rastet më të shpeshta të tyre janë kontrata individuale e punës që lidh punëtori me punëdhënësin. • Kontratat kolektive –janë ato që krijojnë efekte juridike për të gjithë subjektet që i përkasin grupit të caktuar.Këto kontrata i lidh përfaqësuesi i grupit, bëjnë pjesë: kontrata kolektive e punës, kontrata e sigurimit kolektiv etj.

  29. Kontratatparaprakedhekryesore • Kontratat paraprake(parakontrata) –janë ato me anë të cilave palët janë të obliguara që në të ardhmen të lidhin kontratë tjetër, elementet e të cilave janë caktuar më parë. • Kontratat kryesore –janë ato të cilat krijohen pasi të jetë përmbushur kontrata paraprake.

  30. Kontratatintuitu personae dhejointuitu personae • Kontratat intuitu personae (personale) –janë ato, për lidhjen e të cilave merret parasysh cilësia e veçantë e palës kontraktuse. Ato janë: Kontrata mbi autorizimin, veprën, dhuratën etj. • Kontratat jo intuitu personae –janë ato të cilat nuk merret parasysh cilësia e veçantë e palës kontraktuese. (psh. Kontrata e shitjes, këmbimit etj.).

  31. Kontrata me përmbajtjetëcaktuardhekontratat e adezionit • Kontrata me përmbajtje të caktuar –janë ato në të cilat është caktuar përmbajtja nga palët kontraktuese. Në këto kontrata palët me marrëveshje i caktojnë elementet dhe kushtet e saj. • Kontratat e adezionit –janë ato të cilat njëra palë që më përpara cakton elementet dhe kushtet e kontratës, kurse pala tjetër nuk merr pjesë në përpilimin e kësaj kontrate e as nuk ndikon në ndonjë element të këtyre kontratave.

  32. Mjetetpërsigurimin e kontratës Mjetet reale: • Hipoteka • Pengu • Kapari • Kaucioni Mjetet presonale: • Pendimi • Kushti penal • Dorëzania

  33. Kontratatkryesorenëlëmin e ekonomisë • Kontrat e lëmissëekonomisëndryshequhen Kontratatmbiqarkullimin e mallrave,nëkuadërtëekonomisënacionaledhendërkombëtare. • Disangakarakteristikat e kontratavekryesoretëekonomisë: • Lidhenngasubjektet ekonomike/bisnesore • Kryhetqarkullimiimallravedheshërbimeve • Kryesishtjanë “kontratafomulare”, sepseqëmëparëcekentëgjithaelementet e rëndësishmepërlidhjen e tyre • Përgjegjësia e palëveështëmë e madhe, dheeksistojnëdispozitat e veçanta “lexspecialisderogatlexgeneralis”.

  34. Kontrata për shitblerje • Kontrata për shitblerje- është punë juridike, nga e cila për njërën palë kontraktuese shitësin krijohet detyrimi që, palës tjetër kontraktuese, blerësit t’ia dorëzojë një gjësend të caktuar, në mënyrë që blerësi, ta fitojë të drejtën e disponimit, përkatësisht të pronësisë në atë gjësend, për të cilin detyrohet që shitësit t’ia paguaj kundër-vlerën (çmimin) e caktuar. • Elemtet themelore – SENDI dhe CMIMI • Subjetet – SHITËSI DHE BLERËSI -

  35. Kontrata komisionare • Kontrata komisionare - është punë juridike në ekonomi e cila i krijon detyrim njërës palë kontraktuese, që në emër të vet e sipas urdhrit dhe llogarisë së palës tjetër kontraktuese, lidhë punën e caktuar të së drejtës biznesore krahas shpërblimit që merr. • Personi (pala kontraktuese) që e kryen këtë punë si profesion, në emër të tij e sipas urdhrit dhe llogarisë e palës tjetër, quhet komisionar, ndërsa pala tjetër quhet Komitent.

  36. Kontrata për shpedicionin • Kontrata për shpedicionin-e detyron njërën palë që të organizojë transportimin e gjësendeve, në emër të vetë e sipas urdhrit dhe për llogari të palës tjetër kontraktuese, me shpërblim. Kjo palë quhet shpeditor ose organizator i transportimit të mallrave, ndërsa pala tjetër komitent ose urdhërdhënës ose edhe klient.

  37. Kontrata për lizingun(leasing) • Kontrata për lizingun (leasing) -me këtë kontratë dhënësi i lizingut si palë kontraktuese, detyrohet që, palës tjetër t'ia jap në shfrytëzim gjësendin e kontraktuar dhe ti kryej veprimet e kontraktuara, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin adekuat ekonomik të atij gjësendi - palës tjetër kontraktuese - marrësit të lizingut i cili detyrohet që për shërbimin e bërë ndaj tij, të paguaj shpërblimin kontraktues (qiranë).

  38. Kontrata përsigurimin • Kontrata përsigurimin - është punë juridike me të cilën siguruesi detyrohet që të siguruarit ose ndonjë personi të tretë (shfrytëzuesit të sigurimit) t’ia paguaj kompensimin, përkatësisht shumën e kontraktuar ose të bëj diçka tjetër, në rast të ndodhjes së rastit të paraparë me kontratë (rasti i sigurimit), për çka kontraktuesi i sigurimit, detyrohet që të paguaj shumën e caktuar nëpara ( preminë e sigurimit).

  39. Kontratapërndërtim • Kontrata për ndërtim- është punë juridikebiznesore, nga e cila për njërën palë kontraktuese investitorin, rezulton detyrimi, që sipas projektit të caktuar të ndërtohet në afatin e kontraktuar një objekt i caktuar ndërtimor, në truall të caktuar ose që në atë truall përkatësisht në objektin ekzistues të kryhen punë tjera ndërtimore për palën tjetër kontraktuese - porositësin, për ç’gjë kjo palë detyrohet, që për këtë t’ia paguaj çmimin e caktuar

  40. Kontratapërfaktoring • Kontrata për faktoring -Është punë specifike bankiere, që ka të bëj me realizimin e kërkesave kontabilore të subjekteve të interesuara nga ana e bankës përkatëse ose të ndonjë institucioni tjetër financiar të specializuar për punë të faktoringut.

  41. Kontrata për llogarinë rrjedhëse bankare • Kontrata për llogarinë rrjedhëse bankare-me këtë kontratë banka e caktuar detyrohet që, një personi - deponuesit i cili ka cilësinë e palës tjetër kontraktuese, t’ia hapë një llogari të veçantë, përmes së cilës deponuesi i bën pagesat e tij për të tjerët dhe pranon pagesat e të tjerëve që i bëhen atij, në suazat e mjeteve që disponon apo të kredive të lejuara.

  42. Kontrata për deponimin e Letrave me Vlerë • Kontrata për deponimin e letrave me vlerë - është punë bankiere, me të cilën banka si palë në cilësitë kontraktuese, detyrohet që, nga pala tjetër e kontratës - deponenti, ti pranojë për ti ruajtur LV dhe për ti ushtruar të drejtat dhe detyrimet, që kanë të bëjnë me to, pra me letrat me vlerë. Deponenti nga ana tjetër detyrohet që bankës për këtë t'ia paguaj kompensimin, si dhe shpenzimet e veçanta që janë bërë gjatë kryerjes së atyre veprimeve.

  43. Kontrata për sefin • Kontrata për sefin - lidhet në mes të bankës dhe shfrytëzuesit të sefit me qëllim të ruajtjes dhe kujdesit të gjërave me vlerë të veçanta (LV, gjësendet e çmuara, objektet artistike etj.) • Me këtë kontratë banka detyrohet që shfrytëzuesit të sefit, t’ia jap në përdorim - dispozicion sefin, për vuajtjen e gjësendeve të caktuara, për një periudhë të caktuar, ndërsa shfrytëzuesi, detyrohet që për këtë bankës t’ia paguaj kompensimin e caktuar.

  44. Kontrata për themelimin e marrëdhënies së punës • Kontrata për themelimin e marrëdhënies së punës - me këtë kontratë punëdhënësi dhe punëtori i rregullojnë marrëdhëniet e tyre, të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga puna e punëtorit të punëdhënësit. Marrëdhënia e punës themelohet me kontratën për themelimin e marrëdhënies së punës.Themelimi i marrëdhënies së punës është ndër aktet me të veçanta dhe të rëndësishme në jetën e individit. Kjo marrëdhënie krijohet në mes të punëtorit dhe punëdhënësit.

  45. Kontrata për Know - How • Kontrata për know – how, përmban në vete detyrimin e një pale kontraktuese, që palës tjetër, t’ia bartë dituritë dhe përvojat e caktuara teknike-teknologjike, financiare, si dhe diturisë dhe përvojat biznesore. • Pala tjetër kontraktuese (pala e dytë, nga ana tjetër, detyrohet që për këtë, palës së parë, t'ia paguaj çmimin (shpërblimin) e caktuar.

  46. Kontrata për franshizing • Kontrata për franshizing - Objekti i kësaj kontrate është bartja e të drejtave të shfrytëzimit të franshizës, në këmbim të një kompensimi të caktuar financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Me këtë kontratë njëra palë kontaktuese - dhënësi i franshizës ia bartë palës tjetër kontraktuese -marrësit të franshizës të drejtën e shfrytëzimit të franshizës, me qëllim marketingu, shitje të llojeve të caktuara të mallrave dhe të shërbimeve.

  47. Kontrata e Forfetingut • Kontrata e forfetingut- Kjo kontratë lidhet në mes palëve me qëllim të dhënies dhe marrjes përsipër të kërkesave (borxheve) afatgjata, të cilat skadojnë në një kohë të ardhshme e që kanë të bëjnë me porositë e mallrave dhe shërbimeve, kryesisht në eksport.

  48. Kontrata për alotman • Kontrata për alotmanin - është kontratë për angazhimin e kapaciteteve hoteliere. • Kjo kontratë lidhet në mes të agjencionit përkatës turistik dhe hotelierit, respektivisht subjektit të caktuar biznesor, që merret me veprimtari hoteliere, si veprimtari ekonomike.

  49. Kontrata për qiranë • Kontrata për qiranë - është kontratë joformale- ngase ligji, në parim nuk e cakton ndonjë formë të veçantë për lidhjen e saj. Me këtë kontratë detyrohet qiradhënësi që gjësendin e caktuar t’ia jap me qira -palës tjetër qiramarrësiti cili për këtë arsye, është i detyruar që qiradhënësit t’ia paguaj qiranë e caktuar. Përdorimi (shfrytëzimi) i objektit të dhënë me qira nënkupton edhe mbledhjen e fryteve, nëse ndryshe nuk është paraparë.

  50. Kontrata për licencë • Kontrata për licencë - është kontratë barrësore, me të cilën dhënësi i licencës, detyrohet që fituesit të licencës t’ia bartë në tërësi të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të patentit, shpikjes, diturisë teknike dhe përvojës, markës, mostrës ose modelit, shenjës së dallimit ose knoë-hoëit, ndërsa shfrytëzuesi i licencës, detyrohet që objektin e licencës ta shfrytëzoj në mënyrën e kontraktuar, si dhe dhënësit të licencës t'ia paguaj çmimin (kompensimin) e caktuar.

More Related