1 / 18

E DREJTA BIZNESORE

E DREJTA BIZNESORE. LIGJERATA: SISTEMI GJYQËSOR NE KOSOVË - Shqyrtime të përgjithshme Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5. Historiku i shkurtë i Sistemi gjyqësor në kosovë nga viti 1974.

sonja
Télécharger la présentation

E DREJTA BIZNESORE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA: SISTEMI GJYQËSOR NE KOSOVË -Shqyrtime të përgjithshme Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5

  2. HistorikuishkurtëiSistemigjyqësornëkosovëngaviti 1974 • Kushtetuta e vitit 1974, e ish Republikës Federative të Jugosllavisë, kishte gjashtë njësi republikane dhe dy njësi krahinore, dhe secila Republikë dhe Krahinë autonome kishte Kushtetutën e vet, ndërsa bazë ose supremacinë e kishte Kushtetuta Federale. Në kuadër të kësaj Federate shteti i sotëm i Kosovës, ishte njësi autonome e Federatës Jugosllave, dhe kishte Kushtetutën e vet që vlente vetëm për Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës. • Ligji mbi Gjykatat e Rregullta i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, prill 1978, përcaktoi kompetencën, përbërjen dhe organizmimin e gjykatave të rregullta, ndërsa në qershor të vitit 1999 me krijimin e gjyqësisë emergjente deri në shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, u nxorrën akte normative që rregullonin pjesërishëm çështjet përkatëse dhe funksionimin e sistemin gjyqësor të Kosovës, ndërsa për çështjet e tjera vlenin dispozitat ligjore të Ligjit të vitit 1978.

  3. Organizimiigjykatave • LIGJI Nr. 03/L-199PËR GJYKATAT, rregullon organizimin, funksionimin dhe jurisdikcionin e gjykatave në Republikën e Kosovës. Sistemi i gjykatave në Republikën e Kosovës përbëhet nga: • Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit • Gjykata Supreme Jurisdikcioni i Gjykatës Themelore caktohet sipas sipas Lëndës, keshtu që Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë gjitha çështjet, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe. Çështjet administrative dhe ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës, prandaj është themeluar Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, dhe vendosë çështjet e natyrës ekonomike për gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

  4. PARIMET E PËRGJITHSHMe • Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave • Gjykatat gjykojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. • Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike.

  5. Departamenti për Çështjet EkonomikeGjykata Themelore në Prishtinë Është kompetent për çështjet në vijim: 1. kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste; 2 riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave juridik, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe; 3. kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet palëve - personave juridik vendor dhe të huaj;.

  6. Departamenti për Çështjet EkonomikeGjykata Themelore në Prishtinë 4. kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste; 5. mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës intelektuale. 6. kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve; 7. çështje të tjera të parapara meligj

  7. Përbërja - vendsoja • Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe. • Shqyrtimi dhe gjykimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit bëhet në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. Vendimet e Gjykatës së Apelit janë dokumente publike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron publikimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit. Vendimet, të paktën duhet të publikohen në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, apo në përputhje me Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  8. GjykatA E Apelit • Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelitorganizohet në departamentet si në vijim: • Departamenti i Përgjithshëm; • Departamenti për Krime të Rënda; • Departamenti për Çështje Ekonomike; • Departamenti për Çështje Administrative; • Departamenti për të Mitur Gjykata e Apelit ka Kryetarin i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e gjykatës.

  9. GJYKATA SUPREME Është kompetente të vendosë lidhur me: • kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj; • revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj; • përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës; ishte burimi kryesor i së drejtës, sepse nuk kishte burime formalo-juridike te shkrura, megjithate në vendet anglo-saksone ato kane rendesi te madhe. • lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj; • në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj; • çështje të tjera të parapara me ligj.

  10. Gjykata kushtetuese e kosoves • Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. • Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj. • Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore ngapala e autorizuar.

  11. Doketafariste-biznesore • Të përgjithshme (të cilat vlejnë për territorin e një vendi); • Regjionale (të cilat vlejnë në një rajon si p.sh. në Drenicë, nëDukagjin) dhe • Lokale (kur vlejnë në një vendi të caktuar p.sh. në Gjakovë, në Pejë etj).

  12. Uzansat Uzansat janë doke apo zakone të kodifikuara (biznesore) - të mbledhura, Uzansat e përgjithshme - aplikohen në të gjitha fushat ekonomike, respektivisht të biznesit dhe në të gjitha veprimtaritë; Uzansat e veçanta, në degët e caktuara për të cilat formohen.

  13. Uzansat • Rregullat e lidhjes dhe të përmbushjes së kontratës; • Rregullat e vonesës; • Rregullat e kompensimit të dëmit; • Të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese nga • kontrata për shitblerje etj.

  14. Uzansat Uzansat e veçanta • Uzansat e skeleve (limaneve detare); • Uzansat për tregti të patates, fasules, orizit dhe perimeve; • Uzansat për tregti me drithëra; • Uzansat për qarkullim të blloqeve dhe pllakave nga guri, mermeri dhe graniti; • Uzansat e veçanta për hotelieri etj.

  15. Kushtet e përgjithsmeafaristebiznesore Kushtet e përgjithshme biznesore janë krijuar me qëllim të thjeshtimit, racionalizimit dhe të përshpejtimit të veprimeve dhe procedurave të shumta dhe të komplikuara tëkontraktimit, në marrëdhëniet dhe transaksionet relevante biznesore, si në nivel nacional,ashtu edhe në atë ndërkombëtar. numërohen si burim relevant i së drejtës

  16. Kontratat Kontratat - si marrëveshje tradicionalepor edhe bashkëkohore midis palëve, një kohë të gjatë janë paraqitur si burim i rëndësishëm i së drejtës dispozitive. Të rëndësisë së lartë janë sidomos kontratat ndërkombëtare ndërmjet shteteve.

  17. Burimet e tjera tëdrejtës biznesore

  18. Konventat ndërkombëtare dhe rekomandimet • Konventa e Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale; • Marrëveshja mbi aspektet tregtare të së drejtës së pronësisë intelektuale; • Konventa mbi njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të arbitrazheve të huaja etj. dhe • Konventa mbi patentën evropiane, etj.

More Related