1 / 29

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2. BURIMET E SË DREJTËS Burimet materiale dhe formale. Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për “burimet e së drejtës” Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se nga buron e drejta;

zuri
Télécharger la présentation

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2

  2. BURIMET E SË DREJTËSBurimet materiale dhe formale • Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për “burimet e së drejtës” • Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se nga buron e drejta; • Sikurse në shumivën e degëve dhe disiplinave jurdike, autorët kanë mendime të ndryshme lidhur me përcaktimin e fakteve se çfarë përmban kuptimi i ndrajës në burime të së drejtës në kuptimin material dhe atë formal; • Megjithatë, nëse i shikojmë shumicën e këtyre botkuptimeve mund të konstatojmë se e burime e së drejës ndahen në burime • materiale dhe • formale;

  3. Çka kondsiderohet burim matrial i së drejtës? • Konsiderohet kushtet e jetës materiale ose shkaqet dhe rrethanat mareriale të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë në lindjn dhe zhvillimin e së drejtës;

  4. Çka konsiderohet burim formal i së drejtës? • Konsiderohet aktat e përgjithshme nga të cilat burojnë aktet e posaçme juridike me të cilat rregullohet situata konkrete juridike; • Të tilla janë: • Kushtetuta, • Ligji, • Aktet nën ligjore; • Kontratat ndërkombëtare; • Doket dhe uzansat; • Precedenti gjyqësor; • Praktika gjyqësore; • Shkenca juridike

  5. Kushtetuta Është ligj i veçantë dhe akt më i lartë i një shteti që duhet dalluar nga ligjet tjera; • Është akti më i lartë i përgjithshëm që përmban në vete parimet kryesore dhe normat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me: • Rregullimin shoqëror – juridik; • Pushtetin shtetëror; • Organizimin shtetëror; • Sistemin ekonomik; • Çështjen e pronës; • Etj; • Në mbështetje të kushtetutës nxjerrën të gjitha Ligjet dhe aktet tjera; • Procedura e nxjerrjes është e veçantë dhe zakonisht e nxjerr Parlamenti i shtetit ose hynë në fuqi në bazë të Referendumit;

  6. Ligji • Është burimi kryesor i shkruar i së drejtës; • Është forma kryesore në bazë të së cilës paraqitet e drejta; • Ligji zakonisht në kuptimin formal përkufizohet si dispozitë, rregull ose si normë juridike; • Ligjin e nxjerrë organi më i lartë i shtetit – Parlamenti, paraprakisht sipas një procedure të caktuar; • Hynë në fuqi pas shpallës në Gazetën Zyrtar pas afatit të përcaktuar Ligjor; • Ligji mund të shfuqizohet: • Me nxjerrje të ligjit të ri i cili e rregullon materien e njëjtë – që duhet shprehimisht të ceket në tekstin Ligjit të ri (obrogatio); • Ligji mund të plotësohet ose ndryshohet me dispozita të reja (abrogatio); • Ligji, gjithashtu është rregull e përgjithshme pasi që nuk nxjerrët vetëm për një situatë por ai i rregullon të gjitha rastet njësoi; • Puna krijuese lidhur me shpalljen dhe publikimin e ligjeve quhet kodifikim;

  7. Aktet nën ligjore; • Vetëm më ligje është e pamundur që të rregullohet e tërë jeta shoqërore; • Andaj, është në tërësi e natyrshme dhe normale që me akte nën ligjore të rregullohen shumë çështje; • Këto janë akte me të ulëta se sa aktet ligjore dhe se duhet të jenë në pajtim të plotë me Ligjin; • Këto akte nuk i nxjerrë organi më i lartë i shtetit; • Zakonisht këto akte i nxjerrin organet administrative dhe gjyqësore; • Me këto aktet rregullohen problematikat më për së afërmi dhe detajisht; • Aktet nënligjore janë: • Dekterligji; • Urdhëresa; • Rregullorja; • Vendimi; • Udhëzimi;

  8. Këto akte i nxjerrin organet ekzekutive, organet e administratës por edhe bartësit e funksioneve të caktuara shtetërore të cilët konsiderohen kompetent në bazë të ligjit; • Po ashtu sikurse edhe ligji – aktet nënligjore duhet të publikohen në gazetën zyrtare ose në ndonjë formë tjetër që të njoftohet publiku i gjerë me to:

  9. Kontratat ndërkombëtare • Shumë çështje në aspektin juridik ndërmjet të shteteve mund të rregullohen edhe me kontrata; • Kontrata mund të jenë bilaterale (dy paleshe) dhe multilaterale (shumë paleshe); • Kontrata ndërkombëtare që të fitojë karakterin e burimit juridik të vendit duhet që të ratifikohet nga parlamenti i vendit; • Menjëherë porsa të ratifikohet shërben si burim juridik vendor fiton fuqinë dhe përparësinë që të zbatohet para ligjit të vendit; • Ratifikimin e bënë Kuvendi ose Parlamenti i shtetit;

  10. Doket dhe uzansat • DOKËT: • Në kohën e lashtë kur nuk ka ekzistuar e drejta e shkruar, doket si burim i së drejtës kanë luajtur rol të rëndësishëm në rregullimin e jetës shoqërore dhe ekonomike; • Edhe sot e kësaj dite doket konsiderohen burim i së drejtës por ato radhitën të fundit në listë për kah rëndësia; • Kjo për faktin se sot në botën moderne jeta shoqërore – ekonomike është e rregulluar në masë të madhe me norma juridike; • Ato në literaturë konsiderohet si jo precize dhe të papërsosura; • Në vendet që kanë sistemin juridik Anglo – Sakson ato ende janë me rëndësi të madhe: • Në të drejtën tregtare doket kanë rëndësi të madhe; • Ekziston dallimi më mes të dokeve afariste dhe të drejtës zakonore:

  11. E drejta zakonoreështë normë dhe se palët janë të vetëdijshme se kanë obligim që ta zbatojnë dhe të sillen sipas saj; • Doket afariste zbatohen nga palët në bazë të vullnetit të tyre dhe në raste të caktuara edhe në mënyrë të heshtur; • Doket mund të ndahen edhe sipas territorit, p.sh: • Doke të përgjithshme; • Doke rajonale; dhe • Doke lokale;

  12. UZANSAT • Uzansat janë afariste mirëpo ato dallojnë nga të parat sepse janë rregulla të shkruara, sistemuara dhe të publikuara nga organi i shtetit ose nga ndonjë organ i shteti që ka autorizimin në bazë të Ligjit” • Edhe uzansat janë: • Të përgjithshme; • Të veçanta: • Çdo herë uzansat e veçanti i përjashtojnë ato të përgjithshmet kur janë pyetje se cila nga ato duhet të zbatohet e para: • Uzansat janë ta aplikueshme vetëm nëse palët gjatë krijimit të marrëdhënies së tyre shprehimisht janë thirrur në to;

  13. Precedenti gjyqësor • Precedent rrjedh nga fjala latine praecedare që nënkupton që një çështje të rregullohet sikurse rasti i ngjashëm i mëparshëm: • Kjo zakonisht vije në pyetje atëherë kur nuk ekzistojnë dispozitat e caktuara ligjore; • Ky parim zakonisht është aplikuar në gjykatë tek zgjedhja e kontesteve të caktuara;

  14. Praktika gjyqësore • Ne veçanti tek shtetet të cilat e kanë sistemi e rregullimit juridik Anglo – sakson praktika gjyqësore konsiderohet si burim i rëndësishëm i së drejtës: • Ndërkaq, në sistemet kontinentale ku dominon e drejta shkruar, konsiderohet se e praktika gjyqësore nuk mund të konsiderohet burim i së drejtës sepse gjykata gjatë gjykimit vetëm e zbaton të drejtën dhe nuk e krijon të drejtën; • Megjithatë, praktika gjyqësore në kuadër të mendimit të vet nuk konsiderohet burim i drejtpërdrejtë juridik mirëpo ky mendim luan rol pozitiv dhe indirekt kontribuon në sistemin e së drejtës;

  15. Shkenca juridike • Shkenca juridike ka rol dhe ndikim të madh në krijimin dhe zhvillimin e së drejtës dhe sistemit juridik në veçanti; • Shkenca juridike e studion dhe e përpunon të drejtën pozitive duke e bërë interpretimin shkencor të saj; • Duke i komentuar, krahasuar dhe analizuar normat juridike ajo jep kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përsosjen e sistemit juridik; • Shkenca juridike ju ndihmon organeve të juridikaturës, institucioneve ekonomike dhe organeve të administratës; • Shkenca juridike ndihme e vet e paraqet më mënyrë të shpjegimeve të normave juridike, i komenton të metat, i shqyrton kundërthëniet • Etj;

  16. ZBATIMI I SË DREJTËS • Marrëdhëniet shoqërore rregullohen dhe shprehen me anë të veprimtarisë normative – juridike në realitetin shoqëror; • Qëllim parësor i së drejtë dhe shtetit; • Rregullimi i sjelljes së subjekteve; • Qëllimi që e drejta të kuptohet me vetëdije; • Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve; • Nëse shkelen ligjet e nxjerra nga shteti atëherë zbatohen sanksionet; • Shteti duhet që ta ketë parasysh momentin e nxjerrjes së normës duke ja përshtatur atë interesave të shoqërisë • Zbatimi vullnetar • Zbatimi i dhunshëm;

  17. PROCESI I ZBATIMIT TË SË DREJTËS • Të gjitha normat juridike në një shoqëri të organizuar nxjerrën në mënyrë që ato të rregullojnë raporte ose marrëdhënie të caktuara shoqërore; • Megjithatë, zbatimi i normës juridike është proces i ndërlikuar dhe që varet nga: • Veprimet psikike; • Veprimet mendore; • Veprimet trupore; • Veprimet materiale – fizike; • Të gjitha këto veprime janë të orientuara në arritjen e dy qëllimeve: • Që më saktësi të caktohet sjellja të cilën norma e caktuar e kërkon në rastin konkret; dhe • Që kjo sjellje të zbatohet;

  18. Në mënyrë që të mësohet më afër norma dhe zbatimi i saj duhet kaluar në këto faza: • Përcaktimin e saktë të përmbajtjes – kuptimit të normës juridike; • Gjetjen e kuptimit të normës juridike; • Caktimin e situatës konkrete në të cilin norma konkrete duhet të aplikohet; • Zgjedhjen (vendosjen) e situatës konkrete në të cilën situata konkrete duhet të aplikohet; • Urdhrin që duhet dhënë subjekti i cili duhet të kryejë veprimet të cilat ia cakton norma juridike; • Duhet dalluar edhe dy veprime të cilat janë të rëndësishme për çdo subjekt gjatë zbatimit të normës juridike: • Çështja faktike e cila që dëshiron të zgjedhën me këtë normë juridike; • Çështjen juridike që dëshiron t’i zgjedhë norma konkrete;

  19. VEPRIMI I NORMËS JURIDIKE NË HAPSIRË DHE KOHË • Dispozitat e caktuara mund të vlejnë në: • Territorin e shtetit por edhe vetëm në një pjesë të tij (varësisht nga rregullimi federal ose i thjeshtë): • Aspektin kohor i veprimit të dispozitave juridike;

  20. E DREJTA POZITIVE • E drejta pozitive është ajo e drejtë e cila është aplikim (zbatim) e sipër; • E drejtë historike konsiderohet ajo e drejtë e cila nuk është në zbatim e sipër e cila ka pushuar që të zbatohet;

  21. INTERPRETIMI I SË DREJTËS • Kuptimi i interpretimit; • Mënyrat e interpretimit: • Në bazë të analizës • Gjuhësor; • Logjik • Në bazë të sintezës • Interpretimi sistematik; • Interpretimi historik; • Interpretimi telelogjik – qëllimor; • Llojet e interpretimit: • Legal; • Gjyqësor; • Shkencor;

  22. MARRDHËNIA JURIDIKE • Të gjitha marrëdhëniet me anë të te cilave realizohen qëllimet e aktiviteteve njerëzore i quajmë marrëdhënie shoqërore; • Këto marrëdhënie shoqërore realizohen nëpërmjet të sjelljes së njerëzve në bazë të normave juridike; • Sipas përmbajtjes marrëdhëniet shoqërore i kemi mund të jenë: • Ekonomike; • Politike; • Kulturore; • Familjare; • Nga marrëdhënia e punës; • Etj; • Interesimi i shtetit për rregullimin e marrëdhënieve juridike me norma • Sanksionet • Për realizimin e një marrëdhënie të caktuar juridike është e domosdoshme ekzistence e një norme të përgjithshme ose të veçantë’ • Marrëdhënia juridike krijohet në pazë të fakteve të cilat si relevante i pranon norma juridike;

  23. FAKTET JURIDIKE • Ndodhitë; • Veprimet juridike; • Punët juridike; • Punët e lejuara juridike dhe të palejuara;

  24. E DREJTA OBJEKTIVE DHE E DREJTA SUBJEKTIVE • E drejta objektive tërësia e normave juridike të cilat e përbëjnë një sistem të caktuar juridik; • E drejta subjektive është ajo që i takon subjektit të caktuar. • Forca e të drejtës subjektive është e kushtëzuar nga e drejta objektive • Të drejtat subjektive lidhem me autorizimin dhe kërkesën për mbrojtjen e saj

  25. DETYRIMI JURIDIK • Është element i të drejtës subjektive; • Rregullon çështjet e bërjes, mos bërjes (durimit) ose lëshimit • Detyrimit juridik

  26. OBJEKTI I SË DREJTËS • Janë faktet në të cilat në të cilat është e orientuar e drejta subjektive; • Janë të gjitha ato relacione për shkak të së cilave njeriu hynë në marrëdhënie juridike (p.sh. sendet, veprimet e njeriut, të mirat personale, shpirtërore, etj); • Objekt i të drejtës civile janë ato fakte ose marrëdhënie të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi mund të shndërrohen në të mira materiale – në të holla;

  27. SENDET – Kuptimi juridik • Janë pjesë materiale të cilat gjenden në pushtetin njeriut; • Mbi to krijohet e drejta e pronësisë apo ndonjë e drejtë tjetër; • Janë objekte materiale dhe objekt i rëndësishëm i marrëdhënieve civile – juridike; • Kuptimi i objektit material është kuptim më i gjerë se kuptimi i sendit; • Objekti material i përfshinë të gjitha; • Ndërsa sendi është i veçantë, individual; • Kuptimi i sendit është më i ngushtë se vet kuptimi i mallit; • Mall mund të konsiderohet edhe fuqia punëtore, produktet intelektuale njerëzore;

  28. Një objekti material që të trajtohet si send është e domosdoshme që ai të jetë • I kufizuar në hapësirë që të mund të trajtohet si send; • Nuk mund të konsiderohen si sende drita, nxehtësia, ajri, uji,etj); • Trupat në gjendje të ndryshme (gazrat, lëngjet, etj) kur kufizohen në boca dhe të tubuara në vende të përshtatshme, kur energjia elektrike përçohet nga përçuesit elektrik atëherë konsiderohen sende; • Për t’u konsideruar diçka send është e detyrueshme që të jetë: • Pjesë e natyrës materiale; • Të jetë në pushtetin e njeriut; dhe • Të jetë objekt i të drejtës pronësore;

  29. LLOJET DHE NDARJA E SENDEVE • Mjetet kryesore dhe mjetet xhiruese • Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit; • Sendet e pa lëvizshme dhe të lëvizshme; • Sendet e caktuara individuale dhe ato të caktuara sipas gjinisë • Sendet e ndryshueshme dhe të pa ndryshueshme; • Sendet konsumuese dhe jo konsumuese; • Sendet e ndashme dhe jo të ndashme; • Sendet e thjeshta dhe të përbërë; • Sendet kryesore dhe aksesore; • Paratë; • Letrat me vlerë

More Related