1 / 15

E DREJTA BIZNESORE

E DREJTA BIZNESORE. LIGJERATA: E DREJTA TREGËTARE Format e shoqërive tregëtare Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5. E drejta tregëtare.

vesna
Télécharger la présentation

E DREJTA BIZNESORE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA: E DREJTA TREGËTARE Format e shoqërive tregëtare Semestri dimëror 2013/2014 Fakulteti Ekonomik Salla S 5

  2. E drejtatregëtare • Vështirë se mund të përcaktohet se kur ka filluar përpjekjet për themelimin e së drejtës tregëtare, por burimet e shkruara juridike datojnë që nga viti 1963, me Dekretin për Tregëtinë Tokësore të Francës. • Revulucioni Borgjez Fracez i vitit 1879, krijoi parakushtet për zhvillimin e të drejtës tregëtare, e së këndejmi edhe të shoqërive tregëtare.

  3. Format/llojete shoqërivetergëtare • Tregëtari individual/ndërmarrësi/biznesi vetanak • Ndërmarrjet publike - ato që kryejnë veprimtari me interes të përgjithshëm dhe që i themelon shteti apo njësia e qeverisjes lokale. • Qëllimi është plotësimi i nevojave publike, dhe karakterizohen me: • Kryerjen e veprimtarive me interes të përgjithshëm • Kanë cilësinë e personit juridik • Kanë pasuri dhe përgjigjen për detyrimet • Akti jurdik më i lartë - statusi.

  4. Biznesi individual/vetanak është formë e organizimit biznesor, pa cilësi të personit juridik. • individi është pronar i një ndërmarrje individuale, • ka përgjegjësi të pakufizuar personale, për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera, të shkaktuara, të imponuara nga ligji ose kontrata , Përgjegjësia e plotë dhe e pakufizuar përfshinë pronën dhe të gjitha llojet e tjera të mjeteve dhe kapitaleve, të cilat personi përgjegjës i ka në pronësi të drejtpërdrejt ose të tërthortë.

  5. Shoqëria kolektive / partneritetit të përgjithshëm- ortakëror • Juridikisht mund të ekzistojë dhe veprojë kur dy e më shumë persona dhe/ose shoqëri, bashkëpunojnë në mes tyre me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë biznesore, e mbështetur në një kontratë të shkruar, një marrëveshje gojore apo në mirëkuptim. • Natyra juridike - biznesore e interesit në shoqërinë kolektivepërfshinë: • të drejtën e ndarjes së fitimit, shpërndarjen si dhe të drejtat tjera të ortakut të përgjithshëm dhe • të drejtat dhe detyrimet e ortakut të përgjithshëm. • Numri i ortakëve të përgjithshëm, mund të jetë dy ose më shumë persona dhe/ose shoqëri/org.biznesore. • Parimi i përgjegjësisë në shoqërinë kolektive • Secili ortak dhe të gjithë ortakët janë përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera.

  6. Shoqëria (kompania) me përgjegjësi të kufizuar • Natyra juridike – biznesore, - është person juridik, juridikisht dhe ligjërisht e ndarë dhe e dallueshme nga pronarët e saj. Pronari i saj nuk është bashkëpronar dhe nuk disponon me interesa të transferueshme, në pronën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. • Kapitali themelor, duhet të jetë të paktën 1000 euro, dhe duhet paguar shoqërisë në fjalë brenda 14 ditësh, nga dita e regjistrimit. • Parimi i përgjegjësisë, kjo shoqeri është përgjegjëse, për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera të saj; me të gjitha mjetet (asetet), duke përfshirë edhe kapitalin themelor. • Konstituimi, - themeluesi duhet të nënshkruaj dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, Statutin e organizatës biznesore (shoqërisë aksionare).

  7. Shoqëria komandite /partneritetit të kufizuar • Natyra juridike - biznesore e shoqërisë komanditepërbëhet: • së paku nje ortak (partner) i përgjithshëm dhe nga • së paku nje ortak i kuflzuar. • nuk ka cilësi të personit juridik, por mund të posedojë pronë, mund të lidhë kontratë dhe të padisë të tjerët në emër të saj dhe të jetë e paditur nga të tjerët. Ortaku i përgjithshëm është bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për borxhet dhe detyrimet e saj. Ortaku i kuflzuar nuk përgjigjet për borxhet. • Themelimi i shoqërisë komandite, bëhet në përputhje me dispozitat ligjore. • Marrëveshja e shoqërisë komandite, duhet ta ketë marrëveshjen e saj si një dokument relevant për veprimin dhe funksionimintë saj. • Kufizimet lidhur me përgjegjësinë e ortakëve të kufizuar

  8. Shoqëria aksionare • Natyra juridike- biznesore , është person juridik, në pronësi të aksionarve të saj, juridikisht e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët që nuk janë bashkëpronarë dhe nuk kanë interesa të transferueshme në pronën ose mjetet (asetet) e shoqërisë aksionare. • Kapitali themelor i shoqërisë aksionare- duhet të jetë të paktën 25000 euro, ose shuma gjithëmbarshme e vlerës nominale të të gjitha aksioneve. • Parimi i përgjegjësisë, është përgjegjëse për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera, me të gjitha mjetet (asketët) dhe pasurinë e saj. • Udhëheqja e shoqërisë aksionare, përmes organeve drejtuese. • Organi kryesor i udhëheqjes - Këshilli i drejtorëve.

  9. Aksionet Aksionetjanë letra specifike me vlerë të cilat pronarit të tyre i japin të drejtë qëtë kenë pjesë në fitimin dhe në drejtim të shoqërisë e cila i ka emituar aksionet. Llojet e aksioneve • Themeluese (aksione të thjeshta me të drejtë vote); • Aksionet e emisioneve pasuese Sipas të drejtës në pjesëmarrje kemi: • Aksione të rëndomta (të rregullta), • Prioritare ose favorizuese, tëcilatmund të jenë: - Participative(që japin të drejtën e pagesës së dividendës që iu takon aksionarëve të aksioneve të thjeshta; - Kumulative(që japin të drejtën prioritare të pagesës së të gjitha dividendëve të cilat nuk janë paguar, para pagës së bartësve të aksioneve të rëndomta) dhe -Ndryshuese (konvertibile), të cilat i japin të drejtën titullarit, që ato aksioneti shendrojë në aksione të zakonshme. Ligjinëfuqiparashehllojet e aksioneve të certifikuara dhe të pa certifikuara, të thjeshta dhe të privilegjuara.

  10. Organet e shoqërisëaksionare • Kuvendi -organi më i lartë i udhëheqjesdhe organ i pronarëve të mjeteve, në të cilin përveç aksioneve marrin pjesë edhe përfaqësuesit e të punësuarve në shoqërinë aksionare. Ka disa lloje kuvendesh të shoqërive aksionare: • Kuvendi themelues,Kuvendi i rregullt,Kuvendi i jashtëzakonshëm dhe • Kuvendi special (të cilin e thërrasin aksionarët me aksione prioritare). (Ligji i Kosovës, nuk e parasheh kuvendin si organ) • Këshilli drejtues- organi drejtues i cili e emëron dhe shkarkon drejtorin, nxjerrë akte të përgjithshme, përgatit propozim vendimet për punën e kuvendit, zbaton vendimet e kuvendit etj. Ligji i Kosovës parashef Bordin e Drejtorëve si organ i domosdoshëm) • Drejtori ose menaxheri ekzekutiv- organ punëdhënës është kompetent për organizimin dhe udhëheqjen e proceseve të punës dhe afarizmit, si dhe të përfaqësimit të shoqërisë aksionare ndaj personave të tretë. Për punën e vet të ligjshme e të suksesshme, drejtori i përgjigjet Kuvendit. • Këshilli mbikëqyrës- organ mbikëqyrës i cili bën kontrolle të drejtpërdrejtë intern.

  11. Shpërbërja e shoqërive akcionare • Këshilli i drejtorëve i shoqërisë apo aksionarët e saj marrin vendimin mbi shpërbërjen e shoqërisë aksionare, ose likuidimin e saj; • Propozimi për shpërbërje i dorëzohet për miratim aksionarëve në mbledhjen vjetore ose të jashtëzakonshme. • Propozimi duhet të miratohet me votimin e së paku 2/3 të aksionarëve, që kanë të drejtë vote. • Pas shpërbërjes vullnetare, shoqëria aksionare vazhdon ekzistimin e saj,por nuk mund të ushtrojë kurrfarë veprimtarie, përveç atyre që kanë të bëjnë me likuidiminduke përfshirë: • Mbledhjen dhe shitjen e pasurisë, • Pagimin e kreditorëve dhe • Shpërndarjen e pasurisë së mbetur ndërmjet anëtarëve të saj. Veprimtaritë e sipërpërmendura, ushtrohen nga këshilli i drejtorëve dhe zyrtarëve tjerë kompetentë. Shpërbehet në mënyrë:Vullnetare dhetë detyruar.

  12. Shpërbërja e detyruare shoqërisëaksionare • Mosdorëzimit të raportit vjetor; • Urdhrit të gjykatës për shpërbërje, ngase nuk është e aftë për ta vazhduar veprimtarinë e saj biznesore, si pasojë e paligjshmërisë, bllokimit në vendim- marrje ose shkaqe e arsye të tjera; • -Paaftësisëpagimore (insolvences) apo falimentimit të shoqërisë dhe shpërbërjes; Shkaqet kryesore dhe parësore numërohen: • Ekzistimi i bazës për likuidimin e shoqërisë; • Mosekzistimi i kushteve natyrore; • Skadimi i afatittë veprimtarisëdhe funksionimit; • Përmbushja e qëllimit, synimeve dhe caqeve; • Vendimi i organit kompetent; • Mosekzistimi i kushteve ligjore në pikëpamje të anëtarëve, kapitalit.

  13. Ndërmarrja/Sipërmarrja Formë e veçantë dhe si person juridik specifik, paraqet një emërtim a nocion përmbledhës, për forma dhe tipe (lloje) të organizatave biznesore. Ka këto veçori: • Ekzistimi i organizimit të caktuar, - ka organizim të caktuar unik dhe kompatibil midis pasurisë , themeluesit dhe punëtorëve. • Mvetësia- kusht që përmbushet permes ekzistimit të planifikimit të pavarur, organizimit intern, çmimeve të prodhimeve vetanake, mallrave dhe shërbimeve, disponimit - posedimit të të hyrave, natyrisht atyre të hyrave që mbeten, pas përmbushjes së obligimeve ligjore • Fitimi (profiti) • Udhëheqja/pjesëmarrja në udhëheqje.

  14. FunksionalitetiiOrganizatavebisnesore Format/llojet e organizatave biznesoredo të mund të themelohen, organizohen, veprojnë dhe operojnë në Kosovë, vetem nese: • zhvillojnë aktivitete dhe veprimtari të ligjshme; • themelohen dhe regjistrohen nga çdo person fizik, shoqëri ose grup i përbërë nga një ose më shumë persona ose modalitete biznesore; Aktiviteti biznesor sipas ligjit, nënkupton çdo lloj i aktivitetit të rregullt ose i përsëritur i cili përfshinë ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve, pronës dhe/ose punëve për cilindo person ose organizatë, në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj pagese ose kompensimi, por me kusht që punëtori i cili kryen shërbime për punëdhënësin e tij, të mos konsiderohet se kryen sherbime binesore deri sa ai nuk kompenzohet sipas kontrates.

  15. OrganizatatBiznesore / Afariste Sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Shoqëritë Tregëtare: L nr.02/L-1232 dhe Lnr.04/L-006, në Kosovë, përcaktohen format/ llojet e biznesit: • Bisnes indidvidual/B.I.,më parë Ndërmarrje individuale/NI; • Ortakëri e përgjithsme/O.P.-, më parë Shoqëri kolektive; • Shoqëri komandite /SH.K.M, më parë SHKM; • Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar/SH.P.K më parë SHPK • Shoqëri aksionare /SH.A, më parë SHA

More Related