1 / 19

UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANES

UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANES. Lektor : PhD.Candidate.Lediona NISHANI. Leksioni Nr 2 Lenda : Telekomunikacion. Konceptimi i një sistemi. Objektivat , që duhen arritur. Këto shprehen në varësi të qëllimeve cilësore dhe sasiore, psh krijimi i një shërbimi të ri,

ila-golden
Télécharger la présentation

UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANES

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANES Lektor: PhD.Candidate.Lediona NISHANI Leksioni Nr 2 Lenda : Telekomunikacion

  2. Konceptimi i një sistemi Objektivat, që duhen arritur. Këto shprehen në varësi të qëllimeve cilësore dhe sasiore, • psh krijimi i një shërbimi të ri, • racionalizimi i shfrytëzimit, • rritja e kapacitetit të transmetimit, • kërkimi i një teknologjie të re, • mbulimi i një tregu potencial

  3. Kushtet që duhen respektuar Janë kryesisht me natyrë ekonomike. • Këtyre u shtohet respektimi i rekomandimeve e i normave kombëtare dhe ndërkombëtare, • pajtueshmëria me sistemet e tjera ekzistuese, • kushtet klimaterike, • kërkesat e veçanta të shfrytëzimit, të transportit, ose të montimit. • Një detyrim jo të neglizhueshëm për projektuesit përbëjnë vonesat dhe respektimi i afateve

  4. Mjetet e disponueshme Jane materiale, (hardwere) • si komponentë, • qarqe, • konstruksione e tj dhe ata llogjike (software) • si metodat e llogaritjeve, programet e tj dhe nga ana tjetër burimet njerëzore, kualifikimet dhe eksperiencat.

  5. Mjetet e disponueshme • Shprehjet e sakta të objektivave dhe kushtet përbëjnë specifikimin e sistemit, që • shërben si përmbledhje e detyrimeve të përgjithshme dhe si referencë për të gjithë konceptimin dhe vlerësimin e tij. • Mbi bazën e këtyre specifikimeve dhe mjeteve disponibël realizohet konceptimi i sistemit. • Ky i nënshtrohet gjithmonë një procesi të vazhdueshëm ndryshimi për shkak të:

  6. Mjetet e disponueshme • Krahasimit me specifikimet. - Analizës së mjeteve - Krahasimit të varianteve, - Zgjedhjes ndërmjet varianteve themelore - Vlerësimit të kostos, veçanërisht, në lidhje me thellësinë dhe zgjatjen e projektimit

  7. Specifikimet përmbledhëse Manuali i specifikimeve është një dokument teknik bazë dhe shërben si referencë për zhvillimin ose blerjen e ndonjë nënsistemi ose njësie. Ne manual duhet te percaktohet: • Vendi që zë njësia në sistemin e plotë • Funksionet e sakta të saj • Ndërfaqja e saj me sistemin, dmth pikat e kontaktit me njësitë e tjera të sistemit, • si në planin funksional (shkëmbimi i informacioneve, kodet, sekuencat) • ashtu edhe në planin elektrik (polaritetet, nivelet, impedancat e tj).

  8. Specifikimet përmbledhëse • Tolerancat e të gjithë parametrave kryesorë • - Fiksimi i principeve të mbikqyrjes (alarmet, afishimet, kontrollet), të mirëmbajtjes dhe të shërbimit • (ndërfaqja njeri-makinë, ndërhyrja me dorë e tj) Besueshmëria e njësisë, • pasojat e lejueshme të di- fekteve (disponibiliteti, koha e riparimeve e tj). dhë- nia e parametrave konstruktivë (sistem me strukturë modulare, dimensionet, konektorët,tipet e kabllove, ndërfaqja mekanike e tj).

  9. Specifikimet përmbledhëse • - Burimet e energjisë në dispozicion (ushqimi nga rrjeti, me bateri e tj) • - Kushtet e ambjentit për punë normale (temperatura, lagështia, pluhuri e tj) • Nëse njësia duhet të realizojë funksione llogjike (sekuenca veprimesh, ekzekutim të kushtëzuar të operacioneve të ndryshme), në përgjithësi, një manual nuk mjafton të specifikojë në mënyrë të plotë e të qartë zhvillimin e saktë dhe komplet të funksioneve të saj, dmth programin. • Ne kete rast i drejtohemi disa perfaqesimeve simbolike si organgrama dhe struktograma

  10. Zëri i njeriut dhe fjala • Zëri përmban një vektor informacioni analog në komunikimet njerëzore direkte. • Studimi i tij është shumë kompleks për shkak të aspekteve fiziologjike të prodhimit të tinguj ve nga një anë dhe të elementëve psikologjikë (tem- peramenti, humori) që influencojnë nga ana tjetër. • Është e mundur vetëm një paraqitje statistike. • Ajo shpie në një shpërndarje të variablave që ndryshojnë në kohë dhe nga një individ në tjetrin

  11. Zëri i njeriut dhe fjala Për nevojat e telekomunikacioneve është e nevojshme të percaktohen karakteristikat kryesore që kanë të bëjnë : • me zërin dhe tingujt që ai prodhon • me fjalën që i strukturon këto tinguj në një gjuhë të folur. Zëri është një fenomen i ndryshueshëm dhe që ndërpritet në kohë. Zëri mund të shpërbëhet në një sërë tingujsh elementarë që quhen fonoma dhe konsiderohen gati si të qëndrueshme. (stacionare)

  12. Zëri i njeriut dhe fjala Paraqitja frekuenciale (spektri) e energjisë është shumë e ndryshme sipas tingujve. • Ka tinguj të zëshëm që janë zanoret, • Tinguj të pazëshëm që jan bashkëtingëlloret si: j, l, m, n, v, • (burrat) kanë një spektër me harmonikë bazë 100-200Hz dhe • (gratë) 200-400Hz

  13. Shembuj të spektrave të tingujve vokalë • Mbështjellsja e tyre spektrale, dhe veçanërisht mak- simumet e saj janë specifike për tingujt e emetuar tinguj të zëshëm (Fig.a.) tingulli A dhe tinguj të pa zëshëm (bashkëtingëlloret) (Fig.b.) tingulli F

  14. Tingujtvokal • Fusha spektrale e të gjithë tingujve vokalë shtrihet nga 80Hz deri në 12KHz me një energji që rritet shumë drejt frekuencave të larta. • - Shpërndarja statistikore e amplitudave të çastit është komplekse dhe e ndryshueshme. Ajo mund të përafrohet me një shpërdarje eksponenciale të vlerave absolute.

  15. Tingujtvokal • Struktura në kohë është e rregullt. • Fjalët dhe frazat ndahen me pauza (100ms) që përfaqësojnë gati 50 % të kohës në monolog dhe gati 75 % të kohës për sejcilin bashkëbisedues në dialog. • - Debiti mesatar i fjalës mund të vlerësohet me 80 deri 200 fjalë në minutë. Po të marrim një mesatare prej 5 shkronjash për fjalë dhe D = 4,7bit/germë kemi një debit binar mesatar D’ = 30 – 80bit/sek

  16. Shpërndarja e përafërt statistikore e amplitudave të çastit gjatë bisedës • Vlera efektive Ueff ndryshon shumë nga një individ tek tjetri. • Fjala transmeton akoma një mbështjellje të plotë subjektive (identitetin,timbrin humorin, nuan cat e tj) që është e vështirë për tu vlerësuar.

  17. Dëgjimi • Veçoritë e veshit të njeriut dhe mënyra e dëgji- mit ka të bëjë shumë me sistemet e telekomunikacionit. • - Ndjeshmëria e veshit varet nga frekuenca dhe nga intensiteti i tingullit. • Fusha e dëgjueshmërisë shtrihet nga 20Hz deri 16 000Hz (kjo fushë frekuencash përshtatet mirë me veshin e njeriut).

  18. Dëgjimi • - Veshi i njeriut është praktikisht i pa ndjeshëm ndaj fazës relative midis dy përbërësve të tingullit • - Sa më i gjerë të jetë brezi i frekuencave të zërit nga sinjalet, aq më i ndjeshëm është edhe efekti i shtrembërimeve lineare.

More Related