1 / 28

Fjala për ta jetuar

Fjala për ta jetuar. Qershor 2012. “ Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut” (Gjn 6,27).

arin
Télécharger la présentation

Fjala për ta jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta jetuar Qershor 2012

  2. “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut” (Gjn 6,27).

  3. Jezusi, mbasi ushqeu një shumicë njerëzish me anë të shumimit të bukëve pranë liqenit Tiberiade, u zhvendos fshehtas në bregun tjetër, në zonën e Kafarnaumit, për t’iu larguar turmës që donte ta bënte mbret.

  4. Megjithatë shumë ishin vënë në kërkim të tij dhe e kishin gjetur. Por ai nuk e pranon entuziazmin e tyre, që buron më fort prej interesit.

  5. Ata kanë ngrënë prej bukës së mrekullueshme, por janë ndalur thjesht tek përfitimi material, pa e kapur kuptimin e thellë të asaj buke, që dëshmon se Jezusi është i dërguari i Atit për t’i dhënë botës jetën e vërtetë.

  6. Shohin në të vetëm një çudibërës, një Mesi tokësor, që mund t’u japë atyre ushqimin material me bollëk dhe me leverdi. Pikërisht në këtë kontekst Jezusi u drejton atyre fjalët:

  7. “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut”(Gjn 6,27).

  8. “Ushqimi që nuk prishet” është vetë Jezusi dhe është gjithashtu edhe mësimi i tij, meqë mësimi i Jezusit është njëlloj me personin e tij.

  9. Duke lexuar pastaj më tutje të tjera fjalë të Jezusit duket se kjo “bukë që nuk prishet” njëjtësohet me trupin eukaristik të Jezusit.

  10. Prandaj mund të thuhet se “buka që nuk prishet” është vetë Jezusi, i cili na dhurohet ne nëpërmjet Fjalës së tij dhe nëpërmjet Eukaristisë.

  11. “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut”

  12. Shëmbëllimi i bukës përsëritet shpesh në Bibël, sikurse edhe ajo e ujit. Buka dhe uji përfaqësojnë ushqimet e dorës së parë, të domosdoshme për jetën e njeriut.

  13. Por Jezusi duke e zbatuar tek vetja shëmbëllimin e bukës, don të thotë se ai, se mësimi i tij, janë të domosdoshëm për jetën shpirtërore të njeriut sikurse është buka për jetën e trupit.

  14. Buka materiale është patjetër e nevojshme. Jezusi vetë e siguron atë bukë në mënyrë të mrekullueshme për turmat. Por ajo e vetme nuk mjafton.

  15. Njeriu mbart në vetvete – ndoshta pa e kuptuar plotësisht – një uri për të vërtetën, për drejtësinë, për mirësinë, për dashurinë, për dëlirësinë, për dritën, për paqen, për gëzimin, për pafundësinë, për përjetësinë, që asgjë në botë nuk mund t’ia kënaqë.

  16. Jezusi propozon vetveten porsi i vetmi që është i aftë për të shuar urinë e shpirtërore të njeriut.

  17. “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut”

  18. Por duke u paraqitur si “buka e jetës”, Jezusi nuk kufizohet vetëm me pohimin e nevojës për t’u ushqyer me të, që domethënë se duhet të besojmë në fjalët e tij për ta patur jetën e amshuar; por dëshiron të na nxisë që ta përjetojmë atë.

  19. Në fakt, ai me fjalën: “Veproni, por jo për ushqim që prishet” na bën një ftesë të ngutshme. Thotë se duhet t’i përvishemi punës, t’i vemë në veprim të gjitha mënyrat e mundshme për të siguruar këtë ushqim. Jezusi nuk imponohet, por dëshiron që ta zbulojmë, por dëshiron që ta jetojmë atë.

  20. Sigurisht, njeriu vetëm me fuqitë e veta nuk është në gjendje që ta arrijë Jezusin. Mund ta arrijë për hir të një dhurate të Hyjit. Megjithatë Jezusi e fton vazhdimisht njeriun që të jetë i gatshëm për ta pranuar dhurimin e vetes së tij, që Jezusi dëshiron t’ia bëjë.

  21. Dhe është pikërisht duke u përpjekur për ta zbatuar Fjalën e tij, që njeriu arrin tek besimi i plotë në të, për ta shijuar Fjalën e tij, sikurse do të shijoheshe buka erëmirë dhe shumë e shijshme.

  22. “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut”

  23. Fjala për ta jetuar e këtij muaji nuk ka për objekt një pikë të veçantë të mësimit të Jezusit (për shembull falja e fyerjeve, shkëputja prej pasurive, etj.), por na drejton sërish tek vetë rrënja e jetës së krishterë, që është marrëdhënia jonë personale me Jezusin.

  24. Unë mendoj se kush ka filluar që ta jetojë me angazhim Fjalën e tij dhe mbi të gjitha urdhrin e dashurisë për të afërmin, që është sintezë e të gjitha fjalëve të Hyjit dhe të gjithë urdhërimeve, ndien të paktën një çikë që Jezusi është “buka” e jetës së tij, në gjendje të plotësojë dëshirat e zemrës së tij, burimi i gëzimit të tij, i dritës së tij.

  25. Duke e vënë në jetë këtë fjalë, ka arritur ta shijojë Fjalën, të paktën pak, porsi përgjigjen e vërtetë të problemeve të njeriut dhe të botës. Dhe, meqë Jezusi “buka e jetës” bën dhuratën më të lartë të vetvetes në Eukaristi, shkon vetvetiu që ta marrë me dashuri Eukaristinë dhe ajo ze një vend të rëndësishëm në jetën e tij..

  26. Atëherë duhet që, kush nuk e ka jetuar këtë përvojë të mrekullueshme me të njëjtin zell me të cilin Jezusi nxit për ta siguruar “bukën e jetës”, të mos e mbajë për vete zbulimin e tij, por t’ia përcjellë të tjerëve, me qëllim që të gjejnë në Jezusin gjithçka zemra e tyre kërkon gjithmonë.

  27. Është një vepër e madhe dashurie që do t’ua bëjë të afërmve, që edhe ata të mund të njohin cila është jeta e vërtetë qysh këtu në tokë dhe do ta kenë jetën që nuk vdes. E çfarë mund të dëshirohet më tepër?

  28. “Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme: atë do t’jua japë Biri i njeriut” (Gjn 6,27). “Parola di Vita”, pubblicazione mensile del Movimento dei Focolari. Testo di: Chiara Lubich, scritta nel 1985 Grafica Anna Lollo in collaborazione con don Placido D’Omina (Sicilia, Italia) Questo commento alla Parola di Vita è tradotto in 96 lingue e idiomi, e raggiunge vari milioni di persone in tutto il mondotramite stampa, radio, TV e via internet.Per informazioni www.focolare.orgQuesto PPS, in diverse lingue, è pubblicato su www.santuariosancalogero.org (da dove si può scaricare)

More Related