1 / 27

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Nëntor 2011. “ Prandaj, rrini zgjuar se nuk e dini as ditën as orën ”. Jezusi sapo ka dalë nga tempulli. Dishepujt i vënë në dukje me krenari madhështinë dhe bukurinë e ndërtesës.

irving
Télécharger la présentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Nëntor 2011

  2. “Prandaj, rrini zgjuar se nuk e dini as ditën as orën”

  3. Jezusi sapo ka dalë nga tempulli. Dishepujt i vënë në dukje me krenari madhështinë dhe bukurinë e ndërtesës.

  4. Por Jezusi u përgjigjet: «I shikoni të gjitha këto? Me të vërtetë po ju them, nuk do të mbetet këtu gur mbi gur që nuk do të shembet».

  5. më pas ngjitet në malin e Ullinjve, ulet dhe, duke parë Jeruzalemin përballë tij, fillon të flasë për shkatërrimin e qytetit, dhe për fundin e botës.

  6. Si do të vijë fundi i botës? – e pyesin dishepujt – dhe kur do të vijë?

  7. Është një pyetje që edhe brezat pasardhës të krishterë e kanë bërë, një pyetje që i bëhet çdo qënieje njerëzore.

  8. Në fakt, e ardhmja është misterioze dhe herë-herë i druhesh jo pak. Edhe sot ka nga ata që orvaten pas magjistarëve dhe hetojnë oroskopin për të ditur sadopak nga e ardhmja që i pret, çfarë do të ndodhë…

  9. Përgjigjia e Jezusit është krejt e kthjellët: fundi i kohërave përputhet me ardhjen e tij. Ai, Hyj i historisë, do të kthehet. Është ai pika e ndritshme e të ardhmes sonë.

  10. Por kur është çasti i këtij takimi? Askush s’e di, mund të ndodhë kurdo, në çdo moment. Në fakt, jeta jonë është në duart e tij.

  11. Ai na e ka dhënë; Ai mund ta rimarrë krejt papritur, pa paralajmërim. Sidoqë kërkon të na hapë sytë: ky çast do t’ju gjejë gati, nëse do të vigjiloni.

  12. “Prandaj, rrini zgjuar se nuk e dini as ditën as orën”

  13. Me këto fjalë Jezusi na kujton, para së gjithash, se Ai do të kthehet. Jeta jonë mbi tokë do të mbarojë dhe do të fillojmë një jetë të re, që nuk njeh fund. Sot askush nuk dëshiron ta përmendë vdekjen…

  14. Nganjëherë njeriu bën çmos t’i largohet këtij mendimi, të shpërqendrohet, duke u zhytur kokë e këmbë në punët e përditshme, deri aty sa të harrojë dhuruesin e jetës, Atë që jetën na e ka dhënë dhe prapë do të na e kërkojë për plotësimin e saj në amshim, në bashkim me Atin.

  15. A do të jemi gati për ta takuar? Do ta kemi llampën të ndezur, si virgjërat e kujdesshme që presin dhëndrrin? Pra, do të jemi në dashuri?

  16. Apo llampa jonë do të jetë e fikur sepse, të hutuar nga shumë gjëra që kemi për të bërë, nga gëzimet e çastit, nga tepria e të mirave materiale, kemi harruar gjënë kryesore: të duam?

  17. “Prandaj, rrini zgjuar se nuk e dini as ditën as orën”

  18. Po si të vigjëlojmë? Para së gjithash, vigjëlon mirë kush do.

  19. Këtë e di mirë nusja që pret burrin që është vonuar në punë dhe që duhet të kthehet nga një fshat i largët; e di nëna që dridhet për të birin që akoma s’është kthyer në shtëpi, e di i dashuruari që mezi pret të takojë të dashurën… Kush do, di të presë edhe kur tjetri vonon.

  20. Jezusi pritet nëse e do dhe dëshiron me zjarr ta takosh.

  21. Dhe pritet duke dashur konkretisht, duke i shërbyer, për shembull, atij që ke pranë, apo duke u angazhuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

  22. Është vetë Jezusi që na fton të jetojmë kështu duke treguar shëmbëlltyrën e shërbëtorit besnik që, duke pritur kthimin e padronit, kujdeset për punët e shtëpisë; apo ajo e shërbëtorëve që, gjithnjë në pritje të padronit, i vënë në punë e vjelin frytet e talenteve që u janë besuar.

  23. “Prandaj, rrini zgjuar se nuk e dini as ditën as orën”

  24. Pikërisht ngaqë nuk e dimë as ditën dhe as orën e mbërritjes së tij, mund të përqendrohemi më lehtësisht në të sotmen që na është dhënë, në të përditshmen, në të tashmen që Hyji na ofron për ta jetuar.

  25. Kohë më parë më pushtoi një frymëzim spontan t’i drejtohem Hyjit me këtë lutje. Do të doja ta kujtoja tani.

  26. “Jezus, më bëj të flas gjithmonë si të ishte fjala e fundit që them, Bëj që të veproj gjithmonë si të ishte puna e fundit që bëj. Bëj që të vuaj gjithmonë si të ishte vuajtja e fundit që mund të të ofroj. Bëj që të lutem gjithmonë si të ishte mundësia e fundit, që më është dhënë në tokë, për të biseduar me Ty”.

  27. “Prandaj, rrini zgjuar se nuk e dini as ditën as orën” “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Skrimi i Kjara Lubik, nëntor 2002Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org (nga ku mund të shkarkoni)

More Related